Lajme nga vendi
950 fëmijë në Shkollën Falas të Notit në Çair, programi do të vazhdojë edhe pas verës
950 fëmijë të moshës 7 deri në 12 vjeç janë përfshirë këtë verë në Shkollën Falas të Notit, një program i organizuar për herë të parë nga Komuna e Çairit. Mësimet, të zhvilluara nën drejtimin e instruktorëve profesionistë, do të vazhdojnë deri më 1 shtator transmeton INA.
Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, programi do të vijojë edhe pas përfundimit të sezonit veror, përmes përfshirjes së notit në kuadër të orëve të edukatës fizike dhe shëndetësore në shkollat fillore të komunës.
Paralelisht, Komuna e Çairit ka paralajmëruar investime në infrastrukturën sportive, përfshirë punimet në pishinën e shkollës “7 Marsi”, me synim krijimin e kushteve për përfshirjen e një numri më të madh të fëmijëve në aktivitete sportive.
“950 fëmijë në Shkollën e Notit. Falas. Dhe ky është veç fillimi. Këtë verë, për herë të parë në Çair, e hapëm Shkollën Falas të Notit për fëmijët nga 7 deri në 12 vjeç. U regjistruan 950 fëmijë. Ky interesim na tregoi se kemi bërë pikërisht atë që u ka munguar shumë familjeve në Çair: një aktivitet sportiv të organizuar, cilësor dhe të qasshëm për çdo fëmijë, pa marrë parasysh mundësitë financiare të familjes. Prandaj, Shkolla e Notit nuk do të përfundojë me verën. Do ta bëjmë të përhershme. Deri më 1 shtator, fëmijët do të vazhdojnë mësimin falas me instruktorë profesionistë. Me fillimin e vitit të ri shkollor, noti do të vazhdojë në kuadër të orëve të edukatës fizike dhe shëndetësore në shkollat fillore të Çairit. Pra, atë që e nisëm këtë verë si Shkollë Falas të Notit, po e kthejmë në një mundësi të përhershme për fëmijët e Çairit. Në të njëjtën kohë, po vazhdojmë investimet në infrastrukturën sportive, përfshirë punimet në pishinën e shkollës “7 Marsi”, që gjithnjë e më shumë fëmijë të kenë kushte për t’u marrë me sport. Kjo është ideja e platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”: jo aktivitete sa për një ditë apo një verë, por programe dhe kushte që mbeten. Duam që sporti të jetë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve tanë dhe që asnjë fëmijë të mos mbetet jashtë vetëm sepse familja e tij nuk ka mundësi ta paguajë. E nisëm me 950 fëmijë. Tani po e bëjmë të përhershme. Sepse të gjithë fëmijët e Çairit janë e do rritën të barabartë!”, ka shkruar Mexhiti.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

