Connect with us

Lajme nga vendi

Grkovska: Proceduara për blerjen e 45 automjeteve të cilat qeveria do t’i blejë me lizing është e ligjshme

Published

on

Procedura për shpalljen publike të Qeverisë për blerjen e 45 automjeteve lizing është efikase dhe e ligjshme, tha zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë Slavica Grkovska, duke përsëritur konkluzionin e Komisionit Kundër Korrupsionit se procedura është e ligjshme, si dhe mendimin e ekspertëve të ekonomisë të cilët konsiderojnë se “është mënyra më e mirë dhe më efikase”.

“Nga KSHPK-ja e mëparshme ka pasur reagime, por pasi kemi marrë të gjithë rastin, konkluzioni i KSHPK-së në atë kohë ishte se e gjithë procedura ishte në përputhje me ligjin dhe kjo thjesht nuk na vë në pozitë për të filluar. çdo procedurë të mëtejshme”, tha Grkovska.

Në lidhje me iniciativën e KSHPK-së deri te Qeveria që të ngrit përgjegjësi ndaj drejtorit të Fondit për Inovacione për shkak të dhënien e fondeve Drin Ahmetit, Grkovska tha se nuk e ka marrë dhe se nuk e ka parë përshkrimin.

Advertisement

Lajme nga vendi

REAGOJNË STUDENTËT: KANË PUNUAR NË GJERMANI DO TË PAGUAJNË NË MAQEDONI?!

Published

on

Studentët që kanë qëndruar dhe punuar më shumë se gjashtë muaj në Gjermani dhe kanë përfituar kthim të tatimit, mund të përballen me detyrime shtesë tatimore në Maqedoninë e Veriut. Kjo ka shkakuar revolt dhe reagime nga studentët.

Në vend të përmirësimit të standardit studentor dhe zgjerimit të beneficioneve për studentët, ata që kanë vendosur të fitojnë të ardhura shtesë përmes programit “Work and Travel”, më së shpeshti në Gjermani, kanë marrë njoftime nga Drejtoria e të Ardhurave Publike me detyrim për të paguar tatim mbi të ardhurat e realizuara.

Sipas informacioneve të publikuara nga organizata studentore, studentët janë thirrur të paraqesin deklaratë elektronike tatimore dhe të deklarojnë të ardhurat e realizuara jashtë vendit.

Bëhet fjalë për të ardhura që tashmë kanë kaluar tatimin në Gjermani, ndërsa kërkohet edhe pagesë shtesë e tatimit për mjetet e marra si kthim i tatimit të mbajtur, të cilat janë transferuar në llogari valutore në vend.

Kuvendet studentore vlerësojnë se ky vendim është i papranueshëm. dhe bëjnë thirrje për respektimin e plotë të marrëveshjes bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Advertisement

Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftoi se studentët nuk janë “në shënjestër” dhe se nuk po vendosen detyrime të reja tatimore, por po zbatohen ligjet ekzistuese.

Institucioni thekson se qëllimi është vendosja e rendit dhe zbatimi i barabartë i rregullave tatimore për të gjithë qytetarët.

Studentët që kanë punuar jashtë vendit duhet të deklarojnë të ardhurat, por nuk do të ketë tatim të dyfishtë. Sipas marrëveshjes me Gjermaninë, tatimi për punë afatshkurtër nën 183 ditë paguhet në Maqedoninë e Veriut.

Nga DAP theksojnë se masat janë të orientuara drejt deklarimit vullnetar, dhe jo ndëshkimit.

Për rikujtim, tatimi mbi të ardhurat në Gjermani është rreth 16%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut norma është 10% (efektivisht 11.11% në përllogaritjen bruto).

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

RRITJA E ÇMIMIT TË BUKËS – QYTETARËT TË REVOLTUAR!

Published

on

Gjevreku 32 denarë, byreku prej 80 deri 120 denarë, buka prej 450 gram e cila shitej për 35 denarë, tani shitet për 40 denarë.

Një pjesë e bukëpjekësve në Shtip, Koçanë, por edhe në Prilep dhe Manastir, kanë paralajmëruar se nga sot do të rrisin çmimin e bukës.

Nga Industria e furrave të bukës pranë Odës Ekonomike thonë se nuk kanë ndikim në rritjen e cmimeve dhe se vendimi është në duart e bukëpjekësve, por thonë se janë rritur harxhimet e prodhimit të bukës dhe se çmimet duhet të rriten për 10%.

Jo, nuk është shaka e 1 Prillit. Paralajmërohet shtrenjtimi i cmimit të bukës. Në disa rajone të vendit tashmë buka shitet me çmim të ri. Kohëve të fundit janë shtrenjtuar vezët, vaji dhe produkte të mishit, kurse cmimet e produkteve bujqësore nëpër tregje shënojnë rekorde. Si ka për t`u reflektuar kjo në buxhetet familjare? A janë pagat të mjaftueshme për të përballuar presionin e rritjes së çmimeve?

“Le të rritet, buka kam boll, shyqyr Allahut”

Advertisement

“Për buxhetin familjar është prish krejt.

-A mund t`ia dilni me një rrogë?

Jo hiç. A në doktor, a ku? Çdo çmim është rritur, edhe të shkosh ta punosh tokën, nafta ka hip”

“Nuk është në rregull. Sipas standardit tonë, kjo nuk është në rregull. Rritja nuk është vetëm tek buka, çdo artikull tashmë e ka kaluar kufirin”

“Rritja e çmimit të bukës do të thotë krizë, katastrofë.

Advertisement

Me një rrogë, me cilën rrogë, të Maqedonisë? Një javë nuk del, për një familje flas. Individët mund t`ia dalin”

Nga ana tjetër Qeveria zotohet se do ta analizojë cmimin e bukës dhe do të ndërmarrë masa nëse ka nevojë për rritje reale, në të kundërtën do të dënohen bukëpjekësit që në mënyrë joreale kanë rritur cmimin e bukës.

“Në terren është Inspektorati i Tregut, 30 ekipe po ndjekin situatën. Gjatë ditës do të kem takim për këtë temë. Do t`i shohim pasojat dhe nëse ka nevojë për këtë rritje të cmimeve. Nëse ka nevojë do të ndërmarrim masa, kurse nëse s`ka nevojë atëherë kundër atyre që sillen në mënyrë devijuese do të shqiptohen gjoba”

Më herët janë rritur edhe çmimet e vajit dhe vezëve, ndërsa sipas reagimeve të qytetarëve, në rritje janë edhe çmimet e perimeve në tregje, veçanërisht të specave dhe domateve.

Ky trend i rritjes së çmimeve po ushtron presion shtesë mbi buxhetet familjare.

Advertisement

Sipas të dhënave të fundit të Sindikatës, shporta minimale e konsumit është rritur për më shumë se 2.000 denarë në tre muaj.

Ndërkohë, paga minimale është rritur për 1.600 denarë, por mbetet e paqartë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të përballuar rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

PROTESTA E 7 ME RADHË KUNDËR TATIMIT RETROAKTIV

Published

on

Është hera e 7 me rradhë që po protestojnë por zëri i tyre nuk po dëgjohet. Andaj këtë të mërkurë qytetarët e prekur nga ligji për tatim retroaktiv marshuan nga qendra e qytetit të Tetovës drejt Gjykatës themelore, nga ku përcollën disa porosi me rëndësi.

Ata thonë se shteti duhet të merr parasysh kërkesat e tyre dhe të ndalojë menjëherë tatimin retroaktiv që sipas tyre është i paligjshëm meqë thonë se i kanë kaluar më shumë se 183 ditë jashtë shtetit, gjë që i liron nga pagesa e tatimit.

Sipas tyre, çdo qytetarë që ka punuar në shtetet e lindjes por edhe të tjerë, duhet të paguajnë së paku nga 50 mijë euro tatim, para që më nuk i kanë meqë i kanë investuar në shkollim dhe mbajtje të familjeve.

Së fundmi, përveç të hyrave shteti ka filluar që të tatimoj edhe dëmshpërblimet që disa kanë marr, gjë që sipas tyre është e ndaluar edhe me ligje ndërkombëtare. Protestuesit gjithashtu u bënë thirrje edhe studentëve që kanë punuar njëkohësisht që kanë studiuar, e që tani kanë filluar që shteti t’i tatimoj, të i bashkëngjiten protestës së tyre që thonë se nuk do të ndalet deri sa zëri i tyre të ndëgjohet dhe shteti të merr masa. Protesta të njëjta vazhdojnë të mbahen edhe në qytetin e Kumanovës ku qytetarët që punuan jashtë vendit përballen me të njëjtin proble.

Continue Reading

Më të lexuarat