Connect with us

Lajme nga vendi

Bytyqi: Ta kuptojmë nevojën e rikualifikimit, disa vende pune prej para 30 vitesh nuk ekzistojnë më

Published

on

Ata që konsiderojnë se vendi ynë ofron kushte më të mira jetese do ta gjejnë rrugën, ashtu si bashkëqytetarët tanë që besojnë se mund të gjejnë një jetë më cilësore në Evropën Perëndimore, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me importin e fuqisë punëtore në vend.

Sipas tij, zgjidhjet afatgjata, megjithatë, kërkohen tek qytetarët tanë, të cilët duhet ta kuptojnë domosdoshmërinë e rikualifikimit dhe aftësimit shtesë, sepse disa vende pune prej para 30 viteve më parë nuk ekzistojnë më. Duhet ndjekur trendi, ndërsa Qeveria, theksoi zëvendëskryeministri, krijon mundësi dhe nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë që dikush ta mbajë mbi kurriz.

Siç theksoi Bytyqi, çështjet si importi i fuqisë punëtore duhet të hapen dhe të diskutohen. Është më mirë të jesh i përgatitur nga situata të tilla, thekson ai.

“Kam thënë se zgjidhjet afatgjate i kërkojmë te qytetarët tanë. Duhet të kuptojmë se të mësuarit gjatë gjithë jetës nuk është vetëm në letër dhe fjalë, por ne duhet të rikualifikohemi për të vazhduar me vendet e punës që po hapen. Ofron mundësi ligjore, eliminimin e procedurave burokratike, krijon mundësi që secili të gjejë vendin e tij. Ndërsa ne flasim, sektori privat po i gjen zgjidhjet vetvetiu”, deklaroi Bytyqi para prezantimit të 10 startap-eve të mbështetura nga akseleratori i UCM-së.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ndërron jetë në vendin e punës një punonjës në komunën e Strugës

Published

on

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në ambientet e Komunës së Strugës, ku Zllatko Bogdanovski, 53 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak gjatë orarit të punës.

Sipas raportimit të “Struga Ekspres”, ekipet e emergjencës kanë mbërritur me shpejtësi dhe kanë ndërhyrë menjëherë për t’i ofruar ndihmën mjekësore. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, Bogdanovski nuk ka arritur të mbijetojë.

Institucionet lokale kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit, ndërsa pritet që detaje të tjera rreth rrethanave të ngjarjes të bëhen të ditura në vijim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia

Published

on

Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se të premten, do të shpërthehen granata në rajonin e Gjorçe Petrovit. Nga MPB sigurojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 (e premte) në ora 07:00 në rrethin e Qendrës Policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen granata, për të cilat sipas analizës së ekspertëve është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë Qendrës Policore. Granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat