Sport
LIGA E DYTË: TRE EKIPET E PARA RRUGËTOJNË SIPAS PLANIT
Dy fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe pesë fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 19 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 27-të në Ligën e dytë të futbollit vendor,
Tre skuadra pretendente për kreun e tabelës Bregallnica, Skopje dhe Shkëndija e Haraçinës kanë regjistruar fitore sipas planit , ndërsa Ohri pësoi humbje.
Në derbin e kësaj jave në Autokomandë, Skopje mundi 1-0 Ohrit, po me të njëjtin rezultat, Bregallnica në Strumicë, mundi Bellasicën.
Shkëndija e Haraçinës ka regjistruar fitore me shifrat 8-2 kundër Vardarit të Negotinës dhe vazhdon të mbajë hapin arritjes së objektivit për një nga tre vendet e para që siguron kualifikim në elitë gjegjësisht balotazhin për kualifikim në ligën e pare.
Në xhiron e 28-të Shkëndija është mysafire e Bregallnicës në Shtip.
Pas ndeshjeve të javës 27-të, tabelën e kryeson Bregallnica me 64 pikë para Shkëndijës së Haraçinës dhe Skopje që kanë nga 62 pikë, ndërsa Ohri në pozitën e katërt me 59 pikë
Sport
JOSHUA NUK LEJOI BEFASI MUNDI PRENGËN NË RAUNDIN E DYTË
Boksieri shqiptar Kristjan Prenga është mposhtur nga Anthony Joshua në duelin e shumëpritur.
Prenga e nisi sfidën me ritëm të lartë, duke shfaqur vendosmëri dhe agresivitet në raundin e parë, ku arriti të vendosë në vështirësi kundërshtarin duke e rrëzuar dy herë për tokë dhe të lërë përshtypje pozitive me paraqitjen e tij.
Megjithatë, rrjedha e ndeshjes ndryshoi në raundin e dytë, kur Joshua mori kontrollin e plotë të duelit. Boksieri britanik shfrytëzoi përvojën dhe cilësitë e tij, duke dominuar momentet vendimtare dhe siguruar fitoren.
Me këtë sukses, Joshua vazhdon përgatitjet për përballjen e shumëpritur ndaj Tyson Fury, ndërsa Kristjan Prenga, pavarësisht paraqitjes së mirë në fillim të sfidës dhe shpirtit të garës që tregoi, nuk arriti të shmangë humbjen në këtë duel.
Sipas raportimeve, në këtë ndeshje boksi, Joshua përfitoi rreth 4.6 milionë euro, ndërsa Kristian Prenga arkëtoi afërsisht 1.1 milionë euro, duke u shënuar si pagesa më e madhe e karrierës së tij.
Anthony Joshua tha se fitorja e tij me nokaut ndaj Kristian Prengës nuk ishte vetëm rezultat i fuqisë së grushteve.
“Është më shumë sesa fuqia e goditjes. Ishte shpirti, ishte Latz, ishte Sina. Ishin familjet e tyre.” tha Joshua.
Sport
KNAUF BAJRO FITUESI I TURNEUT “MËRGIMATRËT“ NË MILETINË
Në organizim të rinisë së fshatit Miletinë nga data 20 deri më 25 korrik u mbajt turneu tradicional i futbollit të vogël “Mërgimtarët 2026”. Gjatë pesë netëve sa zgjati turneu, ky event ishte një festë e vërtet për banorët e këtij vendbanim përfshirë këtu edhe mërgimtarët. Tetë ekipet pjesëmarrëse kryesisht nga Miletina për pesë netë me radhë dhuruan spektakël dhe emocione të pa përshkruara dhe kjo u vërejt edhe me praninë e madhe në natën finale kur edhe u shpallë më të mirët. Fituesi i këtij edicioni doli ekipi “Knauf Bajro”, të cilët në finale mundën ekipin “Auto Laker Meti” pas ekzekutimit të penaltive. Nasir Ajrullai në cilësinë e organizatorit u shpreh tepër i kënaqur me rrjedhën e turneut duke falënderuar të gjithë ata që e përkrahën.
“Kështu që na do të vazhdojmë çdo vit që ti ofrojmë fshatit një atmosferë që rina e fshatit dhe mërgimtarët të jenë sa më afër me rininë. Një falënderim të veçantë edhe njëherë posaçërishitë për mërgimtarët. Mërgimtarët janë ata që na nbështesën dhe normal rina e fshatit gjithsesi edhe për sponsorët tanë” deklaroi organizatori Nasir Ajrullai
Kapiteni i ekipit fitues “Knauf Bajro” Qemal Rasimi i emocionuar me atmosferën e krijuar gjatë pesë ditëve, fitoren ua dedikojë mërgimtarëve dhe gjithë fshatit.
I kënaqur me atmosferën e krijuar në natën finale u shprehë edhe lojtari i ‘Swiss Garden’ Naser Zenuni
Organizatori për fituesin ‘Knauf Bajrami’ ndau Kupë, mirënjohje dhe 400 Euro, për ekipin e dytë ’Auto Laker Meti” kupë mirënjohje dhe 200 Euro dhe për vendin e tret ekipit ‘Swiss Garden’ ndau kupë mirënjohje dhe 100 Euro. Lojtari më I mire I turneut u shpall Valmir Abduramani, golashënuesi më im mire Zemri Jashari dhe portier më I mire Lirim Ajrullai. Mirënjohje u ndanë edhe për arbritrat.Shaban Sinani – TV KOha
Sport
LIGA E PARË: EKIPET VENDASE NISËN SEZONIN E RI ME FITORE TË SIGURTA
Pesë ndeshjet e xhiros së pare të sezonit të ri në Ligën e pare të futbollit vendor prodhuan pesë fitore të vendasve me 20 gola të shënuar prej të cilëve 19-të ekipet vendase dhe vetëm 1 gol për ekipet mysafire, një autogol dhe dy penalti një realizuar nga Bunjamin Shabani i Struga Trim Lum dhe një i humbur nga Besart Ibraimi i Shkëndijës.
Kuqezinjtë e nisin me fitore bindëse sezonin e ri në Ligën e parë, duke mposhtur Skopjen 3-0 me golat që i realizuan Ndzengue, Tamba dhe Rafa. Shkëndija dominoi lojën gjatë 90 minutave krijoi shumë raste por realizuan vetëm tre prej tyre. Besatrt Ibraimi në minutën e fundit të lojës nuk e realizoi 11 metërshin. Pas ndeshjes trajneri Pollozhani tha se është i kënaqur me rezultatin por jo edhe me lojën.
“Duke u bazuar te ndeshja, unë jam i kënaqur vetëm me rezultatin, sepse rezultati ishte fitorja jonë, por që unë mendoj që ne duhet të kemi qasje tjetër. Për vetë faktin që ne duhet të rrisim nivelin e vrapimit, duhet të rrisim nivelin me ritmin, sepse do na duhet pastaj edhe në kompeticionin tjetër, aty ku edhe jemi, në Kupat e Evropës. Nuk jam i kënaqur, pavarësisht kësaj që fituam me 3:0, por që qasja duhet të jetë akoma më në nivel të lartë, sepse në momentin që ne nuk kemi ritëm, në momentin që ne futemi te ritmi i kundërshtarit, ajo do na bëjë dëm dhe vlerësoj se kjo është e patjetërsueshme. Nuk ka shanse që ne të futemi te ritmi i kundërshtarit. Pra, kjo është ajo që ne do kërkojmë ose ne do tentojmë që ta arrijmë tek ajo pjesa jonë. Duke i pasur vështirësitë e ndeshjes së parë, duke i pasur vështirësitë e asaj që nuk kishim shumë kohë për ta analizuar kundërshtarin, sepse vjen nga një kategori më poshtë edhe nuk është se kishte miqësore që ti të dalësh me një konkluzion që si luan kundërshtari, dhe kjo sjell vështirësitë e veta. Por ajo që është me rëndësi është trepikëshi, por jo në këtë mënyrë” deklaroi trajneri Artim Pollozhani
Po dje fitore të thellë me rezultat 6 me 0 ka regjistruar edhe Sileksi në përballjen me Bashkimin e Kumanovës. Kjo fiasko e kumanovarëve ndoshta edhe është pritur pasi ekipi me përgatitje ka filluar vetëm disa ditë para fillimit të sezonit të ri.
Struga Trim Lum sezonin e ri e nisi me fitore të sigurt, pasi mposhti debutuesin në elitën e futbollit vendor Shkëndijën e Haraçinës 3-0. Në këtë ndeshje futbollisti Bunjamin Shabani luajti ndeshjen e 200 për ekipin Struga Trim Lum. Me këtë rast klubi e nderoi me një fanellë speciale me numrin 200.
Kampioni në fuqi ekipi i Vardarit shënoi fitore 2-0 kundër Bregallnicës.
Në ndeshjen hapëse të premten Tikveshi mundi Arsimin 5 me 1. Java e dytë e sezonit vjeshtor luhet më 8 dhe 9 gusht.

