Sport
Spektakël boksi në Gostivar, Benjamin Imeri kryeson mbrëmjen me duelin ndaj kolumbianit Mosquera
Qyteti i Gostivarit do të jetë sot (e enjte) amfiteatri i një spektakli të vërtetë boksi profesional, ku do të ngjiten në ring boksierë nga i gjithë Ballkani dhe bota. Në përballjen kryesore të mbrëmjes, vëmendja do të jetë te boksieri Benjamin Imeri, i cili do të matë forcat me rivalin nga Kolumbia, Edwin Mosquera.
Për të qenë në formën më të mirë të mundshme për këtë sfidë, Imeri ka zhvilluar një fazë përgatitore mjaft intensive dy-mujore, duke premtuar një përballje të fortë dhe me rivalitet të lartë.
Përveç duelit kryesor, organizatorët kanë parashikuar edhe një seri ndeshjesh të tjera mjaft interesante, ku do të përballen emra të njohur të boksit nga rajoni dhe më gjerë.
Një nga organizatorët e këtij eventi, ish-boksieri i njohur Nelson Hysa, shprehet i bindur se e nesërmja do t’u dhurojë adhuruesve të boksit një mbrëmje të jashtëzakonshme sportive.
“Benjamin Imeri është një boksier mjaft i mirë dhe me cilësi të larta. Presim që ndeshjen e nesërme ta përfundojë me një rezultat pozitiv për të,” tha Hysa gjatë prononcimit të tij.
Gostivari mirëpret kështu një event të përmasave ndërkombëtare, ku pritet prani e madhe e tifozëve për të mbështetur boksierët dhe për të shijuar emocionet e ringut.
Sponsor kryesor i kësaj mbrëmjeje të madhe të boksit është kompania Global Immobilien.
Sport
TENIS: ZVEREV DHE RYBAKINA FITUES NË US OPEN 2026
Aleksandër Zverev në kategorinë e meshkujve dhe Elena Rybakina në atw të femrave janë fituesit e grand slam-it US Open 2026. Zverev mundi amerikanin Ben Shelton, ndërsa Rybakina mundi bjellorusen Sabalenka.
Tenisti gjerman Aleksandër Zverev në finalen dramatike grand slam-it US Open 2026, mundi amerikanin Ben Shelton 3-1 në sete, në duelin që zgjati 3 orë e 36 minuta ale të US Open 2026.
Për gjermanin Aleksandër Zverev ishte kjo finalja e dytë në një Grand Slam në Nju Jork. Në vitin 2020, ai humbi ndaj Dominik Thiem. Ndërsa Shelton arriti në finalen e tij të parë në një Grand Slam. Përpara finales në Nju Jork, Zverev dhe Shelton nuk kishin luajtur kurrë kundër njëri-tjetrit në një turne Grand Slam. Ata kanë gjithsej gjashtë ndeshje mes veti të cilat të gjitha i ka fituara gjermani.
Në kategorinë e femrave Elena Rybakina ka shkruar historinë duke fituar titullin e US Open 2026, pasi mposhti në një finale spektakolare numrin 1 të botës dhe dy herë kampionen në fuqi, Aryna Sabalenka, me rezultatin 2-1 në sete.
Duke filluar nga e hëna, Rybakina do të jetë zyrtarisht numri 1 i ri i renditjes botërore.
Për 27-të vjeçaren, ky është titulli i tretë Grand Slam në karrierë dhe i dyti për këtë sezon, pas suksesit në Australian Open 2026 dhe triumfit të saj të mëparshëm në Wimbledon 2022.
Sport
SHERIFI, SHËNOI GOL IA DEDIKOI SHOKUT TË SKUADRËS QË HUMBI JETËN TRAGJIKISHT!
Një gjest sportiv dhe emocional ka prekur zemrat e futbolldashësve në terrenet e Ligës së Tretë.
Opinioni sportiv por edhe I gjithë vendi u trondit nga lajmi tragjik për vdekjen e 21-vjeçarit, Daniel Nikolovski.
Ramadan Sherifi i cili e shënoi për KF Drita në duelin e xhiros së parë kundër Jehonës së Përshefcës që përfundoi me rezultatin 7:1, golin ia dedikoi futbollistit 21-vjeçar Daniel Nikolovskit, i cili humbi jetën në një aksident trafiku. I ndjeri këtë verë iu bashkuar skuadrës së Dritës nga Bogovina.
Gjesti i Sherifit ka bërë jehonë të madhe në vend duke dëshmuar edhe një herë se sporti bashkon njerëzit.
Talenti nga Tetova humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në drejtimin rrugor Mavrovë – Gostivar. Paraprakisht kishte luajtur për Teteksin, skuadrën gjermane Relingen dhe atë kroate Vitez nga Zara.
Sport
LIGA E DYTË: KF KAMJANI ME HUMBJE MINIMALE NË GJORÇE PETROV
Tre fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithsejt 17 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në xhiron e pestë në ligën e dytë të futbollit. Ndeshja Rabotniçki – AP Brera është anuluar.
Makedonija Gj.P shënoi fitore minimale 1-0 kundër debutuesit në Ligën e dytë ekipit të Kamjanit me një gol të vetë që e realizoi Temelkov në minutën e 70 të lojës.
Me këtë fitore vendasit i dhanë fund serisë prej dy humbjesh dhe iu afruan pjesës së epërme të tabelës me 7 pikë po aq sa ka edhe Kamjani
Në ndeshjet tjera kryesisht fitore kanë shënuar ekipet favorite si Ohri në përballjen me Euromilk 2-1, Novaci kundër Detonit Plaçkovica 3-1, Pelisteri ndaj Shkupit , Osogova në terren të vet pësoi humbje nga Kozhufi 0-1 dhe Shkupi vazhdon të mbetet skuadra e vetme pa asnjë fitore pasi dhe pësoi 0-4 nga Pelisteri.
Në ndeshjen e para fundit të javës së pestë mbrëmë në Strumicë Bellasica dhe Teteksi luajtën barazim 2-2, ndërsa ndeshja Rabotniçki – AP Brera është anuluar.
Pas kompletimit të javës së pestë në ligën e dytë tabelën e kryeson Ohri me 12 pikë e ndjekur nga Pelisteri me 11 dhe AP Brera me 10 pikë dhe një ndeshje më pak. Kamjani me 7 pikë në pozitën e gjashtë.
-
Lajme nga vendi2 months agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

