Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: “Muaji i Evropës” sjell qasje të re, integrimi evropian më afër qytetarëve dhe përfitimeve konkrete

Published

on

VLEN përshëndet nisjen e fushatës “Maj – Muaji i Evropës”, një iniciativë që synon ta afrojë procesin e integrimit evropian më pranë qytetarëve dhe ta bëjë atë të prekshëm në jetën e përditshme.
Me këtë rast zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali në takim me ambasadorë, partnerë ndërkombëtarë dhe miq të vendit, theksoi se fokusi është zhvendosur drejt përfitimeve konkrete që sjell Bashkimi Evropian, si më shumë mundësi për të rinjtë, zhvillim të infrastrukturës dhe mbështetje për ekonominë lokale.
VLEN vlerëson se orientimi drejt rezultateve të prekshme përfaqëson një qasje të re dhe të domosdoshme në rrugën evropiane të vendit. Gjatë këtij muaji, do të prezantohen edhe histori suksesi nga projekte të mbështetura nga BE, që dëshmojnë ndikimin real në jetën e qytetarëve.
VLEN thekson se Evropa nuk është vetëm një proces politik, por mbi të gjitha një bashkësi vlerash, kreativiteti dhe bashkëpunimi mes njerëzve. Për këtë arsye, aktivitetet e “Muajit të Evropës” do të shtrihen në komuna të ndryshme, duke e bërë procesin e integrimit më të afërt dhe më të kuptueshëm për qytetarët.
VLEN mbetet e përkushtuar që rruga drejt Bashkimit Evropian të jetë një proces gjithëpërfshirës, ku institucionet, shoqëria civile, universitetet dhe biznesi kontribuojnë në mënyrë aktive për të ardhmen evropiane të vendit.
VLEN, me qytetarët, për një të ardhme evropiane.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat