Lajme nga vendi
SPB : Kronika e zezë për ditën e djeshme 28 Prill Tetovë dhe Gostivar
Dje, në ora 23:30 në rrugën rajonale Tetovë – fsh. Pirok, në fshatin Pallçisht i Poshtëm, punonjës policie nga Departamenti i Policisë së Kamjanit, kanë privuar nga liria një 18-vjeçar nga fshati Pallçisht i Poshtëm i Tetovës. Gjatë kontrollit të trafikut është ndaluar automjeti i pasagjerëve “Porsche” me targa të Shqipërisë, e drejtuar nga një 20-vjeçar nga Kosova, me ç`rast tek ai është gjetur lëndë ngjyrë kafe. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.
…….Dje, në ora 20:10, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 26-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Tetovë, ku ai qëndronte, e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Dje, në ora 09:15 në rrugën e “Ohrit” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria një 22-vjeçar nga Tetova. Paraprakisht, ai me automjetin “BMV”, të cilin e drejtonte, ka marrë pjesë në një aksident komunikacioni me automjetin e pasagjerëve “Toyota” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 44-vjeçar nga Tetova dhe një automjet të parkuar “Audi” me targa të Tetovës, ndërsa pas marrjes së masave dhe kryerjes së kontrolleve, është konstatuar se ai e drejtonte automjetin “BMV” pa poseduar patentë shofer. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Dje, në ora 08:55 në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, automjeti I pasagjerëve “Volksvagen Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 54-vjeçar nga Tetova, ka goditur një këmbësor 29-vjeçar nga Tetova. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të prokurorit publik, kqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi I SPB Tetovë.
……Dje, në ora 09:20 në Gostivar, inspektorët policorë nga DPB Gostivar, në prani të punonjësit social, kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se ai kishte ngacmuar seksualisht dhe kishte kryer veprime seksuale ndaj motrës së tij të mitur. Në një bisedë zyrtare në prani të përfaqësuesve të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale Gostivar, e mitura ka sqaruar se ngacmimi kishte filluar rreth një vit më parë përmes mesazheve me përmbajtje të pahijshme, ndërsa më vonë kishte vazhduar me prekje fizike dhe tentativa për detyrim në marrëdhënie seksuale. Sipas dëshmisë, para tre muajsh, i mituri duke përdorur forcë fizike kishte kryer veprim seksual mbi të. E mitura i është dorëzuar në kujdes Qendrës për Punë Sociale Gostivar për mbrojtje dhe veprim të mëtejshëm. Në koordinim me prokurorin publik janë ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, i mituri është dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake i cili i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pas së cilës është dërguar në Institucionin Penal-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.
…..Dje, në ora 16:20 në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 33-vjeçar nga Tetova, i cili është denoncuar nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare se pas një zënke në shtëpinë e tyre familjare, i njëjti e ka sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
…..Dje, në ora 15:30 në SPB Tetovë, një 55-vjeçar nga fshati Shipkovicë e Tetovës, ka denoncuar se më 27 Prill rreth orës 22:00 në rr.”Kiro Ristovski Drnc” është sulmuar fizikisht nga një person gjatë kryerjes së detyrave të punës në Ndërmarrjen Publike Komunale Tetovë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….Dje, në ora 16:10 në DPB Gostivar, një 42-vjeçar ka denoncuar se pas një debati verbal në një klasë në një shkollë fillore të Gostivarit, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një nxënës tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
……Dje, në ora 16:10 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Shipkovicë-Bozovcë të Tetovës, një 20-vjeçar nga Tetova, duke drejtuar një katërçikletë me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i mjetit, ndërsa lëndime trupore pasagjeri i tij 18-vjeçar nga fshati Larcë e Tetovës, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Tetovë. Kqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.
……Dje, në ora 21:00 në DPB Gostivar, një 17- vjeçar, në prani të prindit, ka denoncuar se rreth orës 13:00 në afërsi të spitalit të qytetit është ndjekur nga dy persona, ku njëri prej tyre e ka kërcënuar me thikë, pas së cilës ai ka arritur të ikë. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

