Connect with us

Lajme nga vendi

Maqedonia nënshkroi Konventën e Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale

Published

on

Duke e nënshkruar atë, thotë Ministria e Drejtësis, vendi ynë bashkohet me përpjekjet ndërkombëtare për të vendosur rregulla dhe standarde të qarta për zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në ceremoni, ministri i Drejtësisë Igor Filkov shprehu mirënjohje ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, për udhëheqjen dhe angazhimin e tij, si dhe ndaj Këshillit të Evropës për mbështetjen e tij të vazhdueshme.

“Çfarë do të thotë kjo për Republikën e Maqedonisë së Veriut? Para së gjithash, do të thotë se po prezantojmë garanci të qarta se inteligjenca artificiale do të përdoret në mënyrë që respekton dinjitetin njerëzor, barazinë dhe mosdiskriminimin. Qytetarët do të kenë mbrojtje më të madhe të privatësisë dhe të dhënave personale, si dhe qasje në mjete efektive ligjore nëse të drejtat e tyre shkelen. Ne mirëpresim veçanërisht fleksibilitetin që Konventa u lejon shteteve – të përshtatin masat në përputhje me sistemet e tyre ligjore dhe institucionale, duke respektuar standardet universale. Kjo është me rëndësi thelbësore për zbatimin efektiv dhe rezultatet e qëndrueshme”, theksoi ministri Filkov.

Në periudhën e ardhshme, do të pasojë një analizë para-ratifikimi dhe një proces harmonizimi me legjislacionin kombëtar, i cili do të përfshijë institucione përkatëse, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit civil, me qëllim sigurimin e zbatimit cilësor dhe gjithëpërfshirës të detyrimeve që rrjedhin nga Konventa.

Nënshkrimi gjithashtu përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në fushën e teknologjive të reja dhe qeverisjes digjitale.

Advertisement

“Zhvillimi teknologjik duhet të jetë në shërbim të qytetarit. Inovacionet duhet të jenë të sigurta, etike dhe të përgjegjshme. Le të shmangim rreziqet, por mbi të gjitha, le të shfrytëzojmë përfitimet – për shërbime publike më të mira, drejtësi më efikase dhe demokraci më të fortë”, tha ministri Filkov.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat