Lajme nga vendi
TETOVA NIKOQIRE E EDICIONIT TË 15-TË TË TIFF ODA
Nga data 16 deri më 22 shtator, Tetova do të jetë nikoqire e edicionit të pesëmbëdhjetë të festivalit të filmit Tiff ODA, në të cilët ditë, në Shtëpinë e kulturës në Tetovë, do të shfaqen filma të ndryshëm të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, ndërsa do të ketë edhe vork-shope për studentët dhe ata që merren me produkcion.
AGIM ADBULLA – Koordinator i TIFF ODA
“Këtë vit kemi filma nga 22 shtete të rajonit dhe botës. 14 filma të metrazhit të gjatë që ndahen në tre kategori, Ballkan Panora,a që është garuese, Europian Panorama me filma prestigjioz, do kemi edhe specialo screening, dhe filma të shkurtër që përbëhen nga disa kategori, kategoria e filmit të shkurtër dokumentar, të animuar dhe studentor”.
Festivali sivjet do të hapet me filmin DUA nga Blerta Basholli.
SABEDIN SELMANI – Drejtor i festivalit
“Fillimi i festivalit shënohet më 16 shtator, me filmin DUA nga Blerta Bashkolli, një prurje e re një filom fantastik që do shfaqim para publikut tonë. Ndërsa mbaron më 22 shtator me filmin Turpi dhe Paraja nga Visar Morina, film që na lumturon për faktin që e kemi prezent”.
Koordinatorja Ajshe Huseni u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë interesim, të vijnë për të parë filmat dhe njoftoi se hyrja do të jetë falas.
Majlinda Tafa nga Shqipëria, Sajmir Luma dhe Ibër Deari, do të jenë juria e festivalit të sivjetëm të filmit në Tetovë. Tiff ODA, edhe sivjet financohet nga Agjencia e Filmit, ndërsa përkrahet edhe nga komuna e Tetovës dhe Shtëpia e Kulturës.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

