Connect with us

Lajme nga vendi

Nga sot fillon ndalimi i lëvizjes në zonat pyjore të Maqedonisëi’m

Published

on

Nga sot deri më 31 gusht, është në fuqi një ndalim i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, një masë që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonominë e Ujërave.

Bujqërve dhe blegtorëve u kërkohet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, ndërsa ata që e shkelin ndalimin do të përballen me gjoba të larta, nga një mijë e pesëqind deri në dy mijë euro në ekuivalent në denarë.

Gjatë kësaj periudhe, lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga degët e “Pyjeve Kombëtare”, pra parqeve kombëtare, secila për zonën që menaxhon.

Lajme nga vendi

INTERESIMI I MADH PËR GRANTET E VETËPUNËSIMIT, NË TETOVË MBI 500 APLIKIME

Published

on

Për dy mijë e dyzet e pesë grantet e ndara për vetëpunësim, interesimi i qytetarëve mbetet jashtëzakonisht i lartë. Vetëm gjatë javës së kaluar, në Agjencinë për Punësim kanë aplikuar mbi 2800 persona, ndërsa rreth 500 prej tyre vetëm në Tetovë. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i cili e ndoqi situatën nga afër, deklaroi se po monitorohen radhët e gjata të qytetarëve që presin për të aplikuar. Ai siguroi se nëse interesi vazhdon të jetë i këtij niveli, dikasteri që ai udhëheq do të shqyrtojë edhe mundësinë e shtyrjes së afatit.

BESAR DURMISHI – Ministër i Ekonomisë dhe Punës
“Pashë nga afër të gjithë qytetarët të cilët janë në radhë dhe presin për të aplikuar. Duhet të informoj opinionin që interesimi është tepër i madh për këto tri masa — masat e vetëpunësimit. Sipas informacioneve që kam, vetëm në javën e kaluar numri ka arritur në mbi 2800 aplikime. Po ashtu, me këtë tempo po vazhdohet edhe në këtë javë. Interesimi është tepër i madh dhe normalisht që ka pasur radhë ku kanë pritur qytetarët. Por, në komunikim me drejtorin e Agjencisë për Punësim në nivel qendror në Shkup, si dhe me udhëheqësin e Agjencisë së Punësimit këtu në Tetovë, kemi biseduar që t’u japim mundësi të gjithë qytetarëve e të krijohen kushte që të gjithë të mund të aplikojnë.”

Për të shmangur pritjet e gjata dhe grumbullimet përpara sporteleve, institucionet kanë marrë masa të menjëhershme. Udhëheqësi i njësisë rajonale të Agjencisë për Punësim në Tetovë, Orhan Osmani, konfirmoi se nga dita e sotme është rritur numri i zyrtarëve dhe sporteleve që pranojnë palët, duke lehtësuar kështu të gjithë procesin.

ORHAN OSMANI – Udhëheqës i Njësisë Rajonale në Tetovë
“Sistemi i aplikimit këtë radhë dhe këtë vit është pak më ndryshe, pasi ka rregullore të reja. Po unë mendoj se radhët kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë edhe në të ardhmen, kjo është diçka normale. Aq sa po shoh edhe vetë, qytetarët po mbajnë rend, do të thotë ekziston rregulli. Normale që nuk mund të vijnë dhe të aplikojnë të gjithë menjëherë, ndaj e ndajnë kohën.Nga sa shoh unë, procesi po kalon mirë dhe është në rregull. Mund lirshëm t’i pyetni edhe qytetarët ose ta shihni vetë gjendjen, gjithçka po shkon siç duhet. Prej sot kemi kapacitete më të mëdha, pasi kemi kthyer edhe shumë të punësuar nëpër vende të punës për çdo gjë, me qëllim që procesi të mbarëvajë ashtu siç duhet.”

Pavarësisht ndryshimeve në rregulloren e re të aplikimit, autoritetet sigurojnë se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa e dorëzuar dokumentacionin e tij. Ditët në vijim pritet të tregojnë nëse fluksi i aplikimeve do të sjellë zyrtarisht shtyrjen e afatit përfundimtar për këto grante të vetëpunësimit./Tv Koha/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Hodhi mbeturina në Lumin Shkumbin, policia ndalon 54-vjeçarin nga Tetova

Published

on

MPB Maqedoni njofton se dje (30.06.2026) në orën 18:00 në rrugën “Ljubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, oficerë policie nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.S. (54) nga Tetova, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndotje e mjedisit dhe natyrës” e dënueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal.

“Pas një videoje të publikuar më parë në rrjetet sociale, ku shihet një person i cili ka mbërritur me një automjet pasagjerësh “Citroen” me targa të Tetovës, duke hedhur qese me material të panjohur mbeturinash në lumin Shkumbin, pranë rrugë “Vidoe Smilevski-Bato”, SP Tetovë ndërmori masa dhe aktivitete përkatëse dhe e gjeti autorin e krimit, i cili në një intervistë zyrtare e pranoi krimin”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aliu: Derisa jam ministër do të kontribuoj drejt sistemit shëndetësor, digjitalizimi një nga reformat kyçe që duhet të vazhdojë

Published

on

Derisa jam ministër, do të kontribuojmë vazhdimisht në sistemin shëndetësor, ndërsa edhe më tej do të jap maksimumin nga vetja për komunitetin. Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azor Aliu duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

“Domethënë, unë ende jam ministër i Shëndetësisë deri në momentin kur Kuvendo do të votojë ministër të ri dhe deri atë ditë, çdo minutë do të punoj dhe do të kontribuoj drejt sistemit shëndetësor në vend. Unë kur kam hyrë para 10 viteve në politikë, ham hyrë që të ndihmoj, por sot, pas 10 viteve, me përvojën politike që e kam, tashmë jam në politikë që të ndryshoj. Që të ndryshoj se si zhvillohet politika dhe si duhet një politikan të jetë transparent dhe të funksionoj realisht në sistem”, tha ministri në largim Aliu.

Aliu theksoi se secili prej nesh, ka për detyrë të japë kontribut për komunitetin.

“Edhe unë do të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen, me atë që di më të miri”, theksoi Aliu.

Vlerësoj, tha se do të ketë kontinuitet shëndetësia. Ai shtoi se është i sigurt, se ministri i ri do të vazhdojë me politikat që tashmë i kanë vendosur. Prandaj, siç nënvizoi Aliu, reformat e krijuara deri më tani kanë qenë sistemike dhe si të tilla do të vazhdonin edhe në të ardhmen.

Advertisement

Mendoj se digjitalizimi është një nga elementet kyçe, të cilat në shëndetësi duhet të vazhdojnë, u përgjigj ministri Aliu në pyetjen e gazetarëve.

Me rikonstruksionin e Qeverisë, dikasterin e shëndetësisë do ta marrë drejtori i deritanishëm i FSSH, Sasho Klekovski, kuadër i VMRO-DPMNE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat