Connect with us

Lajme nga vendi

Sela: Me vendimin e Gjykatës u ndërprenë qëllimet dashakeqe, secili ka të drejtë ta ankimojë vendimin

Published

on

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit sot përmes një konference për shtyp ka hedhur dyshime për krim të organizuar në sjelljen e vendimit nga ana e Gjykatës së Tetovës e cila ka vendosur në favor të kërkesës së Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës që Sela të jetë kryetar i partisë.

Ndërkohë Ziadin Sela, poashtu në një konferencë për media tha se se ky ishte një vendim i shumëpritur. Sipas tij ajo që ndodhi dje, ndërpreu qëllimet dashakeqe, të cilët sipas tij, kishin për qëllim ta rrënuar këtë strukturë politike.

“Secili ka të drejtë ta ankimojë vendimin, por në vendim thuhet se hyn në fuqi kërkesa e Kongresit që Ziadin Sela të përfaqësojë partinë. Pra nuk bëhet fjalë për mosmarrëveshje mes meje dhe Taravarit, por për vendimin e Kongresit, që është dokumentuar me dokumente dhe nënshkrime. Tani e drejta e tij është të ankojë vendimin e Gjykatës. Ai duhet të ishte i kujdesshëm jo vetëm tani që të mos e keqpërdorë vulën e partisë dhe nënshkrimin e tij,  kur ende kishte vendim Kongresi. Ai nuk i shfaqi, për fat të keq qëndrimet e tij as në Kongresin e partisë dhe në Komitetin qendror, por siç duket nga deklaratat që japin, ai është pjesë e hallkës kundër ASh-së që në qershor 2023”, tha Sela.

Lajme nga vendi

Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është shpallur Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme për vitin shkollor 2026–2027.

Konkursi parashikon mbi 25.000 vende të lira në të gjitha 109 shkollat e mesme publike në vend, prej të cilave më shumë se 17.000 janë në arsimin profesional, rreth 6.000 në gjimnaze dhe 570 në arsimin artistik.

Aplikimi i nxënësve do të bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit Uslugi.gov.mk, me hyrje të veçantë për nxënësit përmes llogarive të tyre në schools.mk, pas së cilës dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në shkolla.

Në afatin e qershorit për regjistrim ka dy periudha aplikimi, e para nga 12 deri më 15 qershor dhe e dyta më 23 qershor. Ndërsa në afatin e gushtit ka një periudhë aplikimi, e cila do të realizohet më 20 gusht.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KA  STUDENTI SHËNON 25 VJETORIN E THEMELIMIT

Published

on

Klubi Atletikës STUDENTI  Tetovë,i themeluar në Maj të vitit  2001,  këtë vit shënon  jubileun 25 vjet  anëtare  e  Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut.  Gjatë kësaj  periudhe   25 vjeçare  ky  klub  ishte  simbol i atletikës në Tetovë   dhe jo vetëm . Gjatë 25 viteve  përkundër vështirësive dhe sakrificave  të  shumta ka arritur  suksese  që na  bënë të jemi krenar  për punën dhe rezultate e arritura si në garat vendore  ashtu edhe në ato ndërkombëtare.  Falë sakrificës dhe punës  së pa lodhshme   të kryetarit prof Bexhet Toçi dhe iniciatorit  për themelimin e  këtij klubi sekretarit Shaban  Sinani   pa  mos  e  harruar edhe kryetarin e parë Ajdin Nuredinin, mund të krenohemi se kemi pasur pjesëmarrës në Lojnat  Olimpike për të rinj në Argjentinë, 5 garues  tanë kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku të Azerbajxhanit, pjesëmarrës  nga  f garat e shumta ndërkombëtare, ndërsa si klub gjithmonë, kemi  qenë në mesin e më të mirëve  në Maqedoninë e Veriut. Në pa mundësi që të përmenden të gjithë ata  të cilët kanë mbrojtur ngjyrat e këtij klubit, të gjithë ata të cilët  e kanë përkrahur  mund  t’ju  them FALIMINDERIT për kontributin e dhënë.

Klubi i Atletikës Studenti vazhdon rrugëtimin e vetë të sukseseve  edhe më tej me  shpresë  së  gjithmonë  do ju bëjmë krenarë  me rezultatet e arritura .

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN sulmon BDI-në: “Vazhdojnë me manipulime, Korridoret 8 dhe 10 do të realizohen”

Published

on

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar për, siç thuhet, vazhdimësi të manipulimeve dhe propagandës në skenën politike.

Në reagimin nga VLEN theksojnë se “vetëm BDI dhe klika e saj mbeten të mbyllura në matricën e gënjeshtrave dhe manipulimeve”, duke shtuar se dalja publike më 1 prill, sipas tyre, ishte një konfirmim i kësaj qasjeje.

VLEN kritikoi edhe përfshirjen e Bajram Rexhepit në sulmet ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të pabazë për të diskredituar, siç thonë ata, një nga kryetarët më të suksesshëm të komunave shqiptare.

Sipas VLEN BDI nuk ka kredibilitet për të folur për Bashkimin Evropian, duke e akuzuar për devijim të rrugës evropiane gjatë viteve të qeverisjes përmes korrupsionit, kapjes së shtetit dhe vendimeve të diskutueshme politike.

Sa i përket projekteve infrastrukturore, VLEN thekson se kritikat e BDI-së për Korridoret 8 dhe 10 nuk mund të merren seriozisht, duke shtuar se këto projekte janë strategjike dhe do të realizohen pavarësisht, siç thuhet, “zhurmës politike”.

Advertisement

“Punimet në Korridorin 8 po zhvillohen dhe progresi është i dukshëm në të gjitha segmentet. Qytetarët e Strugës mund të jenë të bindur se projekti do të përfundojë me sukses”, thuhet në reagim e VLEN-it, transmeton Zhurnal.mk.

Continue Reading

Më të lexuarat