Connect with us

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 05 Korrik

Published

on

Pardje në ora 13:20 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë” gjatë muajit të kaluar në kishën e fshatit Bërvenicë dhe në dy xhami në Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

……Pardje në ora 09:45 në Tetovë, në rrugën “Ilinden”, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë gjatë kryerjes së kontrollit në komunikacion kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 26-vjeçar nga fshati Bërvenicë. Pas kryerjes së alkotestit, te personi është konstatuar prani prej 1.68 promilë alkool në gjak. J.S. është privuar nga liria për shkak të veprës penale të kryer sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti i është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

……Pardje në ora 13:50, në udhëkryqin e rrugëve “Kiro Ristovski Drnc” dhe “Shtipit” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë ndaluar një moped me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 22-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël. Gjatë kontrollit është vërtetuar se personi e ka drejtuar mopedin pa leje drejtimi. Personi është privuar nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa mopedi është sekuestruar. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

……Pardje në ora 14:50 në fshatin Bogovinë, pas një aksidenti paraprak komunikacioni, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor Tetovë kanë kryer kontroll ndaj një katërçikletës me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 30-vjeçar nga fshati Bogovinë, me ç’rast është konstatuar se personi e ka drejtuar automjetin pa leje drejtimi, pas së cilës është privuar nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa katërçikleta është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

……Pardje në ora 21:24 në SPB Tetovë, nga Spitali Klinik i Tetovës është denoncuar se për t’u ofruar ndihmë mjekësore janë sjellë dy persona, të lënduar në një aksident komunikacioni. Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor Tetovë kanë kryer verifikime dhe kanë konstatuar se në rrugën pranë fshatit Lisec, një katërçikletë e drejtuar nga një 20-vjeçar në të cilin pasagjer ishte një 19-vjeçar, të dy nga fshati Pirok, ka dalë nga rruga. Me këtë rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi., ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Advertisement

…….Dje në ora 02:40, në rrugën “101” në Gostivar, në afërsi të një pike karburanti, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një 18-vjeçar nga Gostivari, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

……Dje në ora 00:20 në Gostivar, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një 33-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit të babait të tij 56-vjeçar se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat