Lajme nga vendi
VLEN: “NJERËZIT E ARTANIT” U VERSULËN KUNDËR BDI-së
Ali Ahmeti, i përjetshmi në krye të BDI-së, po e luan sërish lojën me dy fytyra. Nga njëra anë, gjoja po e shpëton Artanin nga arresti, ndërsa nga ana tjetër, përmes Artanit po ia fut këmbën Bujarit.
Prej kohësh pëshpëritet se Bujar Osmani, pas dyerve të mbyllura, po kërkon që Aliu të tërhiqet, në mënyrë që BDI-ja sërish të bëhet një opozitë konkurruese. Ndërsa Bujari, natyrisht, mezi pret rastin për t’u vërsulur drejt kolltukut të kryetarit në Reçicë të Vogël.
Prandaj nuk është aspak e rastësishme që Ahmeti sërish e nxori në skenë trukun e vjetër me tërheqjen. Gjoja ai dëshiron të largohet, por njerëzit rreth tij nuk e lejojnë.
Intriganti Ahmeti po përpiqet ta forcojë përplasjen mes Artanit dhe Bujarit, duke e drejtuar me mjeshtëri gishtin nga Osmani si fajtor për qëndrimin e BDI-së ndaj aktakuzës për “Lotarinë Shtetërore”.
Thjesht, në BDI po zien.
Artani, përmes mbështetësve të tij besnikë, tashmë po dërgon mesazhe publike. Është e qartë se po e kupton se “të vetët” e kanë lënë në baltë. Deri dje i thoshin “shef”, “vëlla” dhe “king”, ndërsa sot të gjithë kanë ngritur duart dhe bëjnë sikur nuk e njohin.
Tani topi është te Artani. Ajo që ai, si “kutia e zezë” e BDI-së, do të thotë para organeve të drejtësisë, mund të përcaktojë fatin e të gjithë udhëheqjes së pareformuar të partisë.
Prandaj në Reçicë të Vogël nuk flenë të qetë. Disa kanë frikë nga ajo që di Artani, të tjerë nga ajo që mund të thotë, ndërsa të tretët tashmë llogarisin se kë do ta tërheqë me vete. BDI-ja prej kohësh nuk funksionon vetëm si parti politike, por si një bandë politike, interesi kryesor i së cilës janë tenderët dhe shpëtimi i lëkurës së vet.
Të drejtat e shqiptarëve janë vetëm “alibi e përsosur” për këtë udhëheqje të pareformuar të BDI-së, qëllimi i vetëm i së cilës është të mbrojë pasurinë e krijuar përmes korrupsionit dhe hajdutërisë.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

