Connect with us

Sport

KUPA E RMV-së: NESËR MËSOHEN EKIPET FINALISTE

Published

on

Ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut mes  Shkëndijës  së Haraçinës- Shkëndija  Tetovë  dhe  Sileksi – Ohri do të zhvillohen nesër me fillim në ora 16:00,.

Në  stadiumin e Bashkimit në Kumanovë do të luhet ndeshja ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës. 

 Kujtojmë  se ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në stadiumin e qytetit në Tetovë përfundoi me fitoren e kuqezinjve tetovar  3-2.

 Ky  rezultat  premton  se edhe në ndeshjen kthyese tifozët e  dy  klubeve  mund  të shohin  spektakël  të vërtetë.

 Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të luhet në Kratovë, ku Sileksi do të përballet me Ohrin. Këto dy ekipe në ndeshjen e parë  luajtën me  barazim  1-1 .

Advertisement

 Pra  shtrohet  pyetja  a mund  të ndodhë befasi  dhe  në  finale  të  kualifikohen  dy  skuadra  të Ligës së  dytë.

 Dy ndeshjet  gjysmëfinale  të Kupës  në Kumanovë dhe  Kratovë  fillojnë në ora  16:00.

  SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

ROBERTO MANCINI SERISH MERË DREJTIMIN E ITALISË

Published

on

Drejtuesit e Federatës së futbollit në Itali kanë  emëruar Roberto Mançinin për trajner të  ri të kombëtares

 Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares italiane. Konfirmimi erdhi përmes kanaleve të rrjeteve sociale të Federatës Italiane të Futbollit, pasi Giovanni Malagò e kishte bërë tashmë të ditur lajmin në një konferencë për shtyp.

Në stafin e tij mund të përfshihen Leonardo Bonucci, Antonio Gagliardi dhe Massimo Maccarone, ndërsa Marco Roccati do të shërbejë si trajner i portierëve.

Mancini do të prezantohet të mërkurën, më 29 korrik, në orën 18:00, së bashku me Claudio Ranierin, i cili do të marrë rolin e drejtorit teknik të kombëtares italiane.

Periudha e “Mancios” në krye të Italisë ishte një sagë epike që nisi si përralla më e bukur dhe përfundoi me hidhërim e një lamtumirë që ende dhemb. Ishte një histori e karakterizuar nga kulme të jashtëzakonshme – viti i paharrueshëm 2021, nata në “Wembley” kundër Anglisë, trofeu i ngritur drejt qiellit dhe një stil loje magjepsës që bëri që një komb i tërë të dashurohej sërish me skuadrën.

Advertisement
Gjatë këtij rrugëtimi u vendos edhe një rekord që do të hynte në histori: 37 ndeshje radhazi pa humbje – një shifër që u tejkalua vetëm së fundmi nga kombëtarja spanjolle, kampione e botës.
Continue Reading

Sport

JOSHUA NUK LEJOI BEFASI MUNDI PRENGËN NË RAUNDIN E DYTË 

Published

on

Kristian Prenga ishte vetëm pak minuta larg një prej surprizave më të mëdha në historinë e boksit, por përvoja dhe klasi i Anthony Joshua-s bënë diferencën. Joshua fitoi me nokaut teknik në raundin e  dytë.

Boksieri shqiptar Kristjan Prenga është mposhtur nga Anthony Joshua në duelin e shumëpritur.

Prenga e nisi sfidën me ritëm të lartë, duke shfaqur vendosmëri dhe agresivitet në raundin e parë, ku arriti të vendosë në vështirësi kundërshtarin duke e rrëzuar dy herë për tokë dhe të lërë përshtypje pozitive me paraqitjen e tij.

Megjithatë, rrjedha e ndeshjes ndryshoi në raundin e dytë, kur Joshua mori kontrollin e plotë të duelit. Boksieri britanik shfrytëzoi përvojën dhe cilësitë e tij, duke dominuar momentet vendimtare dhe siguruar fitoren.

Me këtë sukses, Joshua vazhdon përgatitjet për përballjen e shumëpritur ndaj Tyson Fury, ndërsa Kristjan Prenga, pavarësisht paraqitjes së mirë në fillim të sfidës dhe shpirtit të garës që tregoi, nuk arriti të shmangë humbjen në këtë duel.

