Connect with us

Sport

BOTËRORI 2026: SONTE GJYSMËFINALJA FRANCA –SPANJA

Published

on

Sonte  me  fillim në  ora  21:00 në Teksas  do  të  zhvillohet ndeshja e parë   gjysmë  finale e  Botërorit  2026  ku  do të  përballen  Franca  dhe  Spanja . Në  tribunat e  stadiumit  pritet  që të pranishëm të jenë  95 mijë tifozë ndërsa  drejtësi  do të  ndaj Ivan Barton nga  Salvadori.

Franca dhe Spanja do të përballen sonte në Teksas në gjysmëfinalen e parw tw Botërorit 2026, në një duel mes dy prej kombëtareve më të suksesshme të futbollit evropian. Franca, kampione e botës në vitin 2018, synon finalen e tretë radhazi në Kupën e Botës, ndërsa Spanja kërkon të rikthehet në finalen e madhe për herë të parë që nga triumfi historik i vitit 2010.

“Gjelat” kanë zhvilluar një turne pothuajse perfekt. Pas tre fitoreve në fazën e grupeve, ata eliminuan Suedinë, Paraguain dhe Marokun, duke mos pësuar asnjë gol në fazën me eliminim direkt. Përzgjedhësi Didier Deschamps do të vendosë një rekord të ri me ndeshjen e tij të 26-të në historinë e Botërorëve si trajner dhe synon ta udhëheqë Francën drejt një tjetër finaleje. Ndërkohë, Kylian Mbappé pritet të jetë i gatshëm, pavarësisht se u zëvendësua në çerekfinale ndaj Marokut.

Nga ana tjetër, Spanja nisi turneun me një barazim pa gola ndaj Kepit të Gjelbër, por më pas gjeti ritmin duke fituar grupin dhe eliminuar Austrinë, Portugalinë  dhe Belgjikën. Heroi i dy ndeshjeve të fundit ka qenë Mikel Merino, i cili realizoi golat vendimtarë në minutat e fundit. Skuadra e Luis de la Fuente nuk ka humbur asnjë ndeshje në kohën e rregullt që nga marsi i vitit 2024 dhe numëron 36 takime radhazi pa humbje, duke iu afruar rekordit historik të Italisë.

 Pra sonte me fillim në ora 21:00 pritet  një spektakël i vërtet i dy ekipeve gjigante  siç janë Franca dhe Spanja.

Advertisement

Kujtojmë  se neër  mbrëma  po  në ora 21:00  do të  zhvillohet  gjysmëfinalja e dytë e Botërorit  2025, Anglia – Argjentina.

Sport

INFANTINO DO 64 SKUADRA, GJASHTË PËRFAQËSUESE SIGUROJNË PJESËMARRJEN NË BOTËRORIN 2030 PA U MBYLLUR AI I 2026-ËS

Published

on

Edhe pse Kupa e Botës 2026 është ende në zhvillim dhe po i afrohet fundit, gjashtë kombëtare e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në Botërorin 2030.

Bëhet fjalë për Spanjën, Portugalinë dhe Marokun, tre vendet organizatore kryesore të turneut, si edhe Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain, të cilat do të presin ndeshjet përkujtimore të 100-vjetorit të Kupës së Botës. Si vende pritëse, të gjashta kombëtaret janë kualifikuar automatikisht.

Ndërkohë, pjesa tjetër e vendeve do të sigurohet përmes fazave eliminatore kontinentale, që pritet të zhvillohen gjatë viteve 2027-2029.

Në të njëjtën kohë, FIFA po shqyrton seriozisht mundësinë e një zgjerimi tjetër të turneut. Presidenti Gianni Infantino po mbështet idenë që Botërori 2030 të zhvillohet me 64 kombëtare, në vend të formatit aktual me 48 skuadra. Nëse miratohet, ky do të ishte zgjerimi më i madh në historinë e Kupës së Botës.

Continue Reading

Sport

ÇKA PO NDODH ME KF BASHKIMIN AKOMA NUK KA NIS ME PËRGATITJE ?!

Published

on

Klubi i futbollit Bashkimi i Kumanovës është skuadra e vetme që akoma nuk  ka  filluar përgatitjet edhe pse kampionati  fillon më 25 korrik. Çka po ndodhë me  Bashkimin kush do të jetë trajner i ri dhe me cilët futbollist do të vazhdon kampionatin mbetet vetëm enigmë?

Kampionati i  ri i futbollit 2026/2027 në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut është caktuar të fillon më 23 korrik me ndeshjet e xhiros së parë, ndërsa të gjitha ekipet janë fazën e përgatitjeve qoftë në terrenet vendore apo në ndonjë Qendër sportive në vend apo jashtë.

Skuadra e vetme që deri më ditën e  sotme nuk ka filluar përgatitjet është Bashkimi i Kumanovës. Kohëve të fundit flitej se  të mërkurën pra nesër do të fillojnë përgatitjet me  trajnerin Muarem Muarem. Por i njëjti  nga  dita e sotme  fillon të  punon si trajner  përgjegjës me KF Skopjen.

Pra mbetet enigmë e madhe se kur dhe si  do të nis  përgatitje  për kampionatin e ri 2026/2027. Gjithashtu tani më është e njohur se nga ekipi janë larguar pjesa më e madhe e  futbollistëve të cilët  ishin bartës të  ekipit në kampionatin e kaluar, ndërsa nuk ka asnjë shenjë se janë ofruar lojtar të rinj.

Dilema  vazhdon të mbetet se kur dhe  a do të nis Bashkimi me përgatitje për  kampionatin e ri  dhe me çfarë futbollistësh do të jenë ne ekip  apo do të vazhdojnë me kategorinë e juniorëve!?

Kujtojmë se  klubi i futbollit  Bashkimi  në kampionatin e kaluar përfundoi  në pozitën e shtatë me 42  pikë të  grumbulluara.

Advertisement
Continue Reading

Sport

BOTËRORI 2026: NË GJYSMËFINALE KATËR EKIPET MË TË MIRA NË RENDITJEN E FIFA-s

Published

on

Me kompletimin e ndeshjeve  çerekfinale  mësohen  dyshet   gjysmëfinaliste  të Botërorit  2026, pra aktualisht katër kombëtaret  më të mira  në botë si  Franca, Argjentina,  Spanja  dhe Anglia . Në çerekfinale, Anglia mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1, ndërsa kampionia në fuqi Argjentina triumfoi 3-1 ndaj Zvicrës pas kohës shtesë.

Botërori 2026 ka hyrë në fazën vendimtare, ndërsa është shkruar një faqe e re në historinë e Kupës së Botës. Për herë të parë katër kombëtaret e para në renditjen zyrtare të FIFA-s kanë siguruar njëkohësisht një vend në gjysmëfinale.

 Franca, Argjentina , Spanja dhe Anglia do të luftojnë për dy vendet e finales, duke konfirmuar dominimin e tyre në futbollin botëror. 

 Me  katër ndeshjet çerekfinale  tani më janë zhvilluar 100 ndeshje në këtë edicion të Kupës së Botës, ku  janë regjistruar 80  fitore dhe 20  barazime katër venmde kualifikim në raundin e radhës e kanë siguruar me penalti dhe atë 3 ndeshje  në  fazën e 1/16 dhe një në fazën e 1/8 të finales.

 Në 100 ndeshjet e  zhvilluara  janë shënuar 287 gola, ndërsa 14 futbollist janë ndëshkuar me kartonë të kuq. Kujtojmë se në të dyja ndeshjet e fundit çerekfinale  ka  pasur ankesa të shumta përndarjen e drejtësisë. Listën e gola shënuesve e  kryesojnë Lionel Mesi dhe  Kilian Mbappe me nga  8 gola

Advertisement

 Në çerekfinale, Anglia mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1, ndërsa kampionia në fuqi Argjentina triumfoi 3-1 ndaj Zvicrës pas kohës shtesë.

Më herët, Franca dhe Spanja kishin siguruar gjithashtu kualifikimin, duke kompletuar një katërshe historike.

 Gjysmëfinalja e parë nesër  me  fillim në ora 21:00,do të vërë përballë Francën dhe Spanjën në Dallas, ndërsa një ditë më pas Argjentina dhe Anglia do të sfidojnë njëra-tjetrën në Atlanta.

 Finalistet do të takohen në ndeshjen vendimtare më 19 korrik në Nju Jersey.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat