Connect with us

Lajme nga vendi

Driton Kuçi ambasador edhe për një mandat, Jusufi në Stokholm, Todorovska në Prishtinë

Published

on

Qeveria ka bërë gati listën e ambasadorëve të rinj që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në disa prej misioneve diplomatike jashtë vendit. Në mesin e emrave të propozuar janë diplomatë karriere, por edhe persona nga fusha të tjera profesionale, ndërsa disa prej tyre do të marrin mandat të dytë në postet ku tashmë shërbejnë, transmeton portali zyrtare.net.

Në seancë qeveritare ka kaluar emri i Driton Kuçit, për ambasador në Oslo të Norvegjisë, dhe Elma Altorok, për ambasadore në Kajro të Egjiptit.

Ndërkohë, Kuçi tashmë është ambasador në Oslo dhe ky do të jetë mandati i tij i dytë, ndërsa Altorok është aktualisht ushtruese e detyrës në ambasadën në Kajro.

Sipas informacioneve jozyrtare nga burime qeveritare për „Sloboden Peçat“, Filip Pashu është zgjedhur ambasador i Maqedonisë në Athinë. Më 31 dhjetor 2021, ai ishte emëruar ushtrues detyre i drejtorit të NP „Parkingjet e Qytetit“, ku më herët kishte punuar edhe si zëvendësdrejtor dhe kryetar i Bordit Drejtues.

Në Budapest, Maqedoninë do ta përfaqësojë Tatjana Loparski, ish-gazetare dhe tash pronare dhe drejtoreshë ekzekutive e një prej agjencive kryesore të PR-së në Maqedoni, „Element PR“. Ajo konsiderohet eksperte për marrëdhëniet me publikun.

Advertisement

Avokati Jasmin Kalaç është zgjedhja e Qeverisë për ambasador në Sarajevë. Kalaç nuk është ndër avokatët më të njohur që janë angazhuar në raste të bujshme, përveç faktit se është i angazhuar në rastin „Puls“ për tragjedinë në Koçan, si mbrojtës i ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami.

Më herët janë zgjedhur edhe katër ambasadorë të tjerë, të cilët presin mbrojtjen e tezave në Kuvend. Në Bullgari do të shkojë Krum Efremov, diplomat karriere, i cili më parë ka qenë ambasador në Ukrainë.

Gabriel Atanasov do të jetë ambasador në Rumani, ku më parë kishte shërbyer gjithashtu.

Muharem Jusufi, i punësuar në Ministrinë e punëve të Jashtme do të jetë ambasador në Stokholm, Suedi, ndërsa në Prishtinë do të na përfaqësojë Katerina Todorovska.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat