Lajme nga vendi
Kompania e biznesmenit shqiptar do ta furnizoj Maqedoninë e Veriut me gaz natyror
“Sole 24” një kompani që shet kryesisht energji elektrike në tregun e lirë në Maqedoninë e Veriut, është furnizuesi i fundit kur SH.A. “ESM” (Centralet Elektrike të Maqedonisë) e zgjodhi për blerjen e gazit natyror për dy termocentralet në Shkup, përcjell portali Faktor.
Furnizuesi, i cili përndryshe është në pronësi të një biznesmeni nga Shqipëria, do të zëvendësojë kompaninë bullgare “Greystone”, e cila deri tani kishte bërë furnizimin me gaz natyror.
Kompania “Sole 24” duhet të sigurojë gaz nga 1600 deri në 2600 megavat orë me çmim prej 28.55 euro për megavat orë. Çmimi është dukshëm më i ulët krahasuar me muajt e kaluar, kur arrinte mbi 50 euro.
Pikërisht për këto arsye Komisioni Rregullativ për Energjetikë ka njoftuar se në mënyrë të jashtëzakonshme për 35 për qind po e zvogëlon koston e ngrohjes për të gjithë shfrytëzuesit e biznesit në Qytetin e Shkupit, si dhe për institucionet publike, shkollat dhe kopshtet, më së shumti për shkak të rënies së çmimeve në bursat botërore.
“Sole 24” ka marrë licencën për tregtimin e gazit natyror në vitin 2022 dhe më 29 janar të këtij viti. Tina Manoleva, vajza e zëvendësministres së Shëndetësisë si një inxhiniere e re e elektroteknikës është emëruar drejtore e kësaj kompanie për tregtimin e energjisë elektrike në Maqedoni, e cila në të njëjtën kohë shet rregullisht sasi të mëdha të energjisë elektrike tek ESM.(INA)
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

