Connect with us

Sport

ATLETIKË: KENIANI KORIR FITON MARATONËN E BOSTONIT

Published

on

Në edicionin e  130 me radhë Maratona e Bostonit fitues doli atleti kenian John Korir i cili ka regjistruar rekord botëror në këtë garë me traditë 130 vjeçare.

 Keniani John Korir  ka fituar Maratonën e Bostonit, garën më të vjetër në botë prej 42 kilometra e 197 metra,  në vitin e saj të 130-të, duke vendosur një kohë rekord prej 2 orë 1 minutë e 52 sekonda.

Në vendin e dytë u rendit atleti nga Tanzania, Feliks Alfons Simbu, kampion bote në Tokio 2025, me kohën 2 orë 2 minuta  e 47 sekonda , kurse vendin e tretë e zuri keniani tjetër Benson Kipruto, gjithashtu fitues në edicionin e vitit 2021, me kohën 2 orë 2 minuta e 50 sekonda.

Maratona e Bostonit u zhvillua sipas traditës së Patriot’s Day, të hënën e tretë të prillit, e cila përkujton fillimin e Luftës Revolucionare Amerikane, duke filluar në Hopkinton dhe duke përfunduar në Sheshin Copley.

Sport

“OSKARËT” E SPORTIT: ALVAREZ DHE SABALENKA FITUES TË ÇMIMIT LAUREUS!

Published

on

Në ceremoninë prestigjioze “Laureus” që u mbajt në Madrid, tenisi konfirmoi dominimin botëror. Tenistët më të mirë në botë, Karlos Alkaraz dhe Arina Sabalenka u shpallën sportistë më të mirë në botë për vitin 2025. Ceremonia “Oskarët” e sportit në Madrid mblodhi emrat më të mëdhenj të sportit dhe u shndërruar në qendër sportive botërore.

 Në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Madrid, për të tretin vit radhazi, u ndanë Çmimet Botërore të Sportit Laureus 2025, që nderon arritjet më të mëdha sportive në nivel global të njohura ndryshe si “Oscarët” e sportit.

 Në qendër të vëmendjes ishte tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, i cili u shpall “Atleti i Vitit”, ndërsa bjellorusja Aryna Sabalenka fitoi çmimin “Sportistja e Vitit” pas një sezoni dominues, ku ruajti vendin e parë në renditjen botërore dhe triumfoi në turne madhor si US Open.

 Mbrëmja u moderua për herë të parë nga dy sportistë të njohur ndërkombëtarisht, Novak Gjokoviq dhe Ajlin Gu, të dy ish-fitues të çmimeve Laureus.

 Në kategoritë e tjera, spikati klubi francez Paris Sent Zhermen, që u shpall “Ekipi i Vitit”.

Advertisement

 Piloti britanik i Formula 1 Lando Norris fitoi çmimin për progresin më të madh, ndërsa golfisti Rory Mekilroj u nderua për rikthimin e vitit.

 Talenti i ri i futbollit Lamine Yamal u shpall “Atleti i Ri i Vitit”, ndërsa çmime të tjera të rëndësishme iu akorduan figurave si Toni Kroos për frymëzim sportiv dhe legjendës Nadia Komaneçi për arritje gjatë jetës.

 Lista e plotë e fituesve konfirmon edhe një herë rolin e Laureus si një nga vlerësimet më prestigjioze në botën e sportit, duke bashkuar emrat më të mëdhenj dhe historitë më frymëzuese të arenës ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

KUPA  E RMV-së: DY SHKËNDIJAT NESËR “ZBARKOJNË” NË TETOVË!

Published

on

Nesër  në Ohër  dhe  Tetovë zhvillohen ndeshjete  para  të  gjysmëfinales së Kupës të Maqedonisë së Veriut. Në ora  12:00  në Ohër takohen  Ohri – Sileksi, ndërsa në ora  14:00  në Tetovë  përballen  Shkëndija  – Shkëndija e  Haraçinës.

 Stadiumi i qytetit në Tetovë nesër me fillim në ora 14:00, është nikoqire  e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut mes  dy Shkëndijave, ajo e Tetovës dhe e Haraçinës. 

 Ekipi i Shkëndijës në pritje të ndeshjes së nesërme sot zhvilloi seancën e  fundit stërvitore në kushtet jo të mira atmosferike, por u pa se atmosfera  është në nivelin e duhur. 

 Për takimin  e nesërm para mediave u prononcua mbrojtësi Aleksandër Trumçi  i cili tha se ndeshja do të jetë interesante si për futbollistët poashtu edhe për publikun.

 ‘’Mendoj  që  sigurisht se është ndeshje vëllazërore, ku përballen dy  Shkëndijat bashkë në një gjysmëfinale të Kupës. Dhe mendoj që do jetë një ndeshje  shumë e luftuar, shumë interesante  si për na ashtu edhe për  publikun . Por Shkëndijën  duhet ta  respektojmë shumë  sepse  është  një kundërshtarë shumë i  fortë  dhe ka  të bëje  shumë mirë  në kategorinë e dytë, ka bërë paraqitje  mjaftë të mira. Dhe ne  duhet  ta  respektojmë maksimalisht  pasi ka lojtarë cilësorë  dhe në  fushë  do të japim maksimumin për  ta  fitua këtë ndeshje  ‘’ deklaroi futbollisti Aleksandër Trumçi

Advertisement

 Për ekipin  e Shkëndijës së Haraçinës kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë paraqet sukses historik por pavarësisht se kuqezinjtë tetovar konsiderohen favorit absolut, trajneri Berat Imeri  për  TV koha tha se ndeshjet e Kupës gjithmonë janë  interesante për arsye se ndodhin edhe befasi.

 Unë mendoj  se  jemi  maksimalisht të përgatitur  për këtë gjysmëfinale të kupës.  Ndeshjet e Kupës  gjithmonë janë  interesante  për arsye  se  ndodhin  edhe befasi. Ne do japim  maksimumin  dhe do jemi shumë të koncentruar  e  dimë se  kundër kujt luajmë  dhe mendoj se  me një qasje serioze  në fund t ë takim  do të dalim  me rezultat pozitiv” deklaroi trajneri Berat Imeri

Ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet gjithashtu zhvillohet nesër  por  me fillim nga ora  12:00 me ekipit të Ohrit dhe Sileksit të Kratovës.

Kujtojmë se nga katër skuadrat gjysmëfinaliste pas  pavarësisë së Maqedonisë, Sileksi  tre herë ka të fituar Kupën, ndërsa  Shkëndija  dy  herë dhe  atë në sezonin 2015/16  dhe  2017/18.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: BASHKIMI DHE ARSIMI MBETEN NË ZONËN E RREZIKUT!

Published

on

Struga Trim Lum me rezultat t; thellë 4-0 mposhti Bashkimin në Kumanovë, ndërsa Rabotniçki shënoi fitore 2-0 kundër Arsimit. Me këto dy ndeshje u kompletua java e  28-të kampionatit në Ligën e Parë futbollit vendor

 Me  dy ndeshjet e zhvilluara dje u kompletua java e  28-të e kampionatit  në ligën e parë, ku skuadrat vendase regjistruan fitore në tre takime po aq sa fituan edhe  ekipet mysafire. Efikasiteti ishte  në nivel meqë u shënuan  afro  4 gola mesatarisht në çdo ndeshje.

 Në stadiumin e Kumanovës  ekipi i Bashkimit pësoi debakël duke humbur nga Struga Trim Lum 0-4. Për skuadrën e Bashkimit ishte kjo disfata e tretë në këtë kampionat  nga ekipi  i Strugës me golaverazh 0-15 nga tre ndeshjet.

 Me  tre  pikët e fituara Struga Trim Lum përforcon pozitën e tretë me 59 pikë. Ndërsa Bashkimi mbetet në pozitë e gjashtë me 37.

 Por ndeshja në Kumanovë pati edhe “pjesën e tretë”!

Advertisement

 Drejtuesit e skuadrës Struga Trim Lum thanë se pas përfundimit të ndeshjes është krijuar  një tollovi ku të përfshirë kanë qenë edhe drejtuesit e  skuadrës vendase për çka futbollistët mysafir për rreth gjysmë kanë qenë të ngujuar brenda dhomave të zhveshjes. Më  pas  ata  janë detyruar të dalin me përcjelljen e  policisëndërsa  është dëmtuar edhe autobusi i ekipit. Këtë incident e konfirmoi edhe drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besar Isaku.

 Rabotniçki shënoi fitore shpresëdhënëse kundër Arsimit  2-0.  Për “romantikët” janë këto tre pikë shpresë që së paku në pesë  xhirot e fundit të sigurojë  balotazhin për mbijetesë, ndërsa  Arsimi mbetet në pozitën e shtatë.

Pas kompletimit të javës së 28-të tabelën e kryeson Vardari me  68 pikë , para  Shkëndijës  që ka  67. Java e 29 vazhdon të enjten me ndeshjen  Arsimi – Shkupi.

SHABAN SINANI  – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat