Lajme nga rajoni
Rrëzohet teleferiku në Antalia gjatë natës, 1 i vdekur dhe 184 të persona të bllokuar në ajër

Një person humbi jetën, shtatë mbetën të lënduar dhe 184 të bllokuar në ajër, si pasojë e shembjes së teleferikut në Antalia të Turqisë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në një zonë turistike të Antalias. Ekipet shpëtuese po punojnë pa ndërprerje për të shpëtuar 184 personat që kanë mbetur të bllokuar në ajër.
“Ekipet tona të specializuara janë këtu. Dashtë Zoti, ne do t’i shpëtojmë të gjithë brenda një kohe të shkurtër,” tha kryebashkiaku i Antalians, Muhtin Bocek.
Tragjedia me teleferikun ndodhi kur një nga kabinat e sistemit të teleferikut Sarisu-Tunektepe u përplas dhe ra në një zonë shkëmbore ndërsa një nga shtyllat kryesore të teleferikut u shemb, tha ministri i Brendshëm turk Ali Erlikaya.
Lajme nga rajoni
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka nisur fluturimet direkte për në Xheda të Arabisë Saudite

Lajme nga rajoni
Kurti flet për unitet, bashkëpunim dhe vizion gjatë takimit me profesionistët dhe sipërmarrësit shqiptarë në SHBA

Kryeministri në detyrë , Albin Kurti, është pritur në një takim të veçantë nga përfaqësues dhe anëtarë të Rrjetit të Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë në Amerikë (APEN), gjatë vizitës së tij në New York.
Në një atmosferë bashkëbisedimi me anëtarët e APEN, Kurti shprehu mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e këtij rrjeti në ndërlidhjen e profesionistëve shqiptarë në diasporë.
“Në biznes, teknologji, drejtësi, mjekësi, akademi apo art, ju çoni përpara një traditë të përsosmërisë dhe qëndrueshmërisë që përcakton se kush jemi ne si popull,” tha ai, duke shtuar se “diaspora jonë nuk është vetëm një komunitet jashtë vendit, por një forcë lëvizëse për inovacion, rritje dhe progres në të dy anët e Atlantikut.”
Kurti gjithashtu prezantoi “Dritaren për Investimet e Diasporës”, që është pjesë e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, si një instrument për të nxitur investimet nga jashtë dhe për të krijuar ura bashkëpunimi ndërbreznore dhe ndërprofesionale.
Në përmbyllje të fjalimit të tij, kryeministri theksoi rëndësinë e unitetit dhe mbështetjes së ndërsjellë brenda komunitetit shqiptar kudo në botë.
Në këtë ngjarje, krahas kryeministrit Kurti, morën pjesë edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka.
APEN është një rrjet i themeluar në vitin 2007 nga të rinj shqiptaro-amerikanë në New York, me qëllim të avancimit të komunitetit shqiptar në SHBA dhe krijimit të platformave për bashkëpunim profesional.
Lajme nga rajoni
Noteres shqiptare i sekuestrohet pasuri e dyshimtë prej 3 milionë euro

Policia në Tiranë ka sekuestruar 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale.
Siç raportojnë mediat shqiptare, noterja 35-vjeçare, Sanja Telhallari, ka qenë përfituese e këtyre burimeve kriminale, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa Policia ka bërë të ditur se asetet e sekuestruara janë: 13 pasuri të paluajtshme dhe pesë llogari bankare.
Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje.
Derisa lidhur me rastin, hetimet dhe veprimet operacionale janë ende në vazhdim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.