Connect with us

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 04 Gusht

Published

on

Dje në ora 09:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 21-vjeçar nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale „grabitje“ sipas nenit 237 të Kodit Penal. Sipas denoncimit, po këtë ditë në ora 04:00, duke e kërcënuar me thikë, i ka marrë para një 19-vjeçari  nga Tetova. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

…….Dje në ora 01:10 në SPB Tetovë është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në rrugën „Vëllezërit Milladinovi“ në Tetovë, në një objekt ndihmës në pronësi të një 38-vjeçari nga Tetova. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është fikur nga vetë pronari. Këqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

…….Dje në ora 12:20 në DPB Gostivar, një grua 34-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se gjatë muajit qershor 2026 është mashtruar dhe vënë në lajthitje nga një avokat nga Gostivari për një shumë prej 800 eurosh. Sipas denoncimit, pas konsultimeve të mëparshme lidhur me një procedim zyrtar, avokati i ka kërkuar të paguajë për pretendim përfaqësimi në një lëndë, për të cilën pas verifikimeve të kryera ka konstatuar se nuk ekzistonte fare. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……Dje në ora 15:45 në DPB Gostivar është denoncuar se në lagjen „Pitarnica“ në Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të udhëtarëve „BMV“ me targa austriake, i drejtuar nga një 32-vjeçar nga fshati Forinë e Gostivarit, dhe një biçiklete të drejtuar nga një 43-vjeçar  nga Gostivari. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, të konfirmuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Këqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi hetimor i DPB Gostivar.

…….Dje në ora 21:40 në Stacionin Policor Tearcë, një 77-vjeçar nga fshati Përshevcë e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 18:45 përballë oborrit të tij, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme për një automjet të parkuar, është sulmuar fizikisht nga dy persona nga po i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

…….Dje në ora 21:15 në rrugën „Jane Sandanski“ në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 32-vjeçar nga Tetova pasi u soll në mënyrë agresive dhe nuk veproi sipas urdhrave të dhëna nga zyrtarët policorë që po kryenin detyrën zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë parashtresë përkatëse.

……Dje në ora 16:30 në Stacionin Policor Tearcë, një person ka denoncuar se e dashura e tij 20-vjeçare dhe shoqja e saj 16-vjeçare, të dyja nga fshati Përshevcë e Tetovës, derisa ishin në një automjet taksi, shoferi ka filluar të sillet në mënyrë të papërshtatshme, nuk e ka ndalur automjetin dhe nuk i ka dërguar në lokacionin e kërkuar. Sipas denoncimit, ato kanë arritur të kërcejnë nga automjeti në lëvizje dhe kanë kërkuar ndihmë. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat