Connect with us

Lajme nga vendi

Nora Taravari me një urim ndryshe për ditën e 8 Marsit

Published

on

Bashkëshortja e Arben Taravarit, kandidatit për president në Maqedoninë e Veriut, Nora Taravari uron gratë për festën e 8 Marsit.
Më poshtë keni urimin e Nora Taravarit:
Para disa ditësh, fola në tubimin promotiv të kandidatit për President të VLEN-it, Arben Taravari që është im shoq.

Fjalimi im ishte risi për mua, por rezultoi të ishte edhe një surprizë e madhe sepse pas atij fjalimi kam marrë me dhjetëra e qindra urime.

 Ju falënderoj të gjithëve dhe sot gjej datën 8 Mars për ta bërë këtë gjë dhe bashkë me të edhe një urim:
Dua të uroj gratë: ato që gjithë kohës janë në punë dhe ato që lajnë e gatuajnë gjithë ditën, ato që rrisin fëmijë e në disa raste edhe burrat e tyre, ato që guxojnë dhe ato që sapo kanë dështuar, ato që janë të reja dhe plot ëndërra dhe ato që nuk shohin të ardhme, ato që emri u dëgjohet dhe u duartrokitet dhe ato që nuk kanë emër por njihen vetëm si gratë e dikujt, ato që rrethohen nga burra fisnikë…dhe ato që janë në presion të tmerrshëm të dhunës, ato që sot po buzëqeshin dhe ato që janë tradhëtuar dhe nuk besojnë dot më, ato që sapo kanë sjellë në jetë një krijesë dhe ato që janë në sekondat e fundit të shpresës…JU JENI TË GJITHA ARSYE MREKULLIE PËR DIKË, DIKU NË KËTË BOTË NDAJ SIDO DHE KUDO QË JENI…NDRIÇONI!

Me dashuri
Një nga Ju por krenare që jam si Ju
Nora

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat