Connect with us

Lajme nga vendi

LSDM: GRUEVSKI MUND TË ARRATISET NË RUSI OSE BJELLORUSI?!

Published

on

Pas ndryshimeve politike në Hungari dhe formimit të një qeverie të re, si dhe paralajmërimeve se tre politikanë – mes tyre edhe ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski – do të duhet të largohen nga vendi, LSDM-ja paralajmëron për rrezikun e një arratisjeje të re të tij, këtë herë drejt Rusisë ose Belorusisë.

Kryeministri i ardhshëm hungarez, Peter Maxhar, ka deklaruar se Hungaria nuk do të jetë më strehë për politikanë në arrati.

Ai theksoi se bëhet fjalë për Nikola Gruevskin, por edhe për politikanët polakë Zbignjev Ziobro dhe Marcin Romanovski.

Nga LSDM-ja thonë se Polonia tashmë ka reaguar duke dërguar kërkesë zyrtare për ekstradim, ndërsa Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, sipas tyre, ende nuk ka paraqitur një kërkesë të tillë për Nikola Gruevskin.

LSDM

Advertisement

“Sipas informacioneve tona, Gruevski nuk do të fitojë azil në Turqi, por po negocion për t’u zhvendosur në Rusi ose Bjellorusi. Pyetja është çfarë çmimi do të paguajë Maqedonia për këtë arratisje. Vlerësojmë s ekziston një rrezik real që Gruevski t’i shpëtojë sërish drejtësisë, për shkak të zvarritjeve institucionale dhe kalkulimeve politike”

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se, nëse Nikola Gruevski paraqitet në Maqedoni, organet e drejtësisë do të veprojnë në përputhje me vendimin e formës së prerë.

Kërkesa e fundit zyrtare për ekstradimin e Nikola Gruevskit është paraqitur në vitin 2019 për të gjitha rastet për të cilat është shpallur fletarrest ndërkombëtar.

Kërkesa është refuzuar nga autoritetet hungareze me arsyetimin se Gruevskit i është dhënë azil dhe, sipas legjislacionit hungarez, ai nuk mund të ekstradohet në shtetin nga i cili është arratisur.

Ish-ministrat e drejtësisë në vitet e kaluara kishin paralajmëruar disa herë se, kur të krijohen kushtet, do të kërkohet sërish ekstradimi i tij.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat