Lajme nga vendi
Filloi pagesa e rrogave për puntorët e Ndërmarrjes Publike Komunale
-
Pakënaqësia e Puntorëve të Njësisë Kanalizimi dhe Ujësjellësi në kuadër të Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë që shpërtheu fundjavën e kaluar ka qenë për shkak të problemeve teknike dhe janë shkaktuar vonesa në pagesën e rrogave. Kështu thonë nga Ndërmarrja Publike Komunale prej nga sqarojnë se pasi ka filluar me punë trezori, pagesat kanë filluar të realizohen. Bëhet fjalë për puntorët që kanë qenë me kontratë në vepër.Krahas kësaj, probleme janë shkaktuar edhe për shkak të skadimit të mos azhurimit të të dhënave të puntorëve në llogaritë bankare.Mungesa e dhënies në kohë të rrogave nuk është problem I tanishëm.Ky probem është ndër vite. Ndërmarrja që nga viti 2001 e këndej i ka këto probleme, thonë nga Ndërmarrja Publike Komunale.Puntorët e Ndërmarrjes Publike Komunale janë ata që kujdesen për pastërtinë në qytet, për mirëmbajtjen e higjienës komunale, për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit e kështu me rradhë, pavarësisht së bëhet fjalë për temperatura të larta apo të ulta. Prandaj edhe duhet që të paguhen në mënyrë meritore.Ndryshe, tashmë komuna e Tetovës ka sjellur vendim për ndarjen e Ndërmarrjes Publike Komunale në dy ndërmarrje tjera. Themelimi i dy ndërmarrjeve tjera pritet që t`u jep fund problemeve që e karrakterizojnë këtë ndërmarrje nëpër vite.TV KOHA
Lajme nga vendi
Tërhiqen mbi 20 mijë denarë nga llogaria bankare e një 23-vjeçari në Gostivar përmes transaksioneve të paautorizuara
Më 11.02.2026, rreth orës 10:30, në DPB Gostivar, 23-vjeçari S.B. nga Gostivari ka paraqitur kallëzim se nga llogaria e tij bankare janë realizuar katër transaksione të paautorizuara. Sipas tij, përmes pagesave online janë tërhequr gjithsej 20.736 denarë, pa dijeninë dhe pëlqimin e tij.
“Më 11.02.2026, në orën 10:30, në DPB Gostivar, personi S.B.(23) nga Gostivari ka denoncuar gjithsej 20.736 denarë për pagesa përmes internetit, të cilat ai nuk i ka kryer. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajme nga vendi
MICKOSKI NUK E JEP FATMIR LIMANIN – BESA MBAN KUVENDIN QENDROR!
Kryeministri Mickoski ka rikujtuar partnerin qeveritar të VLEN-it, Bilall Kasamin, se si Kryeministër është kompetent për zgjidhjet kadrovike në Qeveri.
Kjo deklaratë e Mickoskit vjen pasi Kasami deklaroi se në përgatitje e sipër është ndërrimi I mundshëm I Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani, për shkak të pakënaqësisë nga puna e tij në ekzekutiv.
Përplasja Kasami – Limani kulminoi pas zgjedhjeve lokale ku Ministri ishte kandidat për Kryebashkiak të Kërçovës, por i humbi zgjedhjet.
“Unë jam i kënaqur me punën e Fatmir Limanit dhe mendoj se është një vlerë e shtuar në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj. Unë jam mandatuesi I Qeverisë dhe unë e përpiloj qeverinë, nëse dikush këtë e ka harruar, ja ia rikujtoj”
Gjatë një aktiviteti në Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, nuk ka komentuar këto zhvillime duke pohuar se në mbrëmje mblidhen organet partiake për të marrë vendime.
““Atë çka pata mbrëmë ta them në emision, e thash. Sot jemi për promovimin e këtij shërbimi. Në mbrëmje do të kemi vendim të Kryesisë ku ne do të flasim për veprimet tona, apo për atë që e thash, llogaridhënien e funksionarëve tanë në qeveri”
Lëvizja Besa përmes një komunikate ka njoftuar se sonte me fillim në ora 19.00 mban mbledhjen e Kuvendit Qendror të partisë. Mbledhja do të mbahet në selinë partiake në Tetovë.
Lajme nga vendi
Jep dorëheqje kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjitikë, Marko Bislimovski, sot ka dhënë dorëheqje, raporton Deutsche Welle. Bislimoski këtë mëngjes me një letër e ka informuar kryetarin e Kuvendit se tërhiqet nga funksioni në të cilin ishte zgjedhur për herë të parë në qershor 2018.
Në dorëheqje, Bislimoski nuk jep arsyet për tërheqjen. As ai, as bashkëpunëtorët e tij nuk duan ta komentojnë vendimin. Mandati i dytë pesëvjeçar i Bislimoskut do të përfundonte në qershor të vitit 2028.

