Connect with us

Lajme nga vendi

Mickovski nga Vjena: Kthehuni në shtëpi dhe investoni në vend

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski, ndodhet në vizitë zyrtare politike dhe ekonomike në Austri, ku zhvilloi takim me përfaqësues të diasporës nga Maqedonia. Mickoski, siç bëri të ditur në profilin e tij në Facebook, gjatë takimeve i ka ftuar ata të mendojnë për kthimin, për investimin dhe për përfshirjen aktive në zhvillimin e shtetit, duke theksuar se Qeveria po punon me përkushtim për të krijuar një klimë të qëndrueshme dhe të parashikueshme biznesi, e cila do të inkurajojë hapa të tillë.

Sipas axhendës, Mickoski do të zhvillojë takim me kancelarin austriak Kristijan Shtoker, dhe së bashku do të jenë pjesë e një forumi biznesi me përfaqësues të odave ekonomike të të dy vendeve. Së bashku me Mickoskin në këtë vizitë janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, si dhe ministri i Mjedisit Muamet Hoxha.

“Të dërgoj një mesazh se për ne diaspora është shumë e rëndësishme, pra është një hallkë e pandashme e identitetit tonë. Ne jemi një shtet multietnik dhe pikërisht si i tillë, çdo mesazh që dërgohet jashtë Maqedonisë është mesazh që do të thotë se ne si shtet dhe si atdheu juaj ju ftojmë të ktheheni në shtëpi, të investoni në vend, sepse ju jeni praktikisht vlera e shtuar e shoqërisë sonë”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat