Lajme nga vendi
Në Kodër të Diellit më ftohtë -2 gradë, më shumë shi në Tetovë
Në mëngjesin e sotëm temperaturë prej -2 gradë është matur në Kodër të Dielli. Pasojnë me -1 Llazaropole, 0 në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, 1 në Berovë, 2 Kriva Pallankë dhe Pretor, 3 Prilep dhe Ohër, 4 Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, Tetovë dhe Dibër, 5 Manastir, Gjevgjeli, Vinicë, 6 Kumanovë, Dojran dhe 8 gradë në Demir Kapi dhe Shtip.
Më së shumti reshje shiu për 24 orët e fundit deri në orën 7 është regjistruar në Tetovë, 8 litra për m2, pastaj 7 Hanet e Mavrovës, 5 Kodër të Diellit, Krushevë, 4 Pozharanë, Pretor, Dibër, 3 Shkup-Zajçev Rid dhe 2 litra për m2 Llazaropole.
Në Kodër të Diellit në orën 7 shtresa e borës ka qenë 6 centimetra, 3 centimetra në Krushevë dhe 1 centimetër në Llazaropole dhe Hanet e Mavrovës.
Moti sot është kryesisht me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës për shkak të depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë me erë të fortë veriore, reshjet do të kalojnë në borë në vendet më të larta, sidomos në pjesët perëndimore. Në zonat malore do të krijohet shtresë e re bore, ndërsa në shtresë më të vogël edhe në disa vende më të larta. Temperatura maksimale do të ljetë në interval nga 6 deri në 12 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila në mbrëmje do të përforcohet dhe do ta ndryshojë drejtimin në atë verior. Temperatura maksimale do të arrijë në 9 gradë.
Lajme nga vendi
“QYTETI I SIGURTË” SË SHPEJTI VJEN NË OHËR DHE STRUGË
Në Ohër dhe Strugë, është planifikuar të instalohen gjithsej 40 kamera trafiku, të cilat do të jenë pjesë e sistemit modern të mbikëqyrjes “Qytet i Sigurt”, i destinuar për zbulimin e shkeljeve dhe rritjen e disiplinës në trafik. Sipas njoftimeve, sistemi duhet të fillojë të funksionojë para fillimit të sezonit turistik veror, shkruan OhridNet.
Aktualisht, katër kamera janë instaluar fizikisht në seksionin e autostradës Ohër-Kërçovë, në seksionet midis fshatrave Gorenci dhe Trebenishtë, si dhe Botun dhe Novo Selo. Edhe pse pajisjet janë instaluar, ato ende nuk kryejnë sanksione, pasi janë në fazën e inspektimit teknik dhe testimit, i cili tashmë është përfunduar.
Policia e trafikut të Ohrit thekson se futja e këtij sistemi synon të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e sigurisë rrugore, duke zvogëluar shkeljet e rregullave të trafikut, aksidentet dhe pasojat për pjesëmarrësit në trafik.
Lajme nga vendi
,,Agjenda reformuese dhe rruga evropiane: Qeveria prezantoi progresin para ambasadorëve të BE-së”
Në kuadër të brifingut të dedikuar monitorimit të progresit në zbatimin e Agjendës Reformuese, i cili u mbajt në Qeveri dhe ku morën pjesë anëtarë të Qeverisë, ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, u bë një pasqyrë e detajuar e rezultateve të deritanishme dhe prioriteteve të ardhshme në fushat kyçe reformuese.
Në këtë ngjarje, fjalim mbajti edhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, e cila u ndal në aktivitetet dhe rezultatet e Ministrisë në fushën e tranzicionit të drejtë, integrimit të tregut dhe avancimit të politikave energjetike në përputhje me standardet evropiane.
Ministrja informoi se strukturat drejtuese të parashikuara me Udhërrëfyesin për Tranzicion të Drejtë janë plotësisht funksionale dhe se është miratuar me sukses Plani Vjetor i Zbatimit për vitin 2026, i harmonizuar me dokumentet strategjike dhe prioritetet investuese të Qeverisë.
Theks i veçantë iu kushtua miratimit të Ligjit të ri për Energjetikë, me të cilin shteti bëri një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të plotë me Paketën për Integrimin e Energjisë Elektrike të Komunitetit të Energjisë, si dhe progresit në përgatitjen e akteve nënligjore nga ana e SHA MEPSO
Në fjalimin e saj, ministrja theksoi gjithashtu gatishmërinë institucionale të operatorëve për zbatimin praktik të mekanizmave evropianë të tregut, si dhe njohjen ndërkombëtare përmes anëtarësimit në Italian Working Border Table.
Në aspektin e dimensionit social, u theksua se Ministria zbaton në mënyrë aktive masa për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm, me një metodologji të miratuar për matjen e varfërisë energjetike dhe me mbështetje të siguruar për mijëra familje.
Gjithashtu, ministrja informoi për miratimin e Planit Trevjeçar për rinovimin e objekteve të Qeverisë Qendrore. Rezultatet e arritura, siç u theksua, përbëjnë një dëshmi të qartë të përkushtimit të institucioneve ndaj një tranzicioni të suksesshëm energjetik, integrimit të tregut dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në interes të qytetarëve dhe ekonomisë.
Siç paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski, do të mbahen rregullisht cikle takimesh, përkatësisht brifingje, me përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që janë rezidente në vendin tonë, me qëllim informimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë mbi hapat e ndërmarrë në zbatimin e Agjendës Reformuese.
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale do të vazhdojë me zbatimin e përgjegjshëm dhe transparent të reformave, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim sigurimin e një sistemi energjetik të sigurt, modern dhe të drejtë.
Lajme nga vendi
Sali: Duket se Ministria e Drejtësisë s’është e gatshme ta respektojë Kushtetutën! VLEN mbështet kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali tha se Ligji për Provimin e Jurisprudencës që është aktiv që nga muaji janar i vitit 2020, ka defekt pasi nuk e precizon se në cilën gjuhë duhet të jepet provimi. Sali tha se mbështesin kërkesën e studentëve shqiptarë të juridikut, që provimi të mund të realizohet edhe në gjuhën shqipe.
“Këtë defekt do të mundohemi që ne tash ta përmirësojmë apo ta precizojmë, për arsye se Ministria e Drejtësisë siç nuk është e gatshme të respektojë Kushtetutën e vendit, e cila nënkupton gjithçka që gjithçka që është mbi 20 për qind e popullsisë në vendin tonë duhet të respektohet gjuha amtare, që nënkupton që gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare dhe është e drejtë e çdo juristi apo të diplomuari që provimin e jurisprudencës ta japë në gjuhën amtare të tij, në gjuhën shqipe. Këtu duhet ta përsëris edhe njëherë qëndrimin e VLEN-it se jemi pro kësaj kërkese”, deklaroi Sali.

