Connect with us

Lajme nga vendi

KF “CETINSKA” SURPRIZA E KAMPIONATIT NË LIGËN KOMUNALE

Published

on

Kampionati 2025/2026 në Ligën Komunale të Tetovës ka vazhduar gjatë fundjavës që e lamë pas me ndeshjet e javës së 18-të ku ekipet  vendase  shënuan vetëm një fitore në  krahasim me ato mysafire të  cilët dolën fitues në pesë takime të cila ishin edhe mjaft efikase pasi u shënuan 23 gola. 

 Liga Komunale e Tetovës në futboll sezoni 2025/2026 ku garojnë 12  klube, deri më tani ka të zhvilluara 18 xhiro, ndërsa në pozitën e parë  është  klubi i futbollit Cetinska që është themeluar në vitin 2024 me  pretendime që të kualifikohet në një rang më lartë.

 Kjo  skuadër e re në 18  xhiro të zhvilluara mbanë pozitën e parë që  është një  sukses i  skuadrës që drejtohet nga  trajneri Fatmir Memeti i cili me  krenari thotë se gjitha këto rezultate deri më sot janë arritur  me djemtë nga  Lagja e Cetinska e Tetovës.

‘’Në vitin e dytë garues jemi në vendin e parë, ndërsa pretendimet i kemi që të jemi  në Ligën e tretë sezonin e ardhshëm. Sukseset janë kryesisht të Lagjes, pasi  kryesisht Cetinska njihet me lojtarë cilësorë të Lagjes të Cetinskës. Momentalisht siç thash jemi në vendin e parë  shpresat janë që të garojmë një ligë më lartë. Kanë  mbetur edhe katër loja deri në  fund të kampionatit, ne kemi një lojë të lirë shkaku  se ekipi Rrufeja është larguar nga garat ‘’ deklaroi  trajneri  Fatmir Memeti

 Përkundër kushteve jo edhe aq të mira për stërvitje dhe zhvillimin e ndeshjeve dëshira për të arritur objektivin është e madhe.

Advertisement

‘ Kushtet si zakonisht janë jo aq si duhet, pasi stërvitjet i kemi te  Qendra  Sportive , kur  e dimë  se kjo qendër është e ngarkuar me krejt  grupmoshat e klubeve të ndryshme  si dhe  klubeve private , janë  edhe klubet  tjera  që garojnë në ligat  e nivelit  më lartë. Është vështirë  pot  i  arrijmë  dy qysh. Stërvitjet   i mbajmë në mbrëmje atëherë  janë të  lira  terminët‘’ tha  trajneri Memeti

 Pas 18 xhirove të zhvilluara, tabelën në ligën komunale e kryeson KF Cetinska me 48 pikë, e ndjekur nga Sharri me  41 pikë dhe një ndeshje më pak.

Rezulzate e javës së 18-të: Dardania – Cetinska 1-7, Besa – Liria 0-1, Tearca – Sharri  0-5, Jehona – Hajduku  6-1  dhe  Pallatica – Piroku 2-1

Në  javën  e  19-të, takohen  Pallatica – Rrufeja, Piroku – Jehona ,  Hajduku – Tearca, Sharri – Besa , Liria – Dardania  dhe Cetinska – Vëllazërimi. /Tv Koha/

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat