Lajme nga rajoni
Erdogan: Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të vëllezërve të saj në Ballkan
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se edhe pas 28 majit do të vazhdojë të mbrojë trashëgiminë që i ka lënë amanet i ndjeri Alija Izetbegoviq, presidenti i parë i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), transmeton Anadolu (AA).
Ai tha se Türkiye qëndroi në krah të vëllezërve të saj gjatë fatkeqësisë së përmbytjeve në BeH dhe tërmetit në Shqipëri.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, presidenti Erdoğan tha: “Sado që ta falënderojmë Zotin është e pakët që kemi një atdhe si Türkiye dhe një shtëpi si Türkiye. Türkiye gjatë historisë ka qenë shtëpi sigurie dhe mirëqenie për çdo vëlla që ka rënë në telashe si çerkezët, tatarët, gagauzët, shqiptarët, pomakët, boshnjakët, turkmenët, mesketët, uzbekët dhe ujgurët”.
Duke theksuar se nuk e lanë asnjë nga vëllezërit e tyre të vetmuar nga Rumelia (Ballkani) deri në Kaukaz me moton “Ne jemi aty kudo që kemi një qytetar, një farefis”, Erdoğan tha se me kalimin e kohës, Türkiye ka lidhje më të forta me vendet e saj vëllazërore dhe mike, me të cilat ka një histori, kulturë, gjuhë dhe fe të përbashkët.
Presidenti Erdoğan tha se ata i forcuan më tej lidhjet me Republikat Turke duke krijuar Organizatën e Shteteve Turke. “Ne së bashku me Azerbajxhanin e çliruam Karabakun pas 30 vjet pushtimi”, tha ai.
Duke thënë se me TIKA-n dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Fondacioneve ringjallën trashëgiminë stërgjyshore, Erdoğan në postimin e tij tha: “Me YTB, Institutin Yunus Emre dhe Fondacionin Maarif, ne mbrojtëm gjuhën tonë, historinë dhe vlerat e civilizimit tonë. Ne forcuam lidhjet tona njerëzore dhe tregtare me Turkish Airlines, Anadolu Agency dhe TRT. Ne u shkuam në ndihmë vëllezërve në kohë të vështira me Gjysmëhënën e Kuqe, AFAD dhe organizatat joqeveritare”.
“Kur ndodhën përmbytjet në Bosnjë e Hercegovinë dhe tërmeti në Shqipëri, ne ishim të parët që qëndruam pranë vëllezërve tanë. Si rezultat i këtyre punëve, të cilat i vazhdojmë prej 21 vitesh, ne kemi çliruar zemrat e pasardhësve të çliruesve (Evlad-ı Fatihan) pas një shekulli mall. Shpresojmë që pas 28 majit të vazhdojmë të mbrojmë amanetin e të ndjerit Alija (Izetbegoviq)”, tha Erdoğan.
Lajme nga rajoni
“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…
Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse të njëjtën përgjigje pasi këta të fundit e refuzojnë.
Rama publikon në rrjetet sociale pjesë nga mbledhja e tyre para kryeministrisë dhe shkatërrimi i karrigeve, sikurse ka bërë edhe sot ku shihen disa persona duke zhvendosur “stolat” e betonit që kreu i qeverisë kishte nxjerrë para zyrës së tij.
Rama sërish i ka ironizuar duke i quajtur në thonjëza pedagogë, ndërsa në fund të fjalisë ka vendosur imazhin e një klouni.
“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama.
Lajme nga rajoni
E fundit! Marrin flakë zyrat e Top Channel në Air Albania! Anullohen të gjitha emisionet, thuhet se ka ndodhur një
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, digjen studiot dhe ndërpriten transmetimet! Reagon Ledion Liço: Jemi të shokuar
Një zjarr i papritur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të enjteje, 22 tetor 2026, ambientet e Top Albania Radio, duke shkaktuar dëme materiale në studio dhe duke ndërprerë programacionin e zakonshëm të radios. Si pasojë e incidentit, emisioni i njohur i mëngjesit “Wake Up” nuk është transmetuar.
Sipas informacioneve të publikuara në media, flakët janë përhapur në ambientet e regjisë dhe në disa studio të Top Albania Radio, duke dëmtuar infrastrukturën e përdorur për realizimin e programeve.
Situata e krijuar ka bërë të pamundur zhvillimin normal të transmetimeve të mëngjesit, ndërsa stafi është detyruar të ndërpresë aktivitetin e zakonshëm.
Menjëherë pas ngjarjes, Top Channel ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke informuar publikun se emisioni “Wake Up” nuk do të transmetohej gjatë ditës së sotme.
Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni ‘Wake Up’ nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”**, thuhet në njoftimin e publikuar nga Top Channel.
Lajme nga rajoni
Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, rrahje mes deputetëve (VIDEO)
Ndërkohë që Niko Peleshi po e kalonte me shpejtësi rendin e ditës, vijoi konfrontimi fizik mes deputetëve.
Flamur Noka i Partisë Demokratike po u merrte kartonët kolegëve të Partisë Socialiste, kur nisi konfrontimi fizik në mes të sallës.
Fidel Kreka i PD-së me Ervin Hoxhën e PS-së ishin iniciatorët.
Pasi Sali Berisha qetësoi demokratët dhe u kërkoi të ktheheshin te foltorja, Kuvendi vijoi me votimin e ligjeve mes tensioneve.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