Sipas raportimeve, në këtë ndeshje boksi, Joshua përfitoi rreth 4.6 milionë euro, ndërsa Kristian Prenga arkëtoi afërsisht 1.1 milionë euro, duke u shënuar si pagesa më e madhe e karrierës së tij.

Advertisement

Anthony Joshua tha se fitorja e tij me nokaut ndaj Kristian Prengës nuk ishte vetëm rezultat i fuqisë së grushteve.

 “Është më shumë sesa fuqia e goditjes. Ishte shpirti, ishte Latz, ishte Sina. Ishin familjet e tyre.” tha Joshua.

Continue Reading

Sport

KNAUF BAJRO  FITUESI I TURNEUT “MËRGIMATRËT“ NË MILETINË

Published

on

“Knauf Bajro” është ekipi fitues  i turneut tradicional  “Mërgimtarët 2026”  që u mbajt  nga 20 deri më 25 korrik në Miletinë për nderë të bashkatdhetarëve .

Në  organizim  të  rinisë së fshatit  Miletinë  nga data  20  deri më 25  korrik  u mbajt  turneu tradicional i futbollit të vogël  “Mërgimtarët 2026”.  Gjatë  pesë netëve sa  zgjati turneu, ky event ishte një festë e vërtet për banorët e këtij vendbanim përfshirë këtu edhe mërgimtarët.  Tetë ekipet pjesëmarrëse kryesisht nga  Miletina për pesë netë me  radhë dhuruan  spektakël  dhe  emocione  të pa përshkruara  dhe kjo u vërejt edhe me praninë e madhe  në natën finale  kur edhe u shpallë më të mirët. Fituesi i këtij  edicioni doli ekipi “Knauf Bajro”, të cilët në finale mundën ekipin  “Auto Laker Meti” pas ekzekutimit të penaltive. Nasir Ajrullai në cilësinë e organizatorit u shpreh tepër i kënaqur me rrjedhën e turneut  duke falënderuar të gjithë ata  që e përkrahën.

 “Kështu  që na  do të vazhdojmë  çdo  vit  që ti ofrojmë  fshatit një atmosferë që  rina  e fshatit  dhe mërgimtarët  të  jenë sa më afër me  rininë.  Një falënderim  të veçantë edhe njëherë posaçërishitë për mërgimtarët. Mërgimtarët  janë ata që  na nbështesën dhe normal  rina e fshatit gjithsesi edhe për sponsorët tanë”  deklaroi  organizatori Nasir Ajrullai

Kapiteni i ekipit fitues “Knauf  Bajro” Qemal Rasimi i emocionuar me atmosferën e krijuar gjatë pesë ditëve, fitoren  ua dedikojë  mërgimtarëve  dhe  gjithë fshatit.

“Ua  dedikojmë mërgimtarëve, fshatit , është një organizim ku mblidhemi  që është ndë organizimet më të mira  që takohemi me mërgimtarët me  krejt . Këta  na  grumbullojnë nebve   se nëse  nuk janë ato ne nuk  shihemi”tha Qemal Rasimi

I kënaqur me  atmosferën e krijuar  në natën  finale  u shprehë edhe lojtari i ‘Swiss Garden’ Naser Zenuni

 “Aritëm  në  këtë turne  që organizohet  për nder të mërgimtarëve që ta  fitojmë vendin e tretë. Jam shumë krenar  për gjithë shokët  dhe  miqtë.  Gjithashtu  I falënderojmë gjithë mërgimtarët që ishin një numër  shumë të madh” tha Naser Zenuni
 

Organizatori  për  fituesin ‘Knauf Bajrami’  ndau Kupë, mirënjohje dhe  400 Euro, për ekipin e dytë ’Auto Laker Meti” kupë mirënjohje  dhe 200 Euro dhe  për vendin e tret ekipit ‘Swiss Garden’ ndau kupë mirënjohje  dhe 100 Euro. Lojtari më I mire I turneut u shpall Valmir Abduramani, golashënuesi më im mire Zemri Jashari dhe portier më I mire Lirim Ajrullai. Mirënjohje  u ndanë edhe për arbritrat.Shaban Sinani – TV KOha 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat