Connect with us

Lajme nga vendi

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i shquar shqiptar Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit që të varroset në ceremoni private, pa pritje e organizime institucionale

Published

on

Ka ndërruar jetë akademiku dhe studiuesi i njohur Rexhep Qosja, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, kulturës dhe mendimit kritik shqiptar. Sipas njoftimit të familjes, varrimi është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes, në një ceremoni private. Me dëshirën e të ndjerit, nuk është organizuar asnjë ceremoni pritjeje, ndërsa familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

Familja ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë periudhë zie dhe të mundësohet një lamtumirë e qetë dhe e dinjitetshme. Rexhep Qosja ishte një nga emrat më të shquar të albanologjisë, i njohur për kontributin e tij të gjerë në letërsi, kritikë letrare dhe studime historike, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme intelektuale.

https://www.facebook.com/share/p/1GsLLMzzA3/

“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, ka shkruar Valjet Rexhepi, nipi i akademikut tashmë të ndjerë.

Rexhep Qosja lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Gucisë, ndërsa njihet si shkrimtar me një penë të vyer, kritik letrar dhe historian.Si shkrimtar, ai njihet kryesisht për romanin e tij të vitit 1974 “Vdekja më vjen nga sy të tillë”, i përkthyer në shumë gjuhë, Një Dashuri dhe Shtatë Mëkate (2003), Nata është dita jonë (2007) Bijtë e askujt (2010), Sekretet e Zbuluara (2020) e shumë të tjerë.

Advertisement

Ai ishte Doktori i parë i Shkencave Filologjike në Kosovë, autor i antologjive dhe monografive të ndryshme shkencore, duke përfshirë një histori trevëllimëshe të letërsisë shqipe në periudhën Romantike.

Qosja ka shkruar libra që përshkruajnë historinë e popullit shqiptar në Ballkan dhe ka spikatur si figurë në bisedimet e paqes për t’i dhënë fund Luftës së Kosovës të vitit 1999.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat