Connect with us

Lajme nga vendi

Mbi 4 milionë denarë për ngjarjet kulturore në Tetovë

Published

on

Nga Komuna e Tetovës thonë se në këtë territor veprojnë shumë sho­qata të qytetarëve, qëllimi themelor i të cilave është kultivimi i vlerave kulturore, ndërsa komuna e Tetovës do t’i mbështet përkrahjet e tyre për organizimin e llojeve të ndryshme të aktiviteteve

Komuna e Tetovës ka ndarë mbi 4 milionë denarë në fushën e kulturës për vitin 2023. Me këtë rast, aktivitetet e komunës këtë vit do të jenë të orientuara në drejtikm të inicimit, nxitjes për një qytet të begatuar në aspektin e kulturës. Nga komuna e Tetovës thonë se edhe këtë vit do të organizohet vera kulturore e Tetovës. Vera e Kulturës Tetovare paraqet festival gjithëpërfshirës artistik dhe kulturor, i cili planifikohet tanimë për të shtatin vit me radhë që organizohet në Komunën e Tetovës. “Në sheshin ‘Iliria’, në Qendrën për Kulturë dhe në lokacione tjera kyçe të rëndësisë kulturore në qytet organizohen manifestime nga sfera e muzikës, artit pamor, poezisë dhe artit dramatik. Ky eveniment kulturor përfshin artistë dhe grupe nga të gjitha grupmoshat dhe etnitetet duke paraqitur kështu një laramani vlerash të mirëfillta artistike. Vera e Kulturës tetovare 2023 do të konceptohet sipas moduleve si vijon”, theksojnë nga komuna e Tetovës.

Kësisoj, planifikohet themelimi i manifestimeve të reja kulturore artistike që në të ardhmen ata të jenë edhe tradicionale. ”Është paraparë shënimi i ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishëm, shënimi i jubileve të piktorëve dhe krijuesve më me renome nga Tetova, kultivimi i kulturës, traditës dhe dokeve të bashkësive, përkrahje të piktorëve me renome për prezantim jashtë Tetovës dhe bashkëpunim ndërkombëtar në planin kulturor, sidomos me qytetet e vëllazëruara dhe me qytetet miq të Tetovës” thonë nga komuna e Tetovës për Gazetën Koha. Ndër manifestimet më të veçanta do të jenë, dita e komunës së Tetovës, kultura inkluzive, java e trashëgimisë kulturore, ndërsa në prill pritet të zhvillohet evenimenti “Tetova lexon” dhe kështu me radhë. Pritet të ketë edhe organizime tjera për nder të mërgimtarëve.

Nga Komuna e Tetovës thonë se në këtë territor veprojnë shumë sho­qata të qytetarëve, qëllimi themelor i të cilave është kultivimi i vlerave kulturore, ndërsa komuna e Tetovës do t’i mbështet përkrahjet e tyre për organizimin e llojeve të ndryshme të aktiviteteve. “Gjithashtu do të bëjmë presion të fuqishëm për shpërndarje të drejtë e të barabartë të mjeteve për art e kulturë nga Ministria e Kulturës drejtë komunave dhe për një trajtim adekuat të Komunës së Tetovës si dhe transferimin e më shumë mjeteve financiare për manifestimet kulturore. Në programin e aktiviteteve të komunës së Tetovës në fushën e kulturës janë paraparë një numër i madh aktivitetesh me realizimin e të cilave pritet një rilindje e kulturës në Tetovë”, thonë nga komuna e Tetovës .Krahas kësaj, poashtu nga kjo komunë bëjnë të ditur se do të ketë edhe manifestime gjatë muajit nëntor dhe dhjetor. Programi për kulturë është miratuar gjatë seancës së fundit të këshillit të Komunës së Tetovës. TV KOHA

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat