Connect with us

Lajme nga vendi

Janevska: MASH me qasje sistematike i përgjigjet sfidës së inteligjencës artificiale në arsim

Published

on

“Inteligjenca artificiale nuk është më e ardhme për të cilën flasim teorikisht, ajo ngadalë, por me siguri po bëhet pjesë e çdo klase dhe e përditshmërisë së nxënësve. Çështja  që hapim sot nuk është nëse ajo do të ndikojë në arsim, por si ne do ta drejtojmë atë proces,” theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në panel-diskutimin e sotëm nga fushata “Magjia është në dije”, kushtuar rolit të inteligjencës artificiale në arsim.

Ajo theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ndjek në mënyrë aktive trendet bashkëkohore arsimore, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe zbatimin e inteligjencës artificiale në arsim, dhe në mënyrë të vazhdueshme realizon analiza dhe masa përmes qasjes sistematike, me qëllim përshtatjen në kohë dhe në thelb të sistemit arsimor. Theks i veçantë, siç potencoi  ajo, i kushtohet edhe trajnimeve të vazhdueshme për stafin mësimor, në mënyrë që mësimdhënësit  të jenë të përgatitur për mjetet e reja digjitale dhe ndryshimet në procesin mësimor.

Në panel-diskutimin “Klasa e së ardhmes: Inteligjenca artificiale, dija dhe roli i ri i mësimdhënësit ”, u diskutua për transformimin e procesit arsimor në epokën digjitale dhe sfidat e reja për mësimdhënësit  dhe nxënësit.

Në ngjarje morën pjesë edhe profesorët Sasho Koceski nga Fakulteti i Informatikës pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip dhe Branisllav Gerazov nga Fakulteti i Elektroteknik dhe Teknologji Informative (FETI) pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”, mësimdhënësjaMaja Bozhinovska nga ShFK “Luben Llape” në Shkup, profesori Aleksandar Aleksovski nga SHMQSH “Maria Kiri Sklodovska” në Shkup, si dhe Aleksandar Çaminski, drejtor për partneritete strategjike në Breinster Grup.

Përfaqësuesit e komunitetit akademik theksuan se inteligjenca artificiale tashmë po e ndryshon mënyrën se si nxënësit i qasen dijes, por se sfida mbetet në zhvillimin e të menduarit kritik dhe përdorimin e duhur të mjeteve.

Advertisement

Nga perspektiva praktike, mësimdhënësit theksuan se nxënësit tashmë përdorin në mënyrë aktive mjetet digjitale, gjë që e bën procesin mësimor më interaktiv, por njëkohësisht kërkon edhe përshtatje të vazhdueshme të metodave të punës.

„Fëmijët i përvetësojnë shumë shpejt teknologjitë e reja, por më e rëndësishmja është t’i udhëzojmë se si të mendojnë, e jo vetëm si të arrijnë te përgjigjja,” u theksua nga paneli.

Ndër pjesëmarrësit në panel-diskutim ishte edhe njëmbëdhjetëvjeçari Makedon Dimitrovski, nxënës në Shkollën Ndërkombëtare NOVA-Shkup, i njohur në opinion si fëmijë jashtëzakonisht i talentuar me interes për matematikë dhe gjuhë.Pjesëmarrja e tij i dha frymëzim shtesë diskutimit, si shembull se kurioziteti dhe dashuria për dijen zhvillohen që në moshë shumë të hershme, dhe se potenciali i fëmijëve mund të njihet dhe të nxitet që në fazë kur teknologjitë e reja, përfshirë inteligjencën artificiale, po e formësojnë gjithnjë e më shumë mënyrën e të mësuarit dhe zhvillimit të talenteve.

Panel-diskutimi hapi disa çështje kyçe, nga përdorimi i inteligjencës artificiale në arsim, duke pasur parasysh se nxënësit gjithnjë e më shpesh e përdorin atë në mësimin e përditshëm dhe në përgatitje jashtë mësimit, deri te nevoja për edukim të vazhdueshëm të stafit mësimor dhe ridefinimin e rolit të mësimdhënësit  në epokën digjitale.

