Connect with us

Lajme nga vendi

MBI 1.600 TALENTË FUTBOLLI PERFORMUAN NË TURNEUN ‘’VLLAZNIMI CUP 2026’’

Published

on

1620  futbollist të ri nga 68 ekipe të moshave nga 8 deri 15 vjeç  nga  Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Mali Zi morën  pjesë  në  edicionin e  21-të me radhë ‘’Vllaznimi Cup 2026’’.
 

Me moton  ‘TË NDRYSHËM POR  TË BARABARË’’ me ndeshjet finale dhe  me shpalljen e më të mirëve përfundoi edicioni i  21-të Turneu ndërkombëtar i  futbollit për moshat prej 9 deri 15 vjet për djem dhe vajza ku morën  pjesë  gjithsejt 68 ekipe nga të gjitha trevat shqiptare apo gjithsejt 1.620  futbollistë të  rinj, me 18 arbitra dhe skauta nga  klube të mëdha evropiane.

Organizator i këtij turneu prestigjioz njëri nga turnet me numër më të madh të ekipeve në  rajon  i  organizuar nga  Shoqata Vllaznimi  me përkrahjen e  Federatës së Futbollit Shqiptar

‘’Ndeshjet  kanë shkuar  shumë  mirë , nuk kemi pasur dëmtime përkundër temperaturave  të larta. Të themi se çdo gjë ka shkuar  mirë. Por  fjala  i lehet  ekipeve  pjesëmarrëse  për  më  shumë. Është një aktivitet  i jashtë zakonshëm dhe  shumë ekipe.  Është  një aktivitet  i jashtëzakonshëm  me shumë ekipe. Jemi  lodhur  po  lodhja  barohet  kur çdo  gjë shkon mirë  dhe  aktiviteti mbyllet me sukses. Falënderojmë edhe  televizionin tuaj ’’  deklaroi Idriz Gashi organizator  i Turneut

Në mesin e ekipeve pjesëmarrësi i  pranishëm ishin edhe tre ekipe nga  Akademia e futbollist të Elbasanit që drejtohen nga  ish portieri i  Shkëndijës  i drejt  te edhe

‘’Për mua  është kënaqësi.  Është viti i dytë që marrë pjesë, ka shumë popullaritet si  masivitet. Ka  lojtar  cilësor që bien në  sy  dhe më interesante që është  organizimi është perfekt. Por  duhet  të jemi  pak edhe  na  trajnerët  që të  largojmë  prindërit  nga  fushat. Përveç  pjesës tjetër  që është e  shkëlqyer unë kamë një kënaqësi të madhe që  mora me tre  ekipet  pjesë‘’

Advertisement

Në  këtë turne takuam edhe një talent të futbollit nga Strimnica e Komunës së Zhelinës i  cili ishte në vëmendje të trajnerëve me lojën dhe talentin e tij.

‘’Unë jam Hamdi Arifi, unë vij nga fshati Strimnicë dhe jetoj në Zvicër  ku luaj  për ekipin  Fudako U-13 Obervalis. Jam shumë i kënaqur që  marrë pjesë nëa  Vllaznimi Cup këtu në Durrës’’ deklaroi talenti Hamdi Arifi

Organizatori i Turneut Vllaznimi Cup, ndau Kupa, për ekipet më të mira golashënuesit dhe portierët.

Shaban  Sinani – TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat