Connect with us

Lajme nga vendi

Janevska për skandalin në Fakultetin e Filozofisë: Nëse anulohen studimet, atëherë do të shfuqizohen edhe diplomat

Published

on

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot deklaroi se situata është shumë e ndërlikuar me Fakultetin Filozofik dhe se ajo nuk është kompetente të tregojë nëse dikush nga do të mbajë përgjegjësi.

“Për kërë ekzistojnë institucione tjera në vend. Shpesoj se ajo procedurë do të rrjedhë ashtu siç duhet. Do të doja të besojë se ky është një rast i izoluar dhe se nuk është bërë në mënyrë tendencioze, por pikërisht për shkka të kësaj institucionet tjera do ta thonë fjalën dhe si do të vërtetojnë ata ashtu edhe do të jetë”, tha Janevska pas ekspertizës në aktivitetet ndërtimore në SHF Krum Toshev” në fshatin Trubarevë.

Në pyetjen nëse do të shfuqizohen diplomat dhe masteret, ajo tha se ka deklaruar se ende e pret raportin, por nëse shfuqizohet regjistrimi vijon edhe shfuqizimi i diplomave.

Udhëheqësia e Fakultetit Filozofik pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” – Shkup dje në konferencë për shtyp njoftoi se shtatë studentëve në studime master dhe katër në studime universitare në Fakultetin Filozofik pranë USHCM – Shkup, studimet dippmike të të cilëve ishin trevjeçare, u anulohet regjistrimi dhe statusi i studentit, gjegjësisht u ndërpritet studimi. Theksuan se i respektojnë dhe i zbatojnë konkluzionet e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit (ISHA), i cili gjatë kryerjes së konrollit ka konstatuar parregullsi gjatë regjistrimit të këtyre studentëve në studime master dhe doktoraturë dhe e ka marrë vendimin për ndërprerje të studimeve.

Dekani i Fakultetit të Filozofisë, prof. d. Oliver Bakreski, tha se studentët nuk janë pa diplomë, por se nuk po respektohet ligji, i cili përcakton që vetëm me studime akademike, por jo me studime profesionale, ata mund të vazhdojnë studimet në cikle më të larta. Në këtë rast, studimet profesionale trajtoheshin njësoj si ato akademike, gjë që u lejonte studentëve të regjistroheshin në studime të ciklit të dytë dhe të tretë, megjithëse kjo nuk vlen për këtë lloj studimesh sipas ligjit ende në fuqi nga viti 2018.

Advertisement

Studenti i parë i studimeve pasuniversiter me studime trevjeçare diplomike janë regjistruar në vitin 2019. Deri më tani nuk ka doktoruara snjë, ndërsa kanë magjistruar tetë persona në studime universitare njëvjeçare. Nuk ka zgjidhje nga Inspektorati nëse diplomat e tyre do të bëhen valide.

Janevska paraprakisht dje dekleroi se Universiteti “Shën Cirili e Metodi” – Shkup duhet të veprojë pas konkluzioneve të ISHA, i cili gjatë një kontrollit mbikëqyrës ka konstatuar parregullsi gjatë regjistrimit të studentëve në studime master dhe doktoraturë.

Ministrja tha se pritet raporti pas së cilës do të merren vendimi përfndimar lidhur me rastin.

Lajme nga vendi

SHOK TEMPERATURASH NË MAQEDONI: Pas të ftohtit të pazakontë dhe borës, këtë javë deri në 38°C

Published

on

Pas valës së pazakontë të të ftohtit që solli reshje bore në Malin Sharr dhe në Pelister të premten, më 24 korrik, si dhe pas mëngjesit të sotëm jashtëzakonisht të freskët për muajin korrik, Maqedoninë e pret një tjetër ndryshim i fortë i motit.

Meteorologu Sllavço Poposki njofton se nga fillimi i javës vendi do të përfshihet nga një masë shumë më e ngrohtë ajrore që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika.

“Që nga e hëna dhe gjatë ditëve në vijim, temperaturat do të shënojnë rritje të shpejtë. Në pjesën më të madhe të Maqedonisë ato do të kalojnë 30 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në rajonin e Povardarisë dhe në pjesën juglindore të vendit do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius”, thekson Poposki.

Sipas tij, vetëm gjatë ditës së hënë, më 27 korrik, priten dukuri lokale të paqëndrueshme të motit, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Nga e marta, më 28 korrik, moti do të stabilizohet plotësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell, i qëndrueshëm dhe me vranësira të pakta lokale.

Advertisement

Poposki paralajmëron se këto ndryshime të menjëhershme dhe të mëdha të temperaturave mund të kenë ndikim negativ, veçanërisht te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sërish shtrenjtohen karburantet nga mesnata

Published

on

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 4,50 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 5,00 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 2,726 denarë për kilogram.

Nga data 28.7.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,099 (denarë/kilogram)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“TETOVA N`FESTË”: “KREJT E THIRRIN REXHËN” NË ATMOSFERË VERORE!

Published

on

Nën qiellin e hapur të Banjës së Tetovës, qytetarët patën mundësinë të ndjekin shfaqjen e filmit “Krejt e Thirrin Rexhën”, në kuadër të manifestimit Vera Tetovare, Tetova n’Festë.

Një mbrëmje e bukur kinematografike, e mbushur me emocione, humor dhe atmosferë të veçantë, që bëri bashkë qytetarë të të gjitha moshave.

Tv Koha takoi edhe Artistin e ri nga Tetova, Ledion Mulaku, i cili hapat e parë në aktrim i ka bërë që në moshë të hershme, duke qenë pjesë e disa projekteve filmike dhe serialeve të rëndësishme në rajon, duke përfshirë filmat “Dashuria s’mjafton” dhe “Shkëmbimi”, serialin ndërkombëtar Sunrise, si dhe projektin e fundit “Krejt e thirrin Rexhen”, ku ai interpreton një nga rolet protagoniste dhe është vlerësuar me çmimin Best Young Actor.

Suksesi i tij është një shembull frymëzues për të rinjtë e Tetovës dhe një dëshmi e potencialit të madh që ka rinia jonë.

Vera tetovare riktheu në Tetovë filmin “Krejt e Thirrin Rexhën” me një mbrëmje të veçantë kushtuar artit dhe kinematografisë shqiptare.

Advertisement

Ambienti I hapur në Banjë të Tetovës u bë arenë e gërshetimit të brezave dhe interesimit të jashtëzakonshëm të publikut tetovar.

U shijua së bashku një film I jashtëzakonshëm në një atmosferë të bukur verore, ku sipas organizatorëve, “Tetova N`Festë” vazhdon të sjellë kulturë, art dhe argëtim në çdo cep të qytetit.

/Tv Koha/ 

Continue Reading

Më të lexuarat