Lajme nga bota
Çmimet e banesave në Europë bien për herë të parë në 10 vjet
Çmimet e banesave në Europë, ranë për herë të parë në një dekadë, pasi rritja në tregjet e pronave të disa vendeve lindore dhe jugore, u maskua nga rëniet në shumë shtete veriore të BE-së.
Çmimet e pronave rezidenciale, ranë 0.3 % në BE në vitin 2023 dhe 1.1 % në Eurozonë, sipas të dhënave nga Eurostat.
Tregu i banesave në Gjermani, ishte një nga më të goditurit, me rënie 8.4 % në bazë vjetore, i dyti vetëm pas Luksemburgut, me rënie 9.1 %. Ai u pasua nga Finlanda, me 5.6 % dhe Suedia me 5.3 %.
Megjithatë, çmimet u rritën në disa vende, duke përfshirë Kroacinë, Bullgarinë, Lituaninë, Poloninë dhe Portugalinë, ku u rritën midis 8 dhe 12 %.
Rritja më e fortë ekonomike në vendet e Europës Jugore dhe Lindore, në vitet e fundit, kishte ndihmuar që tregjet e tyre të banesave, të vazhdonin të rriteshin, ndërsa vendet kryesore, si Gjermania dhe Franca vuajtën nga stanjacioni ose një rritje e dobët.
Ricardo Amaro nga Oxford Economics, tha se “dinamika e ofertës”, mund të ndihmojë për të shpjeguar performancën e mirë të tregjeve të banesave të disa vendeve, veçanërisht në Europën Jugore “ku ndërtimet e reja, kanë qenë të dobëta”.
Kroacia ka pasur një fluks investimesh, që nga fillimi i përdorimit të Euros në janar 2023. Tregu i banesave në Portugali, është rritur nga stimujt e taksave, për blerësit e shtëpive të dyta dhe oferta e “vizave të arta” për të huajt e pasur, që blejnë prona.
Tregu i banesave në Poloni, po “përfitonte si nga rritja e fortë ekonomike, ashtu edhe nga rritja, e dy uljeve të normave të interesit vitin e kaluar”, tha Carsten Brzeski, kreu global i kërkimit makro në bankën holandeze ING.
Çmimet e shtëpive, kishin rënë më shumë në disa vende, si Gjermania pasi fitimet e mëdha, i lanë ato të duken të mbivlerësuara, krahasuar me qiratë ose të ardhurat e familjeve, tha Andreë Kenningham nga Capital Economics.
“Në të kundërt, në disa ekonomi të Eurozonës jugore, si Spanja ato ende ishin mjaft të ulëta dhe nuk ishin rimëkëmbur plotësisht nga ndryshimet e mëdha të tregut të banesave, gjatë krizës globale financiare dhe krizës së Eurozonës”, tha ai.
Disa vende, si Italia apo Finlanda kanë çmime të banesave në nivele të ngjashme, me ato të një dekade më parë, ndërsa të tjera si Polonia, Portugalia dhe Lituania, kanë dëshmuar më shumë se dyfishim të çmimeve të pronave të banimit.
Eurostat nuk përfshiu të dhënat e Greqisë. Por, tregu i banesave në Greqi, ka qenë një nga më të fuqishmit në rajon, sipas të dhënave nga Banka e Greqisë, e cila kohët e fundit tregoi, se çmimet e pronave të banimit u rritën 13.4 % vitin e kaluar.
Ndryshimet e kohëve të fundit, në tregun e banesave të Eurozonës, ka qenë shumë më pak i rëndë se sa u prit fillimisht, pavarësisht nga rritja e çmimeve pothuajse 50 %, në dekadën pas fillimit të krizës së borxhit sovran të rajonit në 2012.
Në bazë tremujore, çmimet e BE-së ranë 0.3 % në tre muajt e fundit të 2023, krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe çmimet e Eurozonës ranë me 0.7 %.
Çmimet arritën kulmin në tremujorin e tretë të 2022, menjëherë pasi Banka Qendrore Europiane, filloi të rrisë normat e interesit në përgjigje të rritjes më të madhe të inflacionit.
Kritikët e BQE-së, fajësuan politikën e pashtrënguar deri në vitin 2022, për fryrjen e çmimeve të aktiveve, veçanërisht pronave, gjatë dekadës së fundit. Por, që kur banka qendrore, filloi të rrisë normën e saj standarde të depozitave, për të arritur një nivel rekord prej 4 % vitin e kaluar, çmimet e banesave në Eurozonë, kanë rënë vetëm 2.9 %.
Ka shenja se çmimet e banesave, po rikuperoheshin në Gjermani në fillim të këtij viti, pasi huadhënësit e vendit, ulën normat e hipotekave, ndërsa ndërmjetësi Interhyp, tha se janari ishte muaji më i ngarkuar ndonjëherë për kërkesat e klientëve./abcnews.al
Lajme nga bota
Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një shkëmbim të ri të madh të të burgosurve
Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një tjetër shkëmbim të madh të të burgosurve, ndërsa zyrtarët e të dyja palëve po punojnë për finalizimin e listave të personave që mund të lirohen, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, transmeton Anadolu.
“Po përgatitemi për një shkëmbim tjetër mjaft të madh; listat po finalizohen”, tha Lantratova për Tass.
Shkëmbimi i fundit i madh i të burgosurve u zhvillua më 19 gusht, kur Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 103 ushtarakë, pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Shkëmbimet e të burgosurve kanë mbetur një nga fushat e pakta të bashkëpunimit praktik mes Moskës dhe Kievit gjatë konfliktit të armatosur që filloi në vitin 2022.
Lajme nga bota
Tragjëdi në Pakistan: Zjarr në maternitet, humbin jetën 14 foshnje të posalindura
Të paktën 14 të porsalindur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në repartin e maternitetit të një spitali në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.
Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se zjarri tashmë është vënë nën kontroll dhe të lënduarit janë dërguar në repartin e kujdesit intensiv.
Zjarri ka shpërthyer në katin e tretë të repartit të nënës dhe fëmijës në spitalin PIMS, një nga spitalet kryesore shtetërore të qytetit.
Kryeministri Shehbaz Sharif ka shprehur “pikëllim të thellë” dhe ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm.
Është ngritur një komision për të hartuar një raport brenda 24 orëve.
Lajme nga bota
Trump paralajmëron “luftë ekonomike” ndaj Iranit: Kush e ndihmon, do të përballet me pasoja
Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi një „luftë ekonomike“ dhe izolim të Iranit në përmasa të paprecedenta, në kushtet e ngecjes së negociatave me Teheranin. Njëkohësisht, ai paralajmëroi se edhe vendet që do t’i ofrojnë mbështetje ekonomike Iranit do të përballen me pasoja të rënda ekonomike.
“Askush nuk i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit mundësi më të madhe se unë për të arritur një marrëveshje”, shkroi Trump në platformën e tij „Truth Social“, duke shtuar se Teherani “nuk e shfrytëzoi atë”.
“Prandaj, sot po shpall OPERACIONIN EKONOMIK MË TË ASHPËR që është ndërmarrë ndonjëherë kundër cilitdo shtet”, shkroi presidenti amerikan. Trump shtoi se bëhet fjalë për “luftë ekonomike dhe izolim në përmasa të paprecedenta”.
Ai paralajmëroi se vendet, institucionet financiare, kompanitë, aeroportet apo strukturat shtetërore të të cilave do t’i ofrojnë “çfarëdo lloj ndihme shpëtimi Iranit”, do të përballen edhe vetë me “pasoja të mëdha ekonomike”.
Njoftimi paraqet një forcim të mëtejshëm të presionit amerikan ndaj Teheranit, në kushtet e ngecjes së vazhdueshme të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje.
Mediat iraniane sot nuk shfaqin shqetësim të madh lidhur me kërcënimet e Trumpit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për vazhdimësi të politikës amerikane të presionit ndaj Teheranit, raportoi DPA.
Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” në “Telegram” vlerësoi se deklaratat e fundit të Trumpit janë pjesë e „luftës psikologjike dhe fushatës propagandistike“ së zakonshme, duke kujtuar se presidenti amerikan edhe në të kaluarën ka paralajmëruar rënien e Iranit dhe masa me përmasa historike.
Agjencia iraniane „Tasnim“ vlerësoi se mesazhi i Trumpit “nuk përbën ndonjë zhvillim të ri”, pasi SHBA-ja prej vitesh përpiqet të bllokojë lidhjet financiare dhe ekonomike me Iranin.
Megjithatë, Irani “ka mësuar se si t’i anashkalojë këto kufizime dhe është bërë shumë i aftë në këtë drejtim”, raportoi “Tasnim” në “Telegram”.
-
Lajme nga vendi1 month agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

