Connect with us

Sport

SKOPJE  DHE ARSIMI  ZHVILLUAN  KONTROLLUESEN E FUNDIT

Published

on

Një javë para fillimit  të sezonit 2026/2027 në Ligën e parë, ndeshje të fundit kontrolluese zhvilluan Skopje dhe Arsimi. Për dy këto ekipe kjo ndeshje ishte testi i fundit para ndeshjeve kampionate kundër Shkëndijës gjegjësisht Tikveshit.

 Klubi i futbollit Arsimi nga ekrani në kuadër të fazës së fundit të përgatitjeve  për sezonin 2026/27 që fillon më 25  korrik,  të  dielën  ka  zhvilluara ndeshjen e fundit kontrolluese në Lagjen e Autokomndës  në  Shkup  me  debutuesin në Ligën e parë ekipin Skopje .

Për trajnerin e  ekipit Skopje,  Muarem Muarem ishte një fillim i ri, si  trajner  përgjegjës  i  ekipit nga  Autokomanda .

Dy  trajnerët e ekipeve Muarem Muarem i Skopjes dhe Vildan  Saliju  i  Arsimit  gjatë 90 minutave  në lojë  kanë  inkuadruar  të gjithë  futbollistët  për të  cilët  besojnë se në kampionatin e ri do të jenë bartës të ekipeve përkatëse.

 Ndeshja  në  fjalë ka përfunduar  2-1  për ekipin vendas, ndërsa  autore të golave  ishin Andrej Cvetkovski dhe Jesild Kapllanaj për  Skopjen  dhe  Glogorov  për  Arsimin.

Advertisement

Kujtojmë  se  në ndeshjet e xhiros  së parë Skopje është mysafire e  Shkëndijës në Gostivar, ndërsa Arsimi mysafire e Tikveshit në Kavadar.

 

 Shaban Sinani – TV Koha

Sport

FORMULA 1: ANTONELLI FITUES I ÇMIMIT I MADH TË BELGJIKËS

Published

on

Andrea  Antonelli doli  fitues i garës Çmimi i Madh të Belgjikës, para Monegasku  që  doli i  dyti  dhe Max Verstappen në  pozitën e  tret. Antonelli  tani  kryeson me  204 pikë , 45 më shumë se Lewis Hamilton dhe 50 më shumë se shoku i tij i skuadrës, George Russell

 Piloti  italian Andrea Kimi Antonelli është fitues në Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula  1,  që ishte  gara e  dhjetë sezonale. Një sukses i merituar  i pilotit të Mercedes, që tashmë  shkëputet me  45 pikë nga  vendi i dytë në renditjen e përgjithshme

 Në garën  ku kryesuan katër  pilotë  të ndryshëm,  19 vjeçari  italian arriti të marrë kreun  10-të  xhiro  nga fundi , duke e mbrojtur atë nga  sulmet e CharlesLecrelc me Ferarin. Në  vendin e dytë  doli Monegasku, ndërsa  në podium u ngrit edhe  Max Verstappen me  Red Bull  në një garë të mirë  për  holandezin , që la  pas  Luis Hamiltonin me ferrarin  që  doli i katërti

Humbës më i madh i kësaj gare  është Gerge Russell me Mercedes, që pati një   kontakt me Hamilton në start dhe u tërhoqë.

Kështu Antonelli shkon në kuotën e 204 pikëve,45 më shumë se Lewis Hamilton dhe 50 më shumë se shoku i tij i skuadrës, George Russell. Gara e radhës do të jetë pas një jave në Hungari.

Advertisement
Continue Reading

Sport

SPANJA KAMPIONE E BOTËS PËR HERË TË DYTË!

Published

on

Pas 39 ditësh plot emocione, surpriza dhe netësh futbolli, mbrëmë me ndeshjen  finale mes Spanjës dhe Argjentinës në mënyrë spektakolare u mbyll edicioni i 23-të Botërori i futbollit që kësaj radhe u mbajt në SHBA, Kanada dhe Meksikë.  Fituese e  Kupës së Botës doli Spanja e cila në finale pas 120 minuta lojë mundi Argjentinën  1-0. Trofeun ekipit kampion Spanjës, ia dorëzuan presidenti i FIFA-s Giani Infantino së bashku me presidentin e SHBA-s Donald Tramp dhe dhe Mbretit të Spanjës, Felipe VI.

 Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit.

Heroi i finales ishte Ferran Torres, me golin e shënuar minutën e 106-të.

Me këtë sukses, Spanja fiton Kupën e dytë të Botës në historinë e saj, pas triumfit të vitit 2010.

Kupa e Botës 2026 ishte edicioni i parë me 48 kombëtare dhe turneu më i madh i zhvilluar ndonjëherë nga FIFA, me 104 ndeshje të luajtura në SHBA, Kanada dhe Meksikë me  311 gola  të shënuar dhe 15  kartonë të kuq, ndërsa ndeshjet nga tribunat e stadiumeve  i kanë ndjekur 6,810,966 spektatorë.

Advertisement

Pas përfundimit të finales, ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe dorëzimit të Kupës së Botës u zhvillua në praninë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Mbretit të Spanjës, Felipe VI.

Virale është bërë pamja ku gjatë ceremonisë së finales, Messi shihet me lot në sy, sipas të gjitha gjasave duke përmbyllur një epokë të ndritshme në kampionatet botërore në fanellën e Argjentinës.

Rodri u shpall Lojtari më i mirë i turneut, pasi ishte figura kryesore e Spanjës gjatë gjithë kampionatit, Cubarsi merr çmimin e talentit më të ri, ndërsa golashënuesi më i mirë i këtij Botërori u  shpall Kilian Mbappe me 10 gola të shënuar.

Kujtojmë vendi i tretë i takoi Anglisë e  cila  në ndeshjen spektakolare dhe më të bukurën në këtë kampionat mundi Francën 6-4.

Për shumë gjëra ky Kampionat ishte ndryshe. Kjo u dëshmua edhe me shoun muzikor pas përfundimit të pjesës së parë të finales, ku FIFA e vendosi sipas shembullit të sporteve profesionale amerikane. Për këtë shkak pauza zgjati 27 minuta, 12 më shumë se sa që lejohet me rregullat e FIFA-s.

Advertisement

Para fillimit të ndeshjes u prezantuan Robi Vilijams, Nikol Sherzinger, Laura Pauzini dhe Post Meloun dhe një fjalim inspirativ mbajti edhe Tom Kruzi, kurse në pauza u paraqitën edhe Madona, Shakira, Xhastin Biber dhe BTS.

Edicioni i 24-të Kupa e  Botës  në vitin 2030 do të mbahet  në Spanjë, Portugali dhe  Maroko

Continue Reading

Sport

BOTËRORIT 2026: FIFA DO T’I DHUROJË KAMPIONËVE UNAZA TË VEÇANTA!

Published

on

Federata Botërore e futbollit FIFA krahas Kupës për  ekipin fitues kësaj  radhe  ka  vendos që futbollistët ekipit kampion të shpërblehen me nga një unazë, praktikë e njëjtë sikurse në NBA ku kampionët e sezonit marrin unazën dhe trofeun siguruar. Ndërkohë që  FIFA  ka  caktuar arbitrin sllovenin Slavko Vinçiq që të  drejtoj  finalen mes  Argjentinës dhe  Spanjës

 FIFA sjell traditën e NBA-së, fituesit e Botërorit 2026 do të marrin nga një unazë.

Kampioni i Evropës, Spanja do të luajë me kampionin e Amerikës Jugore dhe Botës, Argjentinën në një ndeshje që sheh përballjen e shumëpritur mes dy 10-shave të Barcelonës, Lamine Yamal dhe Lionel Messi.

Më tutje FIFA ka vendosur që të bëjë diçka ndryshe edhe këtë botëror sikurse të kaluarin.

Në Katar, Messit i ishte dhënë një veshje tradicionale nga ai vend dhe tashmë fituesit e këtij edicioni do të shpërblehen me nga një unazë, praktikë e njëjtë sikurse në NBA ku kampionët e sezonit marrin unazën dhe trofeun.

Advertisement

Kjo do të jetë një koleksion me edicion të kufizuar prej 2,026 unazash, me 30 të rezervuara për fituesit dhe 1,996 në dispozicion të tifozëve në të gjithë botën.

Kujtojmë se finalja e madhe Spanjë-Argjentinë, do të luhet në “MetLife Stadium” të dielën në orën 21:00 ndërsa Slavko Vinqiq është emëruar nga FIFA për të drejtuar finalen e Kupës së Botës 2026 ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “Nju Jork Nju Xhersy”.

Me këtë emërim, 46-vjeçari nga Maribori bëhet arbitri i parë slloven që gjykon një finale të Kupës së Botës dhe i 23-ti në histori që merr këtë përgjegjësi.

 Ndeshja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë do të zhvillohetnesër  me  fillim në ora 23:00

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat