Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga juglindja.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 10 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 35 deri në 40 gradë.
Në Shkup, me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga jugu.
Nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga juglindja.
Lajme nga vendi
Rrahje në një lokal në Tetovë, 4 veta ndalohen në stacionin policor
Më 21.08.2026 në orën 02:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria Xh.U.(24) dhe R.Sh.(34), të dy nga fshati Tearcë, si dhe R.B.(41) dhe N.B.(47), të dy nga fshati Xhërmë, sepse në një objekt hotelerik në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje fizike ndërmjet tyre. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të vijojë fletëdenoncimi përkatës.
Lajme nga vendi
MICKOSKI “PROVOKON” NË SHQIPËRI, SHMANGET HIMNI SHQIPTAR NË PUSTEC
Një tjetër rast që ka cenuar protokollin zyrtar ka ndodhur gjatë vizitës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Pustec.
Në fillim të Festivalit Folklorik Maqedonas organizatorët kanë ekzekutuar vetëm himnin maqedonas, duke anashkaluar plotësisht luajtjen e himnit kombëtar shqiptar.
E njëjta sitiatë ka ndodhur edhe një vit më parë në po të njëjtin aktivitet.
Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolevski, sqaroi publikisht se ky aktivitet nuk u organizua nga institucioni që ai drejton, por nga shoqata “VMRO Shqipëri” e cila ka në krye ish-kryetarin e kësaj bashkie, Edmond Themelko.
Kolevski deklaroi se u kishte kërkuar paraprakisht organizatorëve zbatimin e rregullave protokollare për përfshirjen e të dy himneve, dhe se ndihej i keqardhur për situatën e krijuar.
Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij, Mickoski nënvizoi se ruajtja e identitetit dhe gjuhës duhet të shihet si urë miqësie e respektit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugëtimin e tyre të përbashkët drejt Bashkimit Evropian.
“Por duhet t`u them edhe diçka shumë qartë, maqedonasit jashtë kufijve të Maqedonisë nuk duhet të jenë temë vetëm gjatë festave dhe festivaleve. Kujdesi për gjuhën, kulturën e tyre dhe lidhjet e me atdheun duhet të jenë një politikë e qëndrueshme shtetërore”
Anashkalimi i himnit shqiptar për të dytën herë me radhë në këtë aktivitet shënon një precedencë të papranueshëm në marëdhëniet protokollare, pavarësisht mesazheve diplomatike për fqinjësi të mirë.
Lajme nga vendi
Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth
Në një situatë aspak të zakonshme në lagjen Karposh të Shkupit, një automjet ka mbetur i parkuar në rrugë edhe gjatë punimeve për asfaltimin.
Edhe pse punëtorët kanë nisur asfaltimin e rrugës, pronari i automjetit nuk e ka larguar makinën. Për pasojë, ekipet e asfaltimit janë detyruar të punojnë rreth automjetit, duke lënë pjesën poshtë tij pa asfalt.
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa qytetarët pyesin se si është e mundur që një automjet të mbetet në mes të rrugës gjatë punimeve të asfaltimit.
-
Lajme nga vendi3 weeks agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga vendi2 months agoZv/kryeministri Bekim Sali: Suedia mbetet mbështetëse e fuqishme e perspektivës sonë evropiane
-
Lajme nga vendi1 month agoKronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 08 Korrik