Panel-diskutimi i sotëm ishte i fundit, i gjashti me radhë, i cili gjatë periudhës së kaluar u mbajt në disa qytete të vendit, në kuadër të fushatës “Magjia është në dije”, i cili synon ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë thelbësore të dijes dhe rolin e pazëvendësueshëm të mësimdhënësve në shoqëri. Fushata filloi në mënyrë simbolike më 5 tetor – Dita Botërore e Mësuesve.

Advertisement

Gjatë të gjitha ngjarjeve u theksua nevoja për dialog të vazhdueshëm, shkëmbim përvojash dhe ndërtim të përbashkët të një sistemi arsimor që i ndjek ndryshimet, por mbetet fuqimisht i fokusuar në dijen dhe zhvillimin e nxënësve.

Lajme nga vendi

SHOK TEMPERATURASH NË MAQEDONI: Pas të ftohtit të pazakontë dhe borës, këtë javë deri në 38°C

Published

on

Pas valës së pazakontë të të ftohtit që solli reshje bore në Malin Sharr dhe në Pelister të premten, më 24 korrik, si dhe pas mëngjesit të sotëm jashtëzakonisht të freskët për muajin korrik, Maqedoninë e pret një tjetër ndryshim i fortë i motit.

Meteorologu Sllavço Poposki njofton se nga fillimi i javës vendi do të përfshihet nga një masë shumë më e ngrohtë ajrore që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika.

“Që nga e hëna dhe gjatë ditëve në vijim, temperaturat do të shënojnë rritje të shpejtë. Në pjesën më të madhe të Maqedonisë ato do të kalojnë 30 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në rajonin e Povardarisë dhe në pjesën juglindore të vendit do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius”, thekson Poposki.

Sipas tij, vetëm gjatë ditës së hënë, më 27 korrik, priten dukuri lokale të paqëndrueshme të motit, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Nga e marta, më 28 korrik, moti do të stabilizohet plotësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell, i qëndrueshëm dhe me vranësira të pakta lokale.

Advertisement

Poposki paralajmëron se këto ndryshime të menjëhershme dhe të mëdha të temperaturave mund të kenë ndikim negativ, veçanërisht te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sërish shtrenjtohen karburantet nga mesnata

Published

on

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 4,50 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 5,00 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 2,726 denarë për kilogram.

Nga data 28.7.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,099 (denarë/kilogram)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“TETOVA N`FESTË”: “KREJT E THIRRIN REXHËN” NË ATMOSFERË VERORE!

Published

on

Nën qiellin e hapur të Banjës së Tetovës, qytetarët patën mundësinë të ndjekin shfaqjen e filmit “Krejt e Thirrin Rexhën”, në kuadër të manifestimit Vera Tetovare, Tetova n’Festë.

Një mbrëmje e bukur kinematografike, e mbushur me emocione, humor dhe atmosferë të veçantë, që bëri bashkë qytetarë të të gjitha moshave.

Tv Koha takoi edhe Artistin e ri nga Tetova, Ledion Mulaku, i cili hapat e parë në aktrim i ka bërë që në moshë të hershme, duke qenë pjesë e disa projekteve filmike dhe serialeve të rëndësishme në rajon, duke përfshirë filmat “Dashuria s’mjafton” dhe “Shkëmbimi”, serialin ndërkombëtar Sunrise, si dhe projektin e fundit “Krejt e thirrin Rexhen”, ku ai interpreton një nga rolet protagoniste dhe është vlerësuar me çmimin Best Young Actor.

Suksesi i tij është një shembull frymëzues për të rinjtë e Tetovës dhe një dëshmi e potencialit të madh që ka rinia jonë.

Vera tetovare riktheu në Tetovë filmin “Krejt e Thirrin Rexhën” me një mbrëmje të veçantë kushtuar artit dhe kinematografisë shqiptare.

Advertisement

Ambienti I hapur në Banjë të Tetovës u bë arenë e gërshetimit të brezave dhe interesimit të jashtëzakonshëm të publikut tetovar.

U shijua së bashku një film I jashtëzakonshëm në një atmosferë të bukur verore, ku sipas organizatorëve, “Tetova N`Festë” vazhdon të sjellë kulturë, art dhe argëtim në çdo cep të qytetit.

/Tv Koha/ 

Continue Reading

Më të lexuarat