Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 31 deri në 37 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare, pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 19, ndërsa maksimale do të arrijë 37 gradë.

Lajme nga vendi

Zjarri në spitalin modular: Familjarët të zhgënjyer nga drejtësia, Prokuroria e mbylli një hetim kurse tjetrin po e zvarrit pa dhënë detaje

Published

on

Pesë vjet pas tragjedisë që mori jetën e 14 personave në Spitalin Modular të Tetovës, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigje për përgjegjësinë lidhur me shkaqet e zjarrit. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit javën e kaluar e mbylli hetimin për prokurimin dhe ndërtimin e 19 spitaleve modulare, pa gjetur përgjegjësi penale, ndërsa një hetim tjetër për rastin, i nisur në vitin 2023, ende nuk ka përfunduar. Ndërkohë, dy ish-drejtorë të Spitalit të Tetovës janë dënuar për mosvendosjen e pajisjeve kundër zjarrit, por jo për shkaktimin e zjarrit. Familjarët e viktimave thonë se pas pesë vitesh pritje janë të zhgënjyer dhe ndihen të braktisur nga drejtësia, shkruan Portalb.mk.

Familjarë të zhgënjyer

Ibin Emshi i cili humbi babain dhe vëllaun e tij në tragjedinë e spitalit, i tha Portalbit se pas pesë viteve kishin ende shpresë se do të ketë drejtësi, por pas vendimit të fundit të prokurorisë ndihen të zhgënjyer.

“Kishim shpresë ende që prokuroria të sjell epilog, por e vendosi qershinë mbi tortë prokurori Islam Abazi, njëjtë si Krenar Lloga që e shpëtoi Mijallkovin. Kjo klasë politike e han turpin me bukë, vetëm premtime aspak vepra”, the Emshi.

Pas pesë vitesh heshtje u mbyll rasti në të cilin ishin të përfshirë Venko Filipçe dhe Koço Angjushev

Pas pesë vitesh në procedurë parahetimore Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit javën a kaluar e mbylli dosjen “Spitali Modular” dhe nuk gjeti fajtorë për një nga tragjeditë më të mëdha kombëtare. Kjo lëndë u hap dy ditë më vonë pasi ndodhi tragjedia.

Advertisement

Asnjë nga zyrtarët shtetërorë përgjegjës dhe individët e përfshirë nga komuniteti i biznesit nuk do të mbahen përgjegjës për vdekjen e 14 viktimave në zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

Vendimi u njoftua nga prokurorja që e udhëhoqi rastin, Verica Berzhecka Krsteva, e shoqëruar nga shefi i saj nga Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi.

Prokurorja shpjegoi se hetimi paraprak kishte qenë i orientuar vetëm drejt keqpërdorimeve të mundshme financiare dhe keqpërdorimeve të pozitës zyrtare gjatë furnizimit të 19 spitaleve modulare që u përdorën për hospitalizimin e pacientëve me COVID.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot kujtojmë lindjen e Nënë Terezës – shkupjanja shqiptare që ia kushtoi jetën më të varfërve

Published

on

Më 26 gusht 1910, në Shkup, lindi Nënë Tereza, një nga humanistet më të njohura në historinë moderne. Emri i saj i vërtetë ishte Gonxhe Agnesë Bojaxhiu, shqiptare me origjinë, e cila gjithë jetën ia kushtoi ndihmës ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve më në nevojë.

E lindur në Shkup, Nënë Tereza më vonë u largua drejt Indisë, ku nisi veprimtarinë e saj të gjatë humanitare. Ajo themeloi Misionaret e Bamirësisë, një organizatë që me kalimin e viteve u shndërrua në një rrjet ndërkombëtar, kushtuar kujdesit për njerëzit më të pambrojtur.

Puna e saj mori vlerësim mbarëbotëror. Në vitin 1979, Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, për përkushtimin dhe veprimtarinë e saj të jashtëzakonshme humanitare në ndihmë të njerëzve të varfër dhe më të rrezikuar në mbarë botën.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Kalkuta të Indisë, ku vazhdoi të kujdesej për njerëzit që jetonin në varfëri ekstreme dhe në kushte të vështira.

Nënë Tereza ndërroi jetë në Kalkuta më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare. Sot, emri dhe vepra e saj mbeten të lidhura me humanizmin, bamirësinë dhe përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë.

Advertisement

Nënë Tereza mbetet një nga personalitetet më të njohura të lindura në Shkup dhe një figurë shqiptare me jehonë botërore, e cila për dekada iu përkushtua ndihmës ndaj më të varfërve dhe të pambrojturve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB me 503 kallëzime penale, rreth 7 mijë shkelje nga drejtuesit e motoçikletve dhe katërçikleve

Published

on

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 18.05.2026 deri më 31.07.2026, Sektori për Çështjet e Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi aksione kontrolli të përforcuara në të gjithë territorin e vendit, të fokusuara te drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikleve dhe katërçikleve.

Gjatë kontrolleve u konstatuan gjithsej 6.932 kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikleve dhe katërçikleve, si dhe 33 kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e biçikletave.

“Numri më i madh i kundërvajtjeve u konstatua në territorin e SPB Shkup – 2.146, SPB Manastir – 992, SPB Veles – 856, SPB Kumanovë – 583, SPB Shtip – 544, SPB Tetovë – 541, SPB Ohër – 420 dhe SPB Strumicë – 327, ndërsa nga Njësiti Mobil për Sigurinë e Trafikut Rrugor u konstatuan 556 kundërvajtje. Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të konstatuara, 5.678 kanë të bëjnë me mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse gjatë drejtimit të këtyre llojeve të mjeteve”.

“Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Gjatë kontrolleve u konstatuan gjithashtu 15.715 kundërvajtje të tjera, ndërsa ndaj 503 drejtuesve janë paraqitur kallëzime penale, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal”.

“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e përforcuara në të gjithë territorin e vendit, me qëllim përmirësimin e sigurisë në trafik dhe respektimin e vazhdueshëm të rregullave dhe rregulloreve të trafikut. U bëjmë apel të gjithë drejtuesve të biçikletave, biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikleve, katërçikleve dhe mjeteve të lehta elektrike që të marrin pjesë me përgjegjësi në trafik, të respektojnë rregullat dhe rregulloret rrugore, të përdorin detyrimisht helmetë mbrojtëse dhe të mos drejtojnë mjete nën ndikimin e alkoolit ose substancave të tjera psikoaktive”, thonë nga MPB.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat