Connect with us

Sport

BOTËRORI 2026: VAZHDOJNË POLEMIKAT – TETË KOMBËTARE NË GARË PËR TITULLIN!

Published

on

Me kualifikimin e Argjentinës dhe Zvicrës janë kompletuar edhe katër sfidat çerekfinale të Botërorit 2026. Ndeshja e parë çerekfinale është supersfida Franca – Maroku që luhet më  më 9 korrik në orën 22:00.

Argjentina me  përmbysje spektakolare ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 3-2 ndaj Egjiptit. Kampionët në fuqi përmbysën disavantazhin 2-0 në minutat e fundit, duke dhuruar një nga rikthimet më spektakolare të turneut.

Lionel Messi ishte një nga protagonistët kryesorë të sfidës. Edhe pse humbi një penallti në pjesën e parë, kapiteni argjentinas reagoi në momentin vendimtar, duke shënuar golin e barazimit dhe golin e tetë të tij në këtë Botëror.

Pas përfundimit të ndeshjes, Messi u pa i përlotur në fushë, një moment që preku tifozët dhe u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Por, pavarësisht përmbysjes spektakolare, fitorja e Argjentinës ka rënë nën hijen e dyshimeve dhe akuzave që vijnë nga taborri egjiptian. “Faraonëve” iu mohua një gol dhe një penalti në momentet vendimtare të ndeshjes. Akuzat egjiptiane shkojnë deri atje ku pretendohet se po favorizohet Argjentina dhe Messi kurse Federata Egjiptiane e Futbollit zyrtarisht ka kërkuar pezullimin e arbitrit francez Fransoa Leteksije dhe hetime për vendimet e diskutueshme në terren.

Advertisement

Zvicra është çerekfinalistja e fundit e Kupës së Botës, pasi mposhti Kolumbinë me rezultat 4:3 pas ekzekutimit të penalltive, në një duel që nuk prodhoi asnjë gol për 120 minuta lojë. Në formacioni titullar të helvetikëve u paraqitën dy futbollistët shqiptarë, kapiteni Granit Xhaka dhe Ardon Jashari. Xhaka shënoi edhe penaltinë e parë për Zvicrën.

Nga pika e bardhë, zviceranët u treguan më të saktë dhe siguruan kualifikimin me rezultat 4:3, duke vulosur biletën për në mesin e tetë skuadrave më të mira të turneut.

Ky është një sukses historik për Zvicrën, e cila rikthehet në çerekfinalen e Kupës së Botës pas shumë vitesh pritjeje.

Pas përfundimit të  fazës së 1/8 së finales së Botërorit, tanimë janë mësuar katër  çiftet  çerekfinale ku do të përballen: Franca – Maroku, Spanja-Belgjika,  Norvegjia – Anglia dhe  Argjentina –  Zvicra.

Advertisement

Sport

TETOVA ME DHJETË EKIPE NË LIGËN E TRETË – RAJONI GJASHTË!

Published

on

Kampionati  i  ri  2026/2027  në Ligën e tretë Perëndim  që  do të  fillon në shtator, do të  numëron  14  ekipe  prej të cilave  10  nga Tetova  dhe  nga  2 nga  Gostivari  dhe  Dibra.

Me qëllim përmirësimin e organizimit të futbollit në Maqedoninë  e  Veriut  Këshilli  Drejtues i FFM-së  në mbledhje e saj të  fundit  ka miratuar edhe sistemin e ri për rregullimin e organizimit dhe strukturës së garave në nivel kombëtar dhe rajonal në futbollin e të rriturve.

Sipas propozimit të miratuar, ndarja territoriale e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të organizohet në gjashtë rajone.

Kjo do të thotë se me ndarjen e re rajonale ekipet nga LFK e Tetovës, LFK të Gostivarit  dhe ato  të  LFK  të Dibrës do të  garojnë në  rajonin numër gjashtë që përfshinë komunat: Jegunoc, Tearcë, Tetovë, Zhelinë, Bërvenicë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Dibër dhe Qendër Zhupa.

Pra,  Liga e  Tretë e rajonit numër gjashtë  pritet të  numërojë 14 ekipe dhe  pritet  të  fillojë në shtator.

Advertisement

 “ Kampionati i  ri do të fillon diku në Shtator do të numëron së paku 1 2 apo  14  ekipe m varësisht nga  se  sa  ekipe  do të  japin Gostivari dhe  Dibra në rajonin numër  gjashtë . Tetova do të ketë 10-të në bazë të numrit më të madh të ekipeve që ne kemi, Gostivari do të ketë  2 ekipe sa unë kam njohuri  dhe Dibra  1 apo 2 ekipe” deklaroi  Mujdin  Ismaili  kryetar  i  LFK Tetovë,

Pra, sipas situatës në terren, rajoni i Tetovës është njëra nga qendrat më të  mëdha të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

6.25 MILIONË SPEKTATORË KANË NDJEKUR NDESHJET E BOTËRORIT!

Published

on

Në  Kupën e Botës që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë deri më sot  janë zhvilluar 96 ndeshje prej të cilave  76  kanë përfunduar me  fitore, ndërsa  20 me  barazime. Katër vende kualifikim në fazat e eliminimit direkt e kanë  siguruar me penalti. Statistikat thonë se janë shënuar 275  gola dhe 13  kartonë të  kuq. Messi me  8 gola kryeson listën e golashënuesve. Ndeshjet i kanë ndjekur afro 6 milion e 250 mijë  tifozë.

Kampionatit Botëror 2026, që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë po i  afrohet fundit.

Nga 104  sa ishin paraparë  të  zhvillohen, deri ditën e  sotme janë zhvilluar 96 ndeshje, prej  të  cilave 76  kanë përfunduar me fitore, ndërsa  20  ndeshje kanë  përfunduar me barazim, por tre ndeshje në fazën e 1/16 së finales dhe një në 1/8 e finale ekipet fituesit dolën pas ekzekutimit të penaltive.

 Në  96 ndeshje  zhvilluara janë regjistruar 275  gola dhe janë ndëshkuar 13  futbollist me kartonë të kuq.

 Listën e golashënuesve më  të mirë e kryeson Lionel Mesi me 8 gola të shënuar  dhe  2  penalti  të humbura, pas  tij  janë  Mbape dhe Haland  me nga 7 gola  dhe  Harri Kejn me  6  gola.

Advertisement

 Mbrojtësi i Egjiptit, Mohamed Hany, u bë futbollisti i parë në histori që realizon dy autogola në të njëjtin edicion të Kupës së Botës

 Botërori  2026  ka  regjistruar edhe numrin  rekord  të  tifozëve. Kështu që deri në përfundimin e fazës së 1 / 8 finale në Kupën e Botës FIFA 2026, numri total i tifozëve në tribuna ka arritur në mbi 6.25 milionë spektatorë.

Kjo shifër ka thyer çdo rekord historik të pjesëmarrjes në kompeticionet botërore të futbollit dhe besohet se deri në përfundim të  Kupës së Botës numri i  tifozëve  mund  të arrijë afro 7 milion.

Pavarësisht shifrave mbresëlënëse Botërori 2026 do të mbahet mend edhe për vendime të diskutueshme të arbitrave, akuza dhe dyshime për favorizime të kombëtareve të caktuara por edhe për implikimin e politikës në futboll.

Kujtojmë  se  sonte me fillim në  orën  22:00  zhvillohet  çerekfinalja e parë  ku  do të përballen Franca – Maroku, ndërsa  nesër mbrëma  me  fillim në ora  21:00, takohen  Spanja – Belgjika.
 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA NGA GJIBRALTARI NIS SFIDAT EVROPIANE

Published

on

Shkëndija  sonte  zhvillon ndeshjen e xhiros së parë në UEFA Konferencë Liga  kundër ekipit Europa FC në Gjibraltar duke kërkuar përkushtim maksimal dhe fitore për të lehtësuar ndeshjen e kthimit.

Sonte  me fillim në ora  19:30 klubi I futbollit Shkëndija  zhvillon ndeshjen e xhiros  së parë të UEFA Konferencë Liga kundër skuadrës  Europa FC të Gjibraltarit.

Ekipi  mbrëmë ka zhvilluar séancën zyrtare  stërvitore në terrenin ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Në  press konferencën zyrtare pritshmëritë për ndeshjen e sotme i shpalosën  trajneri Pollozhani dhe kapiteni Besart Ibraimi.

Trajneri Artim Pollozhani i cili zyrtarisht debuton si trajner i kuqezinjve në një ndeshje zyrtare siç është UEFA Konferencë Liga u shpreh optimist se edhe  këtë vit  ekipi  do të ketë  suksese.

Advertisement

 “Fillon një cikël i ri për ne, fillojmë Kupat e Europës, një cikël i rëndësishëm. Siç e përmendët edhe ju, vjet klubi bëri një sukses të jashtëzakonshëm në Europë. Por, ai sukses tashmë i përket së kaluarës dhe sigurisht që ne do të tentojmë të shkojmë goxha larg këtë vit, sepse potenciali ekziston. Mendoj që me një qasje dhe angazhim maksimal, nga i pari deri te i fundit, mund ta arrijmë larg. Sa i përket fazës përgatitore, është mjaft e rëndësishme që ajo kaloi me sukses dhe i gjithë grupi është i plotë, kështu që do të konkurrojnë të gjithë ata që janë gati për ndeshjen e sotme” deklaroi trajneri Artim Pollozhani

Kapiteni Besart Ibraimi theksoi se kuqezinjtë janë favorit por do të luajnë me  përkushtimin më lartë duke e respektuar kundërshtarin.

 “Të them të drejtën, në ndeshjen e nesërme Normal që ne jemi favoritë, por me të vërtetë përkushtimi ynë do të jetë maksimal. Duhet të qasemi me seriozitetin më të madh, sepse në ditët e sotme nuk ka ndeshje të lehta. Jemi përgatitur, e kemi analizuar kundërshtarin dhe shpresojmë që nesër ta fitojmë ndeshjen, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit ta kemi më lehtë” deklaroi kapiteni Besart Ibraimi

Ndeshja Europa FC – Shkëndija luhet sonte me fillim në ora 19:30.

Sonte me fillim në ora 19:00  skuadra tjetër nga Maqedonia e Veriut,  Sileksi është mysafire e  Dinamo Minsk.

Advertisement

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat