Lajme nga vendi
MBI 1.600 TALENTË FUTBOLLI PERFORMUAN NË TURNEUN ‘’VLLAZNIMI CUP 2026’’
Me moton ‘TË NDRYSHËM POR TË BARABARË’’ me ndeshjet finale dhe me shpalljen e më të mirëve përfundoi edicioni i 21-të Turneu ndërkombëtar i futbollit për moshat prej 9 deri 15 vjet për djem dhe vajza ku morën pjesë gjithsejt 68 ekipe nga të gjitha trevat shqiptare apo gjithsejt 1.620 futbollistë të rinj, me 18 arbitra dhe skauta nga klube të mëdha evropiane.
Organizator i këtij turneu prestigjioz njëri nga turnet me numër më të madh të ekipeve në rajon i organizuar nga Shoqata Vllaznimi me përkrahjen e Federatës së Futbollit Shqiptar
‘’Ndeshjet kanë shkuar shumë mirë , nuk kemi pasur dëmtime përkundër temperaturave të larta. Të themi se çdo gjë ka shkuar mirë. Por fjala i lehet ekipeve pjesëmarrëse për më shumë. Është një aktivitet i jashtë zakonshëm dhe shumë ekipe. Është një aktivitet i jashtëzakonshëm me shumë ekipe. Jemi lodhur po lodhja barohet kur çdo gjë shkon mirë dhe aktiviteti mbyllet me sukses. Falënderojmë edhe televizionin tuaj ’’ deklaroi Idriz Gashi organizator i Turneut
Në mesin e ekipeve pjesëmarrësi i pranishëm ishin edhe tre ekipe nga Akademia e futbollist të Elbasanit që drejtohen nga ish portieri i Shkëndijës i drejt te edhe
‘’Për mua është kënaqësi. Është viti i dytë që marrë pjesë, ka shumë popullaritet si masivitet. Ka lojtar cilësor që bien në sy dhe më interesante që është organizimi është perfekt. Por duhet të jemi pak edhe na trajnerët që të largojmë prindërit nga fushat. Përveç pjesës tjetër që është e shkëlqyer unë kamë një kënaqësi të madhe që mora me tre ekipet pjesë‘’
Në këtë turne takuam edhe një talent të futbollit nga Strimnica e Komunës së Zhelinës i cili ishte në vëmendje të trajnerëve me lojën dhe talentin e tij.
‘’Unë jam Hamdi Arifi, unë vij nga fshati Strimnicë dhe jetoj në Zvicër ku luaj për ekipin Fudako U-13 Obervalis. Jam shumë i kënaqur që marrë pjesë nëa Vllaznimi Cup këtu në Durrës’’ deklaroi talenti Hamdi Arifi
Organizatori i Turneut Vllaznimi Cup, ndau Kupa, për ekipet më të mira golashënuesit dhe portierët.


Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

