Sport
KF KAMJANI MË 10 MAJ FESTON SUKSESIN HISTORIK
KF Kamjani pasi që siguruar pozitën e parë dy xhiro para përfundimit të kampionatit në ligën e tretë Perëndim, më 10 Maj në ndeshjen e parafundit kundër Skënderbeut organizon festë madhështore për të shënuar këtë sukses historik.
Dy xhiro para përfundimit të kampionatit në Ligën e tretë Perëndim, klubi I futbollit Kamjani ka siguruar pozitën e parë dhe balotazhin për kualifikim në Ligën e dytë, që është synim i këtij klubi të themeluar para 48 viteve.
Drejtuesit e KF Kamjanit, për të shënuar suksesin historik për datën 10 Maj, kanë paralajmëruar një festë madhështore para , gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së javës së 21-të kundër Skënderbeut.
Ne për radhën tjetër, lojën që e kemi me Skënderbeun ditën e diel, me 10 maj, me fillim në ora 16 kemi një program të veçantë, nuk dua t’i tregoj tani të gjitha detajet, por i thirri të gjithë dashamirët dhe tifozët e sportit e futbollit, të krejt Pollogut, Tetovë e Gostivar, të vinë të na përmbajnë dhe të festojnë bashkë me ne” deklaroi Jonuz Aiti
Festës do ti paraprijë edhe dorëzimi i Kupës për titullin kampion si dhe medaljet për gjithë ekipin, prandaj përfaqësuesi i klubit apelon për pjesëmarrje sa më të madhe të publikut.
“Po sigurisht do të vinë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, sepse me këtë rast ne duhet t’i marrim medaljet dhe peharin për vendin e parë, nga Komuna, nga të gjitha klubet e ligës tonë, dhe të gjithë subjektet sportive. Duam ta bëjmë një festë të bukur dhe të mirë, se për këtë festë kemi pritur 48 vite” tha Jonuz Alit
Për këtë sukses, meritor padyshin se janë të gjithë ata të cilët në mënyra të ndryshme kanë përkrahur klubin, por nga KF Kamjani thonë se nuk do të ndalen vetëm këtu, por do të synojnë edhe suksese tjera.
“Ashtu i kemi gjasat dhe kemi një ide të mirë, kemi edhe sponsorët, me këtë rast dua të falënderoj të gjithë sponsorët sepse këtë vit me të vërtetë kemi pasur shumë mbështetje nga sponsorët, sidomos të fshatit tonë, edhe jashtë, edhe banorët e fshatit na kanë ndihmuar shumë” tha Jonuz Aliti
Sport
LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe të dielën me katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.
Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e javës së 10-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.
Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi, AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.
Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes KF Kamjani dhe KF Teteksi.
Aktualisht dy skuadrat gjenden në mesin e tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.
Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.
Lajme nga vendi
KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK
Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.
Nga data 6 deri 8-të nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të 26-të me radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë si dhe nikoqirit Turqisë.
Drejtori sportiv i reprezentacionit në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind Huseini për TV koha tha se pas sukseseve në kampionatin botërorë, pret suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet me 75 garues.
Ndër aktivitetet e rëndësishme që do të mbahet gjatë këtij viti gjithsesi se është edhe Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar 28 Nëntorit.
‘’Turneu mbarëkombëtarë për ditën e Flamurit 28 Nëntorit, do të zhvillohet përsëri në Tiranë me datën 28 dhe 29 nëntor, ku edhe ku edhe vendet pjesëmarrëse në fakt klubet shqiptare do të marrin pjesë nga i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva normal edhe klubet nga Maqedonia ‘’ tha Arlind Huseini
Nga këto aktivitete të reprezentacionit të karatesë krahas pjesëmarrjes dhe padyshim edhe sukseseve, pritet edhe mbajtja në kontinuitet e formës së garuesve për garat e ardhshme ndërkombëtare që do të mbahen edhe në vitin 2027.
Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

