Lajme nga vendi
Kapen rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, sekuestrohet automjeti me targa të Maqedonisë
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë sekuestruar mall komercial dhe 29.900 euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në Pikën Kufitare të Hanit të Elezit, përcjell TV21.
Sipas njoftimit të Doganës, automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut. Edhe pse drejtuesi deklaroi se nuk kishte mall apo para për të deklaruar, kontrolli zbuloi mall me natyrë komerciale dhe 29.900 euro para të gatshme te drejtuesi dhe pasagjeri.
Lajme nga vendi
TRE ILAÇE KUNDËR MPIKSJES SË GJAKUT NË LISTËN POZITIVE!
Barnat antikoagulante apo kundër mpiksjes së gjakut, Enoxaparin, Nadroparin dhe Rivaroxaban tashmë janë të disponueshme në farmaci, duke u mundësuar pacientëve qasje më të lehtë në terapi dhe kosto dukshëm më të ulëta, njoftoi drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, Sasho Klekovski.
Sipas tij, barnat Enoxaparin dhe Nadroparin, të cilat deri më tani siguroheshin përmes rimbursimit, tani mund të tërhiqen drejtpërdrejt në farmaci me recetë të lëshuar nga mjeku specialist.
Pjesëmarrja e pacientëve për këto barna do të variojë nga 160 deri në 240 denarë, varësisht nga doza dhe paketimi, në vend të çmimit të deritanishëm prej 1.160 deri në 2.700 denarë.
Një nga markat do të jetë i disponueshëm pa pagesë shtesë, ndërsa për dy markat e tjera do të ketë bashkëpagesë.
Klekovski theksoi se, me kërkesë të qytetarëve, Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të vazhdojë rimbursimin e këtyre dy barnave gjatë një periudhe kalimtare, deri më 15 korrik 2026.
Njëkohësisht, Rivaroxaban për herë të parë është përfshirë në listën pozitive të barnave. Për paketimin më të përdorur prej 30 tabletash nga 10 miligramë, i cili deri më tani kushtonte 2.228 denarë, pacientët tani do të paguajnë 160 denarë pjesëmarrje dhe 315 denarë bashkëpagesë, ose gjithsej 475 denarë.
Kjo nënkupton një kursim prej 1.752 denarësh.
Nga 1 janari 2027, Rivaroxaban do të jetë i disponueshëm vetëm me pjesëmarrje, pa bashkëpagesë shtesë.
Sipas Klekovskit, ulja e çmimit referues do të sjellë kursime jo vetëm për pacientët, por edhe për Fondin e Sigurimit Shëndetësor, ndërsa ai paralajmëroi edhe zgjerimin e mëtejshëm të listës pozitive të barnave.
Lajme nga vendi
Fondi apelon: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë
Çdo barnatore duhet të ketë ilaçet që janë në listën pozitive dhe që lëshohen me recetë, theksoi sot drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Sasho Klekovski.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë në Fond, përmes email-it informativ ose formularit të informacionit, nëse një barnatore refuzon të japë një ilaç me recetë.
“Çdo ilaç në listën pozitive duhet të lëshohet me recetë”, shtoi Klekovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri, në të cilën prezantoi zgjerimin e ri të listës pozitive me tre ilaçe të reja antikoagulante – enoksaparinë, nadroparinë dhe rivaroksaban.
Lajme nga vendi
NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR – “MOLLË SHERRI” VOTIMI I DIASPORËS!
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë përplasur partite parlamentare.
Për deputetët e VLEN ky është një nga proceset më të rëndësishme në kuadër të Agjendës Reformuese dhe afrimit të vendit me standardet evropiane.
Ata e vendosin theksin te votimi I diasporës që ishte premtim parazgjedhor i diasporës, që ishte premtim parazgjedhor i VLEN-it.
BEKIM QOKU – VLEN
“Për ne, është me rëndësi që diaspora të ketë mundësi të votojë, qoftë përmes votimit elektronik, qoftë përmes formave të tjera të sigurta, transparente dhe të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombsatare. Diaspora jonë nuk është vetëm për remitenca. Ajo nuk mund të kujtohet vetëm kur dërgon para, kur investon në vendlindje apo kur ndihmon ekonominë e vendit. Ajo është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë dhe doemos duhet të ketë mundësi të jetë pjesë edhe e vendimmarrjes”
Nga BDI rikujtojnë se çdo ndryshim dhe plotësim i Kodit Zgjedhor duhet të miratohet me konsensus ndëretnik dhe ndërpartiak.
RINA AJDARI – BDI
“Me keqardhje ju njoftoj se bisedimet e sotme për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dështuan. Dhe dështuan jo përfajin e të gjithëve, por për shkak të tërheqjes së disa partivepolitike. BDI nuk do të pranojë zgjidhje të njëanshme qëcenojnë barazinë politike, përfaqësimin e drejtë dhe besimin nëprocesin zgjedhor”.
Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës kërkon që diasporës t’I mundësohet votimi edhe në zgjedhjet lokale.
ZIADIN SELA – LSH
“Ju bëj thirrje nëpërmjet kësaj pres konference, që të gjithëaktorë politik shqiptar, të bashkohet te ideja e LSH për votimine diasporës, pa e hequr nga zgjedhjet lokale”
Ndryshimet dhe përmirësimet e Kodit Zgjedhor aktualisht janë bllokuar përmes amendamenteve nē Komision, ndërkaq problem për opozitën maqedonase mbetet votimi elektronik i diasporës I kërkuar nga VLEN që në takimin e fundit të liderëve./Tv Koha/

