Connect with us

Lajme nga vendi

“SAFE CITY” NIS TË NDJEK EDHE TARGAT E HUAJA!

Published

on

Nëse vozitni me 80 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është vetëm 50 km/h, ndërkohë që keni targa të huaja – do të kaloni pa u ndëshkuar, pasi kamerat e sistemit “Qytet i Sigurt” ende i evidentojnë vetëm shoferët vendas.

Problemi është veçanërisht i theksuar gjatë periudhës së verës, kur nëpër vend tranzitojnë mijëra shoferë të huaj, pa mundësi që të regjistrohet dhe të sanksionohet shpejtësia e tyre apo çfarëdo shkeljeje tjetër para se të kalojnë kufirin e Maqedonisë së Veriut.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) thonë se sistemi “Qytet i Sigurt” këto ditë do të fillojë të funksionojë fillimisht në pikën kufitare “Tabanoc”, ndërsa së shpejti edhe në të gjitha pikat kufitare.

Megjithatë, nuk ka një afat konkret se çfarë nënkupton “së shpejti”.

“Sistemi ‘Qytet i Sigurt’ këto ditë do të fillojë të funksionojë në pikën kufitare Tabanoc, ku të gjithë shoferët e automjeteve me targa të huaja, të cilët sistemi i ka evidentuar se kanë kryer kundërvajtje ose vepër penale në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të njoftohen për shkeljen e kryer, do t’u lëshohet procesverbal për kundërvajtjen në komunikacion me urdhërpagesë, pas së cilës do t’u ofrohet mundësia të paguajnë ose do të dërgohen para gjykatës kompetente me procedurë të përshpejtuar. Kjo mënyrë funksionimi së shpejti do të fillojë të zbatohet në të gjitha pikat kufitare”, thonë nga MPB-ja.

Advertisement

Derisa të bëhet e qartë se si urdhërpagesat apo procedurat gjyqësore do të funksionojnë në praktikë, për shtetasit e huaj e vetmja pengesë në rrugë mbeten policët e komunikacionit, të ashtuquajturit “ndjekës” apo patrullat me radar.

Kamerat e këtij sistemi, gjatë pesë muajve të parë, kanë evidentuar mbi 120 mijë kundërvajtje, prej të cilave madje 95 për qind kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat