Connect with us

Lajme nga vendi

OSMAN KADRIU PËR TV KOHA – VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE NUK DUHET PRANUAR ME BRENGOSJE!

Published

on

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u soll dje në fazën e dytë, meqenëse për iniciativën e shtruar para Gjykatës kishim edhe fazën e parë kur u shqyrtua arsyeshmëria e iniciativës edhe kur përsëri Gjykata solli para disa javësh Vendim për fillimin e procedurës për vlerësimin e ligjsmërisë dhe kushtetutshmërisë e Vendimit në fjalë.

Në këtë mënyrë për Tv Koha, ka sqaruar seancën e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatësi Osman Kadriu.

“Ne edhe atëherë, tre gjykatës – dy shqiptarë dhe një koleg i përkatësisë turke votuam “kundër” edhe për Vendimin e parë dmth për fillimin e procedurës, se nuk ka arsye me këto sqarime që ne i dhamë. Së pari me iniciativën u theksua se nuk është respektuar forma, procedura për miratimin e këtij vendimi dhe e dyta që ishte edhe vërrejtje e shumicës së kolegëve të Gjykatës Kushtetuese se disa emërime duhet të jenë në gjuhën maqedonase se ata nuk e kuptojnë atë përkthimin faktikisht fjalën burimore në gjuhën shqipe. Konkretisht fjala ishte për “Kongresin e Manastirit”, “Dëshmorët e Kombit”. Për këtë cështje dhamë arsyen se assesi që kjo vërrejtje të jetë e arsyeshme dhe nga ky aspekt të vlerësohet kushtetutshmëria. Theksuam se punohet për emra të përveçëm dhge se emrat e përveçëm sipas rregullave gramatikore të gjuhës shqipe nuk përkthehen” – tha për Tv Koha, Gjykatësi I Kushtetueses, Osman Kadriu.

Sa I përket mungesës në procedurë, Gjykatësi Osman Kadriu tha se  bëhet fjalë për një vendim shumë të vjetër dhe me të vërtetë është jashtë cdo arsyeshmërie të ngrihet pas vitit 2007 kur është sjellë vendimi për emërimin e rrugëve, tash të vlerësohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria.

Shkaku kryesor, sipas tij, është se kinse në atë kohë dhe në atë procedurë nuk është kërkuar mendim nga Qeveria, meqenëse sipas një vendimi republikan që ka sjellë Qeveria është fakt se kërkohet mendimi I Qeverisë.

Advertisement

“Ne në shqyrtimin e kësaj lënde, që zgjati koxha kohë që kur u iniciua procedura deri ditën e djeshme nuk u vërtetua gjendja faktike rreth asaj mangësie për të cilën insistohet se është prezente. Së pari kërkuam edhe nga Këshilli Komunal nëse janë paraqitur në atë kohë me kërkesë dhe shkresë të vecantë në Qeverinë e RMV-së që ajo të prononcohet me mendimin e saj, qoftë pozitiv ose negativ. Prej Këshillit morëm përgjigje se bëhet fjalë për lëndë të vjetër dhe në dosjen e kësaj lënde nuk mund të gjendet një lloj shkrese e këtillë. Kërkuam poashtu nga Qeveria me kërkesë të vecantë të përgjigjet Qeveria se a ka pas vallë kërkesë dhe cili ka qenë mendimi I Qeverisë, pozitiv apo negativ. Edhe nga Qeveria nuk kemi përgjigje se si ka rrjedhë kjo procedurë. Dhe ne që e mbrojtëm vendimin në fjalë të mbetet në fuqi thamë se gjendja faktike nuk është e kompletuar dhe e drejtë dhe me të vërtetë është sanksion I rëndë që Gjykata të sjell vendim abrogues dhe të abrogon vendimin në fjalë. Por, ditën e djeshme, 3 Gjykatësit përsëri e arsyetuan cështjen se iniciativa nuk është e arsyeshme, duhet të hudhet dhe nuk duhet të preket cështja e vendimit. Me shumicë të votave, me 5 vota “për” u vendos që të abrogohet vendimi në fjalë” – tha për Tv Koha, Gjykatësi, Osdman Kadriu.

Gjykatësi i Kushtetueses, Osman Kadriu, për Tv Koha tha se vendimi në fjalë assesi nuk duhet të pranohet me brengosje. Ai ka komentuar pohimet se tani me vendimin abrogues, automatikisht do të vjen në shprehje Vendimi I Vjetër dhe do të hiqen tabelat. Ai kategorkisht thotë se kjo nuk do të ndodh!

Si jurist me përvojë dhe si Gjykatës i Kushtetueses ai për Tv Koha shpjegojë pasojat se cfarë mund të ndodh dhe si mund të zbatohet

“1.Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese assesi nuk vjen në pyetje që me automatizëm të zbatohet vendimi I vjetër.

2.Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese assesi në këtë moment nuk do të hiqen tabelat me emrat e tashëm

Advertisement

3.Vendimi I Gjykatës Kushtetuese ka atë domethënie dhe atë obligim për Këshillin Komunal që Këshilli Komunla pasi të shpallet Vendimi I Gjykatës Kushtetuese në Gazetën Zyrtare të shtetit dhe pasi të merr një ekzemplar të vendimit edhe vet Këshilli Komunal, Këshilli Komunal duhet ta nis procedurën për sjelljen e një vendimi të ri. Me sjelljen e një vendimi të rid he në atë procedurë rigorozisht duhet të respektohet forma për miratimin e këtij vendimi, ku është kusht I domosdoshëm që të prononcohet edhe Qeveria. Por si akt juridik duhet të sigurohet dhe t`i bashkangjitet dosjes së lëndës që ka të bëjë me miratimin e vendimit të ri” – tha për Tv Koha, Gjykatësi Osman Kadriu.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat