Lajme nga vendi
Arrestohet 26-vjeçari nga Reçica e Vogël, policia i gjen marihuanë në banesë
Nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një person me inicialet S.S. (26) nga fshati Reçicë e Vogël, Tetovë. Gjatë një kontrolli në një banesë në Tetovë, ku ai qëndronte, i realizuar me urdhër gjykate, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Personi është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Lajme nga vendi
MPB me ekipe speciale dhe kamera trupore për luftimin e dhunës në familje
Ministria e Punëve të Brendshme po ndërton një sistem të ri me teknologji moderne për luftimin e dhunës në familje, sipas modelit amerikan, ka bërë të ditur ministri Pançe Toshkovski.
Sipas tij, në kuadër të këtij koncepti do të krijohen ekipe intervenuese të përbëra nga zyrtarë policorë të specializuar, të trajnuar posaçërisht për reagim në rastet e dhunës në familje. Këto ekipe do të pajisen me kamera trupore, të lidhura me një sistem inteligjent, me qëllim rritjen e efikasitetit në intervenim dhe mbrojtjen e viktimave.
Toshkovski theksoi se sistemi i ri synon të përmirësojë reagimin institucional, të mundësojë dokumentim më të saktë të rasteve dhe të forcojë parandalimin e dhunës në familje, përmes përdorimit të teknologjisë moderne dhe praktikave të avancuara ndërkombëtare.
Ky model, sipas autoriteteve, pritet të sjellë një qasje më profesionale dhe më të shpejtë në trajtimin e rasteve të ndjeshme, duke rritur sigurinë e qytetarëve dhe besimin ndaj institucioneve.
Lajme nga vendi
BURAK HYDA: GABIMIN PËR INCIDENTIN TANI PO E PAGUAJMË SHTRENJTË!
Komisioni i disiplinës në kuadër të FFM-së pas incidentit në ndeshjen e xhiros së 28-të mes Bashkimit dhe Struga Trim Lum, ka pezulluar terrenin në Kumanovë. Ndeshjen e radhës kundër Vardarit ekipi Bashkimi do ta zhvillon në stadiumin e Gostivarit
Incidenti që ndodhi në ndeshjen e javës së 28-të në Kumanovë mes Bashkimit dhe Struga Trim Lum, për skuadrën vendase ndodhi që të jetë fatale, pasi organet e FFM-së, kanë pezulluar stadiumin e Bashkimit për katër ndeshje si vendas.
Kjo do të thotë se Bashkimi dy ndeshjet si vendas deri në fund të këtij kampionati dhe dy të tjera në kampionatin e ardhshëm duhet t`i zhvillojë jashtë Kumanovës.
Pikërisht në javën e 30-të Bashkimi, është nikoqire e Vardarit.
Kryetari i Bashkimit, Burak Hyda, në një prononcim për Tv Koha, lidhur me ndeshjet që do t`i zhvillojnë si nikoqir jashtë Kumanovës, thotë se preferojnë Gostivarin.
“Ndeshjen me Vardarin dhe ndeshjet që do t`i kemi pas dënimit që morëm, katër ndeshje jashtë fushës, 90% do t`i luajmë në Gostivar. Sipas gjitha gjasave, vendimi u mor pak si shpejt, por s’kemi çka të bëjmë. Ne ishim mllefosur me rezultatin, ishim nervoz, kishim pak muhabet mes kryesisë së dy palëve. Po s’kemi çka të bëjmë, tani po e paguajmë shtrenjtë’’ deklaroi Burak Hyda
Duke u ndalur për raportet mes KF Bashkimi dhe organeve të FFM-së Burak Hyda thotë se ato janë të mira, duke pranuar dënimin e shqiptuar nga FFM-ja për incidentin në Kumanovë.
‘’Me organet e Federatës i kemi punët mirë, por s’kemi çfarë të bëjmë se ishte faji te na. A duheshe me e bë këtë gjest, nuk u deshtë me bë se e kishim një ndeshje me Vardarin, që vendos për neve me mbet në ligë që ti iknim balotazhit‘’ tha Hyda.
Klubi i futbollit Bashkimi pas javës së 29-të pozicionohet në vendin e gjashtë me 40 pikë dhe pothuajse e ka të sigurt mbijetesën, por katër sfidat e fundit kundër Vardarit, Arsimit, Makedonija Gj.P dhe Pelisterit i luan jashtë Kumanovës.
Lajme nga vendi
KRD u merr licencat katër menaxherëve të ndërtimit në Maqedoni
Komisioni Rregullator për Banim (KRB) u ka marrë licencat katër personave juridikë – menaxherë të ndërtesave të banimit, pasi kreu një inspektim të jashtëzakonshëm periodik për t’u siguruar që ata përmbushnin kërkesat ligjore në bazë të të cilave u lëshuan lejet.
KRB informon se inspektimi kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave mbi zbatimin e Nenit 42 të ndryshimeve në Ligjin për Banim (“Gazeta Zyrtare” Nr. 160/2025), i cili parashikonte një detyrim për menaxherët për të harmonizuar operacionet e tyre brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore.
Inspektimi përfshiu menaxherë me seli në disa qytete, duke përfshirë Shkupin, Ohrin, Prilepin, Tetovën, Gostivarin, Strumicën, Shtipin, Manastirin, Kërçovën, Velesin, Kumanovën, Koçanin dhe Kavadarin. U përcaktua se 62 subjekte juridike i kishin përmbushur dispozitat ligjore aktivitetet e tyre.
Katër menaxherë – tre nga Shkupi dhe një nga Strumica – u gjetën me parregullsi, nuk arritën të jepnin të dhëna ose nuk arritën të përmbushnin detyrimet ligjore.
Kryetari i KRB-së, Nikolla Zaturoski, theksoi se njëri prej tyre nuk kishte qenë aktiv për më shumë se gjashtë muaj, që praktikisht do të thotë se ai kishte hequr dorë nga menaxhimi. Dy nga menaxherët, pasi u ishin revokuar licencat, i përmbushën detyrimet e tyre sipas Ligjit për Banim, duke përfshirë kthimin e fondeve nga fondi rezervë dhe përgatitjen e raporteve përfundimtare financiare.
-
Lajme nga bota1 month ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni1 month agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport1 month agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

