Connect with us

Lajme nga vendi

MPB: “Safe City” ka ulur për 40% numrin e viktimave në aksidentet rrugore

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se projekti “Qytet i Sigurt”, i vënë në funksion këtë vit, ka sjellë ulje të numrit të viktimave në aksidentet rrugore. Sipas MPB-së, nga shkurti deri në qershor janë regjistruar 34 viktima, krahasuar me 55 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet ulje prej 40 për qind.

“Gjatë periudhës nga shkurti deri në qershor të këtij viti, numri i personave që humbën jetën në aksidente trafiku është ulur me 40% – nga 55 viktima në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 34 këtë vit. Që nga fillimi i zbatimit të sistemit, janë evidentuar mbi 130 mijë kundërvajtje në komunikacion, ndërsa më shumë se 95% e tyre kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Kjo tregon qartë se rreziku më i madh në rrugët tona nuk janë kamerat, por drejtimi i papërgjegjshëm i automjeteve”, thonë nga MPB. TV21

Lajme nga vendi

Nga mesnata dizeli shtrenjohet për 2,5 denarë, benzina për 1 denar

Published

on

Nga mesnata, shoferët do të paguajnë çmime më të larta për derivatet e naftës, pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar vendim për rritje mesatare të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës prej 1,47 për qind. Ndryshimi më i madh është te dizeli, i cili shtrenjohet për 2,5 denarë për litër. Benzinat do të jenë më të shtrenjta për 1 denar për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet me çmim më të lartë për 2 denarë. I vetmi që lirohet është mazuti – për 0,265 denarë për kilogram.

Nga Komisioni shpjegojnë se korrigjimi i çmimeve është rezultat i lëvizjeve në tregjet botërore. Në periudhën e fundit të llogaritjes, çmimi i benzinës është rritur për 2,576 për qind, dizeli për 5,201 për qind, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 4,681 për qind. Në të njëjtën kohë, çmimi i mazutit është ulur për 0,967 për qind.

Përveç kësaj, në llogaritjen përfundimtare ka ndikuar edhe kursi më i lartë i denarit ndaj dollarit amerikan, i cili në periudhën e analizuar është rritur për 1,5132 për qind.

Continue Reading

Lajme nga vendi

PARTITË ENDE PA MARRËVESHJE PËR KODIN ZGJEDHOR

Published

on

Partitë politike ende nuk po arrijnë të gjejnë konsensus për Kodin e ri Zgjedhor, ndërsa dallimet më të mëdha vazhdojnë të jenë rreth mënyrës së votimit të diasporës. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, e mbështeti mundësinë e votimit elektronik, me kusht që të sigurohen identifikimi i besueshëm i votuesve dhe fshehtësia e votës. Ndërkohë, LSDM paralajmëron për keqpërdorime të mundshme, ndërsa VMRO-DPMNE e akuzon opozitën për bllokimin e reformave që lidhen me Kodin Zgjedhor.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u bëri thirrje koordinatorëve të grupeve parlamentare që të tejkalojnë dallimet dhe të arrijnë kompromis për Kodin Zgjedhor.

Në një takim informues me gazetarët, Gashi theksoi se votimi elektronik ka qenë pjesë edhe e programit të partisë së tij politike, Alternativa.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, ai theksoi se ky model do të kontribuonte në barazi më të madhe të qytetarëve gjatë votimit.

Ai shtoi se synimi është të sigurohet një Kod Zgjedhor që u mundëson qytetarëve të votojnë lirshëm dhe ta shprehin vullnetin e tyre në mënyrë demokratike përmes zgjedhjeve.

Advertisement

Nga LSDM njoftuan se VMRO-DPMNE, me ndryshimet e propozuara për votimin e diasporës, hap hapësirë për keqpërdorime të mundshme. Nga LSDM-ja thonw se ideja fillestare për votim elektronik të diasporës është zëvendësuar me propozimin për votim me postë, i cili, sipas partisë, nuk garanton mekanizma të mjaftueshëm kontrolli dhe mbrojtjeje të vullnetit zgjedhor.

Kryeministri Hristijan Mickoski ditëve të fundit ka ftuar vazhdimisht opozitën në bisedime për të gjetur një zgjidhje për votimin e diasporës, duke theksuar se ai nuk duhet domosdoshmërisht të jetë elektronik, por mund të realizohet edhe përmes postës. Ai shpreson se pas 15 korrikut partitë do të arrijnë të tejkalojnë mosmarrëveshjet lidhur me Kodin Zgjedhor.

Hulumtimi i Qendrës për Komunikime Qytetare nga viti 2024 tregoi se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), për organizimin e zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare, ka lidhur 22 kontrata për prokurime publike me vlerë të përgjithshme prej rreth 3,47 milionë euro, deri më 20 maj 2024.

Analiza tregon se shpenzimet për organizimin e votimit të diasporës kanë qenë më të larta se mjetet e shpenzuara për shtypjen e fletëvotimeve për të gjithë votuesit në vend, duke hapur edhe më shumë diskutimin për efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e modelit aktual të votimit jashtë shtetit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Lajm i rëndësishëm për mërigmtarët: Toshkovski shpejgon si gjobiten veturat me targa të huaja

Published

on

Shoferët që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut do të përfshihen në sistemin “Qytet i Sigurt”, por derisa sistemi të përditësohet, gjobat nuk do të dërgohen.

Derisa të bëhet përmirësimi i sistemit, ata shoferë që lëvizin me shpejtësi të lartë në autostradat maqedonase me automjete me targa të huaja, do të gjobiten vetëm nga policët “presretues” apo policia e trafikut, të cilët sipas MPB‑së janë vazhdimisht të pranishëm në korridoret 8 dhe 10.

“Në lidhje me automjetet për të cilat pyetni, të ashtuquajturit ‘presretues’, ju informojmë se ata janë vazhdimisht të pranishëm në korridoret 8 dhe 10 me qëllim sanksionimin e shoferëve që shkelin rregullat dhe dispozitat e trafikut”, thonë nga MPB.

Më herët, ministri Toshkovski u bëri apel të gjithëve që tranzitojnë nëpër korridoret 8 dhe 10 në Maqedoni, duke theksuar se kamerat e “Qytetit të Sigurt” funksionojnë, punojnë dhe evidentojnë kundërvajtje rrugore.

Toshkovski tha se përveç qytetarëve maqedonas, së shpejti edhe qytetarët që tranzitojnë në vend do të marrin gjoba për kundërvajtjet e kryera, prandaj u bëri thirrje të gjithë udhëtarëve të respektojnë rregullat, duke theksuar se çdo jetë e shpëtuar është një akt i madh human.

Advertisement

Ministri apeloi që të gjithë ata që tranzitojnë nëpër korridoret 8 dhe 10 të jenë të përgjegjshëm, sepse sistemi “Qytet i Sigurt” funksionon dhe do të zbatohet për të gjithë, pa dallim nëse automjeti ka targa maqedonase apo të huaja.

“Shumë shpejt do të jeni dëshmitarë të zbatimit të plotë të hapit të dytë, që ka të bëjë me dërgimin e gjobave për ata që drejtojnë automjete me targa të huaja. Kjo do të bëhet pikërisht këtu, në këtë pikë kufitare, prandaj apeloj tek qytetarët që drejtojnë automjete me targa të huaja t’i informojnë se kundërvajtjet po evidentohen dhe shumë shpejt do t’u dërgohen atyre që nuk i respektojnë rregullat”, tha Toshkovski.

Ndryshe, në periudhën shkurt–qershor të këtij viti, numri i personave të vdekur në aksidente trafiku është ulur me 40% – nga 55 viktima në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 34 këtë vit, theksuan nga MPB.

“Që nga fillimi i zbatimit të sistemit janë evidentuar mbi 130.000 kundërvajtje trafiku, dhe më shumë se 95% prej tyre lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Kjo tregon qartë se rreziku më i madh në rrugët tona nuk janë kamerat – por drejtimi i papërgjegjshëm i automjeteve.

“Vazhdojmë me zbatimin e sistemit në të gjithë vendin, sepse qëllimi ynë nuk është të shqiptojmë më shumë gjoba, por të kemi më pak aksidente, më pak jetë të humbura dhe rrugë më të sigurta për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat