Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 16 Shtator
Më 16.09.2026 nga ora 10:00 deri në orën 11:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës, kanë kryer kontroll aksion në tri objekte në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar. Me këtë rast, për shkak të qëndrimit të paligjshëm dhe punës pa leje përkatëse në shtet, janë ndaluar O.P. (46), M.E. (71) dhe Ç.V. (74) nga Shqipëria, si dhe A.M. (39) dhe E.E. (40) nga Turqia. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse.
……Më 16.09.2026, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë kryer këqyrje në tri lokacione për shkak të grafiteve të shkruara, edhe atë: një grafit në xhamin e përparm e një objekti hotelier në rrugën “Koço Zozi”, pronë e N.Gj. (76) nga Gostivari, dy grafite në fasadën e një shtëpie pronë e Sh.S. (55) dhe dy grafite në një automjet udhëtarësh “Ford Ka”, pronë e Sh.M. (61). Po merren masa dhe aktivitete për zbulimin e kryerësit dhe për zbardhjen e rastit.
…….Më 16.09.2026 në orën 13:45 në DPB Gostivar, C.N., drejtor i Qendrës Konservuese Gostivar, ka denoncuar dëmtimin e një muri në lokalitetin arkeologjik “Kalaja”. Ekipet e policisë kanë kryer këqyrje në vendngjarje dhe janë konstatuar gërmime në tri lokacione. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….Më 16.09.2026 në orën 15:00 në lagjen Potok të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria N.M. (42) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “vjedhje” sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ajo dyshohet se më 14.09.2026 ka marrë para nga kuleta e N.H. (64) nga Tetova në vendin e tij të punës në një hapësirë parkimi në Tetovë. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Më 16.09.2026 në orën 17:50, një grua 60-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 16:00 në Gostivar, kunati i saj R.M. e ka sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshortin e saj L.M.. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
……Më 16.09.2026 në orën 18:50 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin I.B. (60) nga Tetova pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur një lëndë pluhur me ngjyrë kafe. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Më 16.09.2026 në orën 17:20 në Njësinë Policore Rostushë, A.A. (52) nga fshati Velebërdë ka denoncuar se në fshatin Bitushë, përderisa po kulloste delet, personi D. “N” e ka kërcënuar me armë zjarri-pistoletë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Më 16.09.2026 në orën 19:00, S.S. (29) nga Gostivari ka denoncuar se në rrugën “Beliçica” është sulmuar fizikisht nga H.Q. dhe edhe një person tjetër. Po punohet në zbardhjen e rastit.
……Më 16.09.2026 në orën 21:20 në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin M.Sh. (29) nga Gostivari në bazë të një telegrami të shpallur nga SPB Ohër – DPB Strugë, në bazë të dyshimit për vepër të kryer penale “vjedhje e rëndë”. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe për zbardhjen e rastit.
……Më 16.09.2026 në orën 22:35 në fshatin Pallçisht i Poshtëm të Tetovës, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Kamjan kanë privuar nga liria personin B.J. (37) nga fshati Bogovinë e Tetovës, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur një lëndë pluhur me ngjyrë të bardhë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

