Connect with us

Lajme nga vendi

ROKAS: KODI ZGJEDHOR KA VLERËSIME POZITIVE, POR DUHET KONSENSUS POLITIK

Published

on

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, deklaroi se Kodi Zgjedhor ka marrë vlerësime pozitive nga ODIHR-i dhe Komisioni Evropian, por theksoi se për miratimin e tij është i domosdoshëm konsensusi politik mes partive.

Gjatw promovimit të pajisjeve të reja ushtarake në kazermën “Ilinden”, duke folur për ndryshimet e bllokuara në Kodin Zgjedhor, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të paketës së reformave të lidhura me agjendën evropiane, Rokas tha se ende po zhvillohen bisedime rreth disa modaliteteve.

MIHALIS ROKAS – Ambasador i BE-sw

“ODIHR-i dhe Komisioni Evropian kanë dhënë vlerësim pozitiv. Ajo që mbetet për t’u dakorduar janë modalitetet. E kuptoj se ekzistojnë mospajtime, por kam ndjesinë se ka vullnet të mirë që ato të tejkalohen. Komisioni parlamentar tashmë po punon dhe shpresoj që partitë të ulen së bashku dhe të arrijnë konsensus për këtë çështje të ndjeshme. Baza e ligjit është cilësore dhe  zgjidhja është vlerësuar pozitivisht edhe nga institucionet ndërkombëtare”

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë bllokuar për shkak të mospajtimeve rreth modelit të votimit të diasporës. Qeveria i ka bërë thirrje opozitës për debat konstruktiv, duke vlerësuar se bëhet fjalë për pjesë të detyrimeve reformuese që burojnë nga procesi i integrimit evropian. Nga ana tjetër, LSDM-ja pretendon se ndryshimet e propozuara hapin mundësi për keqpërdorime zgjedhore.

Advertisement

Rokas vlerësoi se është shënuar përparim në të 51 hapat reformues dhe se procesi i reformave është përshpejtuar dukshëm.

“Euronjuz” publikoi se Komisioni Evropian po përgatit ridestinimin e një pjese të fondeve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor drejt vendeve që kanë treguar përparimin më të madh në zbatimin e reformave. Sipas këtyre informacioneve, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi renditen ndër përfituesit më të suksesshëm të mbështetjes financiare evropiane.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat