Lajme nga vendi
“Taravari e ka gjithë koaliconin VLEN pas vetes” – Kasami: BDI në dilemë të qëndrojë ose jo mbrapa Bujarit

I ftuar në ClickPlus, Bilall Kasami tha se kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari ka mbështetjen e të gjithë koalicionit gjë që nuk e sheh te kundërkandidati Bujar Osmani.
Kasami tha se Bujar Osmani edhe kur u kandidua për president nuk ishte prezent, edhe tani në disa raste merr pjesë në tubime i vetëm lë të nënkuptoj se BDI është ende në dilema për kandidaturën e tij.
Tutje tha se sa i përket kampanjës se koalicionit VLEN, ka një entuziazëm të fuqishëm dhe njerëzit po e shprehin edhe me prezencë të tyre.
“Të dy kandidatët janë, ajo që shihet janë në kampanjë, në vizitë dhe promovim të programit të tyre presidenciale por ajo qe mund të vërehet që në fillim të kampanjës, shihet që kemi dy opsione, qasje të kampanjës. Kemi një të Arben Taravarit të cilin e përkrah koalicioni VLEN ku qëndron mbrapa gjithë koalicioni dhe kemi në anën tjetër Bujar Osmanin, që nga promovimi i tij që e bënë në mungesë të tij, dhe vazhdon, BDI sikur janë me dilema, të jenë me ka krejt mbrapa Bujar Osmanit apo nuk janë dhe kjo po vërehet. Diku është Aliu diku nuk është diku është dikush tjetër, diku është Bujari vetë”, tha Kasami.
Lajme nga vendi
39 persona të ndaluar për zjarrvënie, masa të reja për parandalim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga data 01.04.2025 deri më 18.08.2025, në lidhje me zjarret në hapësira të hapura janë ndaluar gjithsej 39 persona, ndërsa pas marrjes së masave janë paraqitur 25 kallëzime penale.
“Është konstatuar se shumica e zjarreve të ndodhura janë shkaktuar nga faktori njeri, për motive të ndryshme, dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rasteve dhe zbulimin e ndonjë ndërlidhjeje eventuale mes tyre”, thonë nga MPB.
Gjithashtu nga MPB informojnë se nga data 01.07.2025, kur është vendosur ndalesa për lëvizje në pyje, deri më 30.07.2025, pa leje të shkruar për lëvizje në pyje janë kapur 22 persona. Kundër tyre do të parashtrohen procedurat përkatëse sipas Ligjit për Pyje.
“Në drejtim të parandalimit të hershëm të zjarreve, shërbimet policore po përdorin dronë për të monitoruar brezat pyjorë në territorin e shtetit. Me zbatimin e këtyre masave operative është rritur efikasiteti në paralajmërimin e hershëm dhe lokalizimin e zjarreve të mundshme, si dhe në detektimin e shkaqeve apo shkaktarëve të tyre”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Ahmeti prezanton logon e Aleancës Kombëtare për Integrim: Kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimit europian

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka prezantuar logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim. Ahmeti shkruan se nevojitet bashkim mes të gjithë shqiptarëve. Sipas tij kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimi evropian.
“Me logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hyjmë të bashkuar në zgjedhjet e tetorit.
Jetojmë në kohë jo të lehta dhe ne shqiptarët respektohemi gjithnjë e më pak nga qeveria aktuale, e cila nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Por edhe pse kohët janë të vështira, ne në BDI nuk e harrojmë kurrë destinacionin europian ku duam të arrijmë. Sot nevojitet bashkim, më së pari mes gjithë shqiptarëve, që duhet të bëhen bashkë për njëri-tjetrin, por edhe mes të gjithë atyre që nuk dorëzohen lehtë dhe që besojnë se në vendin tonë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
E teksa bashkohemi, të mos harrojmë mësimet e së kaluarës së hidhur dhe ta mbajmë gjithmonë në mendje se e ardhmja jonë është integrimi në familjen e madhe europiane.
Kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimit europian.
Duart e bashkuara janë mesazhi ynë: vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”, ka shkruar Ahmeti.
Lajme nga vendi
IRM-ja me nismë deri te Gjykata Kushtetuese kundër faturave paushallë për rrymë elektrike

Shoqata e Inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë (IRM) ka paraqitur një nismë deri te Gjykata Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 31 nga Rregullat për furnizim me energji elektrike dhe rishikimin e pjesëve të nenit 185 nga Ligji i ri për energjetikë. Arsyeja, siç theksojnë nga IRM, është praktika e vazhdueshme e lëshimit të të ashtuquajturave “fatura paushallë për rrymë”, ndërkaq sipas tyre, që nga 29 maji 2025 ligji kërkon që faturat të bazohen ekskluzivisht në konsumin real të matur përmes leximit të matësve.
“Në faturat e EVN-së është vendosur një kolonë e titulluar “Metoda e leximit të matësit: O = Leximi; M = Gjendja e vlerësuar”, ku konsumatorëve u faturohet rryma bazuar në vlerësime dhe jo në konsumin real. Kjo përbën shkelje të ligjit, pasiguri ligjore dhe rrezik që qytetarët të shkëputen padrejtësisht nga rrjeti si debitorë. Me këtë veprim, është ndërmarrë një hap i fundit në përballje me arbitraritetin e EVN-së dhe nga Gjykata Kushtetuese kërkohet t’i japë fund praktikës së faturimit paushallë. Deri te opinioni dhe institucionet është vendosur link për tekstin e plotë të nismës”, theksohet në kumtesën e IRM-së.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve