Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verilindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nba 2 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri 14 gradë celsius.

Nga dita e martë moti prtiet të jetë me vranësira dhe më i ngrohët.

Lajme nga vendi

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

Published

on

Dy raste të ndara të kontrabandimit të drogës dhe tabletave janë zbuluar brenda burgut të Idrizovës brenda një dite.

Në rastin e parë, policia ka arrestuar një 30-vjeçare nga Shkupi, e cila kishte shkuar për vizitë te një i dënuar. Gjatë kontrollit personal, tek ajo janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me marihuanë.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një pakoje të destinuar për një të burgosur tjetër, zyrtarët e burgut kanë zbuluar 171 tableta. Pakon e kishte dorëzuar paraprakisht nëna e të burgosurit.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e të dy rasteve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LIGA E PARË: KOMPLETOHET JAVA E 13-të, KRYESON STRUGA TRIM LUM

Published

on

Dy fitore për skuadrat vendase, një barazim dhe dy fitore për ekipet mysafire  me  vetëm 7 gola  të shënuar është  epilogu i  xhiros së 13-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor. Kryeson Struga Trim Lum me 29 pikë.

Me dy ndeshjet e zhvilluara  dje  në kuadër të javës së 13-të në Kumanovë dhe Gostivar, u kompletua  java e 13-të e sezonit  vjeshtor ku tanimë lider në renditjen e tabelës është Struga Trim Lum ndërkaq vendet e fundit i mbajnë Bashkimi, Arsimi dhe  Skopje.

Bashkimi  i Kumanovës  në përballjen me  Bregallnicën ishte shumë pranë  fitores  pasi ishte në epërsi me golin e Favzi në minutën e 27-të, por në minutën e  74-të skuadra mysafire barazoi  shifrat në 1-1 me  autor Natanie Masko. Me  pikën e  fituar Bashkimi ngjitet  në pozitën e 8-të, ndërsa  Bregallnica me 14 pikë mbetet  në pozitën e 7-të.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar dje në Gostivar, Arsimi iÇegranit pësoi humbje 0-2 nga Shkëndija e Haraçinës me çka përfundimisht  duket se ka hyrë në krizë të thellë rezultatesh.

Haraçinasit në pjesën e dytë me  golat e Dashmir Elezit në minutën e  47 dhe Besir Demirit në minutën e 86-të nga penaltia me  plotë meritë fituan tre  pikët. Pas  kësaj  disfate  Arsimi me  10 pikë zbetë në pozitën e 9-të, ndërsa  Shkëndija e Haraçinës me 18 pikë ngjitet në pozitën e pestë.

Me kompletimin e xhiros  së 13-të, tabelën e kryeson   Struga  Trim Lum me 29 pikë e ndjekur na Shkëndija me 27,  Tikveshi dhe Vardari kanë nga  24 pikë.

Advertisement
Shkaku i obligimeve të reprezentacionit  A,  java e  14-të do të vazhdojë me  20, 21 dhe  22 nëntor me ndeshjet  Shkëndija e Haraçinës – Bashkimi, Skopje – Arsimi, Vardari – Tikveshi, Bregallnica – Struga Trim Lum dhe  Shkëndija – Sileksi.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

PËRMBARUESIT I “HËNGRËN” MJETET E SUBVENCIONIMIT PËR EFIKASITET ENERGJETIK! (VIDEO)

Published

on

Komuna e Tetovës ka miratuar Programin e aktiviteteve nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe natyrës për vitin 2026. Programi është miratuar nga Këshilli i Komunës më 30 dhjetor 2025 dhe është publikuar në “Fletoren Zyrtare të Komunës së Tetovës” nr.24  më 31 dhjetor 2025.

Në kuadër të projektit “Monitorimi i masave dhe premtimeve zgjedhore në Tetovë dhe Tearcë”, ku IFES me Programin e tij për përkrahje elektorale, organizon monitorimin e Komunave, Shoqata “Për Tetovën”  ka monitoruar dy Komuna; Tetovën dhe Tearcën.

Nga kjo Shoqatë thonë se Transparenca e Komunës së Tetovës lë shumë për të dëshiruar.

FLORENT BAJRAMI – Shoqata “Për Tetovën”

Për Komunën e Tetovës i kemi monitoruar masat e subvencionimit të inverterëve dhe bicikletave, masa të cilat janë në Programin e Mjedisit Jetësor të Komunës për vitin 2026, por nuk janë transferuar në mënyrë më të dukshme te Buxheti ku ka një subvencionim prej 1.5 milion denarë për efikasitet energjetik, mirëpo nuk janë të përmendura në mënyrë eksplicite masat për inverterë. Kështu që edhe pse kemi kërkuar dy herë përgjigje për informata me karakter publik, nga Komuna e Tetovës kemi marrë përgjigje se për këtë vit nuk janë paraparë subvencionime, por në mënyrë të përgjithshme, gjithsesi presim të kemi informata më të sakta dhe më të detajuara lidhur me këtë planifikim.

Advertisement

Me rebalancin e Buxhetit të Komunës, ka tendencë të rritet kjo linjë buxhetore për subvencionimin e efikasitetit energjetik, prej 1.5 në 2 milion denarë, mirëpo Shoqata “Për Tetovën” ende nuk i ka informatat e sakta se për cilën pjesë do të subvencionohen këto mjete.

Një prej masave më konkrete është subvencionimi i qytetarëve për blerjen e klimave inverter. Komuna ka paraparë 6.5 milionë denarë për këtë masë.  Programi parashikon publikimin e thirrjes, aplikimin e qytetarëve, kontrollin e dokumentacionit, kontrollin në terren dhe më pas pagesën e subvencioneve.

FLORENT BAJRAMI – Shoqata “Për Tetovën”

Në Programin për vitin 2026 janë paraparë 6.5 milion denarë për inverterë dhe 1.25 milion den për biçikleta, por fatkeqësisht në Buxhet këto mjete nuk janë të transferuara në mënyrë eksplicite, por në mënyrë të përgjithshme për R10 se bëhet fjalë për 1.5 milion, me rebalancin do të bëhen 2 milion, mirëpo ne nuk kemi informacione të sakat se cfarë saktësisht do të subvencionohet me këto mjete për efikasitet energjetik, besoj se Komuna e Tetovës do të na informojë në pyetjen e radhës që do t`u parashtrojmë.

Programet vjetore si listë dëshirash! Kjo është një ndër gjetjet e kësaj shoqate, ku bëhet thirrje për sinkronizim të programeve dhe Buxhetit.

Advertisement

FLORENT BAJRAMI – Shoqata “Për Tetovën”

Absolutisht, ndoshta kjo është një prej atyre mjeteve dhe metodologjive ku IFES tenton ta bart deri tek Komunat që të kenë llogaridhënie kur ka premtime gjatë programeve të cilat i përpilojnë në departamentet e tyre dhe pastaj i transferojnë në Buxhet. Dmth, jo të themi se kemi Program me vlerë 300 milion ndërsa buxhetin e kemi 30 – 40 milion. Do të thotë gjithmonë të ketë një sinkronizim ndërmjet programeve dhe Buxhetit që të mund të jenë sa më të realizueshëm edhe vet Programet edhe vet Buxheti, njëkohësisht edhe Komuna me këtë do të tregojë seriozitet se u përmbahet premtimeve të dhëna.

Ndërkohë më 26 Tetor, Komuna e Tetovës ka formuar Sektorin për Mbrojtje të Ambientit Jetësor dhe Energjetikë. Udhëheqës i sektorit është emëruar Memet Jonuzi, sic u tha, për të forcuar kapacitetet institucionale në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, këtë vendim e bëri publike në seancën e 20-të e Këshillit të Komunës së Tetovës.  

BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës

Advertisement

“Kemi themeluar një sektor të ri, që detyrën kryesore do ta ketë vitin e ardhshëm, të përpilojë programe, një ndër ta është dhe për mbrojtjen e Ambientit Jetësor, ku sigurisht besoj se do të parashihen mjete edhe për subvencionimin e inverterëve edhe për format tjera të ruajtjes së Ambientit Jetësor”

Këtë vit nuk kemi paraparë mjete për efikasitetin energjetik, do të shohim në Buxhetin e vitit 2027. Kështu është përgjigjur kreu I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në pyetjen e Tv Koha, lidhur me subvencionimin e programeve nga Mjedisi Jetësor.

Ai tha se pret që mandati i dytë të jetë më i suksesshëm se mandati i parë, sepse siç tha, në mandatin e parë e gjeti Komunën në shumë borxhe dhe në përmbarues. Ndërsa tani, Kasami thotë se me këtë dinamikë, pret që deri në janar të vitit 2027 të del nga përmbaruesit, që sipas tij, do të ia mundësojë që të punojë më shumë në projektet që kanë të bëjnë me efiksitetin energjetik.

BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës

“Ne kemi patur një situatë të pakëndshme me subvencionimin e nxënësve. Në dy-tri raste kur kemi ardhur për t`ua paguar ato 100 eurot që ua premtuam nxënësve dhe që solli vendim Këshilli, fatkeqësisht mjetet janë marrë nga përmbaruesit. Ne sollëm vendim, bëmë ndryshimin e Buxhetit dhe siguruam mjete për t`ua paguar diku 6.000.000 denarë nxënësve nga 100 euro. Por, derisa ne nuk menaxhojmë veçmas dhe të vetëm me Buxhetin, të kota janë ato që do t`i kalojmë në Këshill dhe nuk do t`i realizojmë pagesat, prandaj ne do të bëjmë një plan të tillë për vitin 2027 dhe kur do ta kemi në menaxhim të plotë Buxhetin, atëherë atë që do ta premtojmë do ta kemi më lehtë ta realizojmë”

Advertisement

Një tjetër masë në Programin e Mjedisit është subvencionimi i qytetarëve për blerjen e biçikletave, për të cilin ishin planifikuar 1.25 milionë denarë. Edhe këtu, megjithatë, të dhënat e monitorimit tregojnë një hendek mes planit dhe zbatimit.

Adhuruesit e biciklizmit që kontaktoi Tv Koha nuk janë të njoftuar për ndonjë Program Komunal për subvencionimin e bicikletave.

JUSUF BEJTULLAI – Biçiklist

‘’Ka pas raste individuale në Shkup, disa Komuna kanë dhënë ndihmë, sponsorisim. Tek ne, nuk ka shans, as që ka pas iniciativë qind për qind. Taman  puna, ato nuk na ndihmojnë me shtigje me lëvizje të përhapet biçiklizmi e jo të bëjnë financimin e biçikletave ‘’

 Shoqatat që monitorojnë programet vjetore të Komunave por edhe realizimin e tyre në terren, bëjnë thirrje që Komunat t`i sinkronizojnë programet dhe Buxhetet që të mund të jenë sa më të realizueshëm edhe vet Programet edhe vet Buxheti, njëkohësisht, sipas tyre, edhe Komuna me këtë do të tregojë seriozitet se u përmbahet premtimeve të dhëna qofshin ato elektorale por edhe me programet vjetore./Tv Koha/

Advertisement

 

Monitorimi i realizimit të premtimeve zgjedhore dhe i masave të pushtetit lokal është aktivitet në kuadër të projektit zviceran „Programi për Mbështetjen e Zgjedhjeve“, i zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES). Përmbajtja dhe opinionet e shprehura në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i qëndrimeve të Qeverisë së Zvicrës dhe të Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES).

 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat