Lajme nga vendi
Lirohen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!
Çmimet e derivateve të naftës do të pësojnë ndryshime nga mesnata, me ulje për benzinën dhe naftën, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të shtrenjtohet lehtë.
Sipas vendimit të Komisioni Rregullator për Energjetikë, benzina dhe nafta do të lirohen për 1,5 denarë për litër. Në të njëjtën kohë, çmimi i vajit ekstra të lehtë rritet për 0,5 denarë për litër.
Ndërkohë, në fuqi mbetet edhe ulja shtesë që ofron OKTA, prej 3 denarësh për naftën dhe 2 denarësh për benzinën.
Pas përfshirjes së të gjitha këtyre ndryshimeve, çmimet e reja të karburanteve janë:
Benzina BS-98 – 80,5 den/l
Benzina BS-95 – 78,5 den/l
Nafta – 91 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 97,0 den/l
Vendimi hyn në fuqi nga mesnata dhe pritet të reflektohet menjëherë në pikat e shitjes së karburanteve në vend.
Lajme nga vendi
Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit
Arben Fetai
Në seancën e mbajtur dje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më emëroi të Dërguar Special për Bashkimin Evropian, me seli në Bruksel.
Ky është një nder i madh, por pa dyshim një përgjegjësi edhe më e madhe. Detyra që më është besuar është të angazhohem për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit tonë, duke forcuar mbështetjen politike në institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së, kontribuar në tejkalimin e sfidave politike e diplomatike, si dhe duke e bërë zërin e Maqedonisë së Veriut më të fuqishëm dhe më të pranishëm në Bruksel e në kryeqytetet evropiane.
Pas një karriere të gjatë në Bruksel dhe me përvojën e fituar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kam dëshmuar përkushtimin tim ndaj perspektivës evropiane të vendit, e marr këtë detyrë me bindjen e plotë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE.
Falënderoj Kryeministrin dhe Qeverinë për besimin. Rruga drejt Brukselit vazhdon. Me vendosmëri, me partneritet dhe me besim të plotë në të ardhmen tonë evropiane.
Lajme nga vendi
LAMM: Në “Bogorodicë” pritje rreth 20 minuta për dalje nga shteti
Në pikën kufitare Bogorodicë, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 20 minuta. Siç informon LAMM, në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.
Lajme nga vendi
LSDM: Mickoski e ka helmuar gjithë vendin, jo vetëm Gostivarin
“Gostivar. Krushevë. Vallandovë. Bulaçan. Plasnicë. Leshkë. Preglovë. Mavrovë. Pas shtatë qyteteve me ujë helmues, pas Lepencit dhe Vardarit, pas Bashino Selos, tani uji nga burimet në Elshani dhe Velestovë në Ohër nuk është i pijshëm. Duket se nuk ka më vend të pastër në Maqedoni”, thonë nga LSDM duke akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski.
Nga partia opozitare më tej thonë se Mickoski flet për “baktere të reja” në Gostivar.
“Klekovski premton se deri në fund të javës uji do të jetë i pijshëm. Secili po tregon historinë e vet. Shënon pikë politike në vend që të mbrojë shëndetin e njerëzve. Turp. VMRO-ja dhe Mickoski kujdesen më shumë për vlerësimet e tyre sesa për shëndetin e qytetarëve të tyre. Do ta helmojnë të gjithë Maqedoninë”.
“Kush e di se sa komuna dhe qytete të tjera janë të ndotura, dhe ne ende nuk e dimë? Ministri i Policisë Toshkovski merret me hiperklorinimin sikur të punonte në një sistem furnizimi me ujë. Mickoski premton një gjë. Klekovski nuk merr përgjegjësi. Një epidemi e verdhëzës është duke u zhvilluar. Ende nuk ka palë përgjegjëse. Askush nuk ka nënshkruar. Askush nuk ka vënë vulë”.
“Askush nuk garanton me emrin dhe mbiemrin e tij. Ata nuk duan të thonë se cili institucion dhe cili person dha leje për të përdorur ujin teknik në Gostivar. Nuk ka analiza. Nuk ka person përgjegjës. Nuk ka emër dhe mbiemër. Vetëm gënjeshtra, mashtrim dhe zhvendosje përgjegjësie. Kjo nuk është më krizë uji. Ky është helmim sistemik i shtetit”, thonë nga LSDM.

