Lajme nga vendi
30 shkolla dhe salla sportive –mbështetje e fortë nga partnerët europian për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe sportit
Shkolla fillore “Panajot Ginovski” në komunën e Butelit është një nga 30 shkollat në vend që marrin kushte cilësore për mësimdhënien e edukimit fizik dhe shëndetësor dhe për stërvitje sportive përmes projektit për rehabilitimin e objekteve të edukimit fizik dhe furnizimin e pajisjeve sportive në shkollat fillore dhe të mesme, të bashkëfinancuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Korniza Investuese e për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe Banka e Zhvillimit e Këshillit e Evropian (CEB).
Në eventin “MËSO, LUAJ, RRITU”, ku u prezantuan rezultatet e projektit, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska theksoi se organizatat partnere, të cilat mbështesin sinqerisht vendin në rrugën drejt integrimit evropian, po ndihmojnë në përmirësimin e kushteve në shkolla.
“Kjo do të thotë shumë për ne. Ne i japim përparësi të lartë arsimit sepse është një nga themelet e zhvillimit të çdo shoqërie dhe investimi më i rëndësishëm në të ardhmen e një vendi. Dhe ky themel ka disa komponentë. Njëri prej tyre është infrastruktura arsimore. Shkolla duhet të jetë një vend ku nxënësit vijnë me kënaqësi, një vend ku ndihen të sigurt, të pranuar dhe të motivuar për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të arritur potencialin e tyre të plotë”, tha Janevska.
Përveç investimeve në mjediset e shkollave sportive, ministrja Janevska theksoi se në dy vitet e fundit, Qeveria ka zbatuar ose është në fazën e zbatimit të 90 projekteve të tjera në infrastrukturën arsimorenëshumëkomuna.
“Ende kemi shumë punë për të bërë. Nuk duhet të harrojmë një shkollë të vetme ose një komunitet të vetëm lokal. Do të vazhdojmë të veprojmë hap pas hapi, me mbështetjen e partnerëve dhe me një qëllim të qartë – që çdo fëmijë të ketë kushte cilësore dhe dinjitoze për arsim”, tha ministrja Janevska.
Në këtë aktivitet folën edhe Ambasadori i BE-së Mihalis Rokas, ambasadorët e Italisë, Spanjës dhe Francës – Paolo Palminteri, Rafael Soriano Ortiz dhe Kristof Le Rigoler, si dhe Zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Tomas Boçek. Ata shprehën kënaqësi për rezultatet e arritura përmes projektit dhe dërguan një mesazh të përbashkët se investimet në arsim, veçanërisht në infrastrukturë, nuk duhet të ndalen.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Bashkisë së Butelit, Darko Kostovski, drejtori i shkollës Bllagorodna Sotirov, të cilët falënderuan kët bashkëpunim, përmes projektit, shkolla fillore “Panajot Ginovski” u përfshi edhe nga aktivitetet e rindërtimit.
Projekti “Rehabilitimi i objekteve të edukimit fizik në shkollat fillore dhe të mesme dhe furnizimi i pajisjeve sportive në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i bashkëfinancuar nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB), filloi në vitin 2024 dhe do të kushtojë rreth 3 milionë euro deri në përfundimin e plotë të të gjitha punimeve të ndërtimit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

